
Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur sulmit të koordinuar të bashkëpuntorëve të Sali Berishës të cilët rrefuzojnë platformën e bashkimit të demokratëve.
Alibeaj thotë se është koha për vepra dhe jo për fjalë.
"Refuzimi i paralajmëruar i kërkesës së shumicës dërrmuese të Grupit Parlamentar për bashkim, vijimi me agjenden e parapërcaktuar si dhe mungesa e një reflektimi për situatën ku ndodhet sot PD është dëshmi e qartë e faktit se kujt grupim i interesojnë demokratët dhe kush priret të ndjekë verbazi udhëzimet e idhujve.
32 deputete te grupit parlamentar te PD jane jo vetem vota por dhe zeri i demokrateve qe sot me shume se kurre duan te ndalet procesi i percarjes dhe te nise bashkimi i vertete. Jo me fjale por me vepra konkrete, ne cdo qelize te partise dhe jo vetem ne zyrat e selise qendrore.
Deputetët e PD duhet ti shërbejnë vetëm interesit të demokratëve dhe interesi i tyre është bashkimi dhe forcimi i PD. Koha për të ndalur rrugën e përçarjes që i shërben vetëm Edi Ramës është tani. Koha për të treguar maturi dhe përgjegjshmëri ështe tani", shkruan Alibeaj./TemA/
ME TE LUMTE ALIBEAJ> JE POLITIKAN PERSEMBARI.Flake ate bablushin Sali Berisha ,fshatar nga Vicitoli,ne koshin e plehrave se i ka hikur koha.PD duhet te vendoset ne jeten politike aty ku e meriton POR jo mke sharlatane si Sali Berisha qe i ka hikur koha kur ai ishte autor i te keqijave per PD-n.