Reforma në Drejtësi, deputeti i PD: Po jep rezultate konkrete, po rikthehet shteti ligjor

16 Prill 2022, 14:25Politika TEMA

Reforma në Drejtësi, deputeti i PD: Po jep rezultate konkrete, po

Duke ndarë statusin e djeshëm të ambasadores Yuri Kim, deputeti i PD,  Dashnor Sula ka vlerësuar rezultatet e Reformës në Drejtësi. Sula shkuan se beson se se drejtësia ka nisur të rikthejë besimin.

Si ish-Prokuror ai ka inkurajuar ish-kolegët e mi me integritet moral dhe profesional, çdo hetues të BKH dhe çdo gjyqtar te GJKKO edhe më gjerë të vendosin para përgjegjësisë shkelësit e ligjit!

Ndonëse me hapa minimale, Reforma në Drejtësi ka filluar të jap rezultate konkrete, të rikthejë shtetin ligjor!

Partia Demokratike ka mbështetur dhe mbështet institucionet e drejtësisë në luftën pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar! Unë personalisht besoj se drejtësia ka nisur të rikthejë besimin. Si ish-Prokuror inkurajoj ish-kolegët e mi me integritet moral dhe profesional, çdo hetues të BKH dhe çdo gjyqtar te GJKKO edhe më gjerë të vendosin para përgjegjësisë shkelësit e ligjit! Unë personalisht për sa kohë kam qenë dhe do të jemë në parlament kam mbështetur e do të mbështes pa menduar dy herë çdo nismë ligjore për forcimin e organeve të drejtësisë. Të gjithë duhet ti mbajnë larg duart nga drejtësia! Të shmangen presionet ndaj organeve te pavarura!

1 Komente

  1. A
    AI

    Dash komunisti...ish shefi policise tatimore Tirane ne 2002.....ik o Dash se re njohim....shko kap nai lek

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje