Ish-negociatori i TAP, Bujar Leka: Po, është folur për transit fees. Nuk e di pse nuk e kemi marrë!

15 Prill 2022, 21:09Politika TEMA

 

Ish-negociatori i TAP, Bujar Leka: Po, është folur për transit

Ish-përfaqësuesi shqiptar në komunitetin e Energjetikës në Vjenë, në grupin negociator me TAP nga viti 2002 deri 2011, jep intervistë për herë të parë, për të treguar si u arrit marrëveshja TAP-Shqipëri.

Rudina Xhunga: Pse Shqipëria nuk merr transet fees?
Bujar Leka: Unë jam shkëputur nga puna në vitin 2013, por u spostova qysh ne vitin 2011 nga komisioni i negocimit i palës tonë me TAP dhe në atë kohë u futën të tjerë njerëz ne negociata. Pra kam qenë pjesë e komisionit të negocimit deri më 2011-ën.
Rudina Xhunga: Kjo është e çuditshme pasi të njëjtën gjë thotë edhe zoti Baholli, drejtues i EGL-së për Shqipërinë, i cili ka qenë gjatë procesit të implementimit të TAP-it dhe spostohet në momentin e negociatave. Kush i bëri negociatat?
Bujar Leka: Duhet të keni parasysh që natyrisht politika e bënte këtë punë.
Rudina Xhunga: Po negocimi nuk bëhet nga politika, thjesht firmoset.
Bujar Leka: Jo, jo. Negocimi është tekniko-ekonomik, natyrshëm dhe social, pasi edhe pjesa sociale është pjesë e negocimit. Por trupa është e gjithfarëllojshme në kuptimin që kur diskutohet për hyrjen e TAP-it, nga do hyjë TAP-i dhe nga do dali TAP-i, vjen edhe drejtoria e kufirit të ministrisë së Brendshme, si dhe drejtoria e Doganave dhe Tatimeve kur negociohet për elementet që ato kanë.
Mesa di unë, di që ishte konceptuar prej investitorit, një transit fees dhe një sasi parash që mund të arrinte në nivelin e 20 apo 30 milionë euro në vit.
Rudina Xhunga: Investitori , pra TAP-i ose aksionerët e TAP-it, ndërsa po negociohej për të mbyllur marrëveshjen me Shqipërinë kishin parashikuar në dijeninë tuaj 20 /30 milionë euro në vit.
Bujar Leka: Në mos gaboj për shifra, pasi nuk është se u fol konkretisht, por bëhej fjalë për pjesën e fees- së që i takonte tranzicionit të tubave, përsa i përket transitit të tubacionit që do kalonin në Shqipëri pasi ishin 201 kilometra ku do kalonte TAP. Në 570 kilometra që përfshinte TAP-i gjithsej, 8 kilometra ishin në territorin italian, pjesa tjetër e ujërave territoriale italiane, një pjesë që është ujëra neutrale ndërkombëtare, pjesa e Shqipërisë dhe pjesa tjetër nga deti deri në kufirin në Korçë është 201 kilometër. Gati-gati pjesa më e madhe është në Shqipëri nga 570 kilometra qe ka gjithë projekti i TAP-it.
Rudina Xhunga: Ndërkohë që pjesa më e madhe dhe më e rëndësishme kalon në Shqipëri dhe në dijeninë tuaj nuk ka shanse që kjo të ndodhë pa transit fees.
Bujar Leka: Më pas mund të jetë diskutuar në disa drejtime pasi unë nuk kam qenë pjesë e grupit negociator dhe nuk e di, por sipas asaj që unë mendoj se duhet të ndodhë, së pari pjesa e tranzitimit nganjëherë kthehet edhe në kontribut gazi. Shumë vende të tjera e kanë në këtë mënyrë.
Rudina Xhunga: Ne nuk përfitojmë as gaz pasi ne kërkuam zyrtarisht marrëveshjen e 2013-ës dhe 2017-ës dhe ministria e Energjetikës aktuale na i vuri në dispozicion dhe aty nuk figuron asgjëkund që ne të marrim gaz falas dhe as transit fees, vetëm ndikim në komunitet, ndikim lokal.
Bujar Leka: Ndoshta ndikimi lokal, por edhe kjo duhet parë tërësia e objekteve ose veprave që janë ndërtuar, si rrugë dytësore, ose ura nuk e di në çfarë ka kontribuar TAP AG-ja, kompania gjatë procesit të ndërtimit por nuk mund të them dot gjë për këtë.
Rudina Xhunga: Dua të sjell në vëmendje një intervistë e dhënë nga zëvendës ministri i kohës zoti Majlind Lazimi më 28 shkurt të 2012-ës, ku ai flet për 100 milionë euro në vit, të ardhura fiskale në vit. Pra në atë kohë para se të nënshkruhej marrëveshja e cila u nënshkrua në 2013-ën, kryenegociatori flet për 100 milionë euro për buxhetin e shtetit. Ai ka thënë me një parashikim optimist ne presim që përmes taksave të hyjnë në buxhetin e shteti 100 milionë euro në vit. Zoti Naskë Afezolli duke parë tregun e momentit thotë që , minimumi që do merrnim nga transit fees, është afro 100 milionë euro në vit. Dhe më del që ata përmendin shifra të ngjashme, vetëm se paratë nuk janë në buxhetin e shtetit.
Bujar Leka: Unë kam qenë deri në periudhën kur grupit të negocimit iu dorëzua drafti, madje kam edhe kopje të saj por është konfidenciale dhe nuk mund ta nxjerr. Marrëveshja ndërqeveritare që është, është marrëveshja e parë sepse siguron integritetin e projektit. Marrëveshja e parë që quhet IGA ose Intern Government Agreement, dhe pastaj është permit agreement ose leja dhe host agreement, që do të thotë marrëveshja e pritjes nga secili vend dhe flasim për fundin e vitit 2010 fillimi i 2011-ës, pastaj unë u spostova.
Rudina Xhunga: Çfarë do të thotë u spostova, sepse dua të kuptoj pse spostohen specialistët kur fillon të flitet për para?
Bujar Leka: Mesa duket kështu e gjykon politika.
Rudina Xhunga: kush ishte ministër në atë kohë?
Bujar Leka: Nuk e mbaj mend kush ka qenë ministër por ka qenë në mandatin e dytë e qeverisë Berisha dhe ministrinë e Energjetikës e mbulonte LSI-ja që nga Dritan Prifti, një periudhë ka qenë edhe vetë Meta, ishte i fundit Haxhinasto.
Rudina Xhunga: Në periudhën që bëhet marrëveshja ju nuk keni qenë pra.
Bujar Leka: Ishte ndoshta periudha, unë kisha goxha përvojë në këtë punë jo vetëm nga pozicioni që kisha por edhe si përvojë të krijuar nga tavolinat, diskutimet, debatet, qëndrimet dhe të tjera si këto brenda kuadrit të komunitetit të energjisë.
Rudina Xhunga: Çfarë ju thanë, largohuni, dilni në pension?
Bujar Leka: Jo në grupin e negocimit kështu ecën gjithmonë, ndryshon grupi i negocimit dhe mbaron filmi.
Rudina Xhunga: Kush ishte në grupin e negocimit?
Bujar Leka: Nuk e mbaj mend kush ishte pasi ishin fytyra të reja, ishin njerëz të rinj ndoshta dhe Lazimi mund ta dijë pasi ka qenë pjesë e grupit. Unë nuk e di!/dritare.net

 

 

21 Komente

  1. B
    Bisturia

    moj ti zonje e nderuar ose shkone e gjene keta te shkarkuarit,pse nuk shkone e interviston ministrat e kohes se atje fle lepuri.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mandravello

      E hengri Dritan Prifti... Do ja ngopin atij, me qe nuk thote dot -Jo. Shtrengo bythen Tani, atje ku je ...

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zana

        Ne se eshte e vertete kjo PD duhet t'i shpegoje popullit çfare ka ndodhur me qeverisjen e saj , se kjo ja kalon skandalit te ndodhur me inceneratoret.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rrofshin ppp

          Po moj zana ke te drejte Po kjo qeveri qe ka mandatin e trete nuk arrin te shohe qe per 10 vjet qe kjo qeveris i mungojne 100 milion cdo vit pra nje miliard gjithsej??? Apo kjo seshte e rendesishme???

          Përgjigjjuni
        2. d
          diana

          Ju lumte me kete emision me vlere.Publiku yne po meson me kete informacione qe japin specialistet per Tapin e gazit.C`far jan bere ne dem te shtetit...

          Përgjigjjuni
          1. g
            goliku

            I kam ndjekur te gjitha emisjonet te dritare. net ku flitet per TAP-in, kane fole intelektuale profesor, inxhinjere, drejtues ne organizma boterore deri ne Amerike qe jane mare me kete problem kaq madhor. Ne Shqiperi TAPI pershkon me tubacione gjigande 201 km dhe jo vetem qe vendi nuk merr asnje gram gaz por me kryesorja eshte vjedhja prej 100 miljon euro per tranzit qe asnjeri nga specialistet e nderuar nuk u prononsua kush i merr keto miljona..... Eshte e tmershme sidomos neglizhenca e SPAK..... Shoqeria civile dihet qe eshte e politizuar dhe nuk flet se ka hallin se mos dali emri i Sali non grates.... Disa thone qe TAPI ka ndertuar rruge dhe ura, po ka ndertuar apo restauruar por per qellimet e veta sepse tubat gjigande do transportoheshin etj. etj... KALOJNE 201 KL TUBACJON DHE TE MOS MARESH ASNJE QINDARKE NUK BESOHET POR KJO ESHTE VJEDHJE, KUSH I MERR KETO CDO VIT.....??? ZGJOU S P A K SE KY DO TE JETE ZBULIMI I SHEKULLIT, kapeni hajdutin...

            Përgjigjjuni
            1. P
              Papi

              Sipas tap gjatsia ne toke eshte 215 dhe jo 201 Meqe nuk flasin se del emri i berishes po kjo qeveri qe ka mandatin e trete cben??? Per mua tap i jep parate cdo vit sepse ndryshe mbyllen rrubinetat e gazit Mos u lodhni me pyt se kush i merr ne shqiperi ska per tu gjet Mbyllni rrubinetat e gazit ne bilisht dhe tap do nxjerr sa hap e mbyll syte kush i vjedh parate e shqiptareve

              Përgjigjjuni
            2. A
              Arber iliri

              Kjo është serioze.Unë mendoj se shuma të caktuara vazhdojnë të derdhen në llogari private,të gjithë negociatorët duhen pyetur,dikush merr 20 -30 milion euro në vit pa dyshim.Transit fee paguhet gjeni se kujt .Urgjent hapni çështjen penale,skandal i paparë.Sali,Rama,Gjiknuri,Meta,e të tjerë majtas e djathtas,20-30milion euro në vit janë shumë.Inceneratorët po duken lodër kalamajsh.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arber iliri

                Bujari qeka zagar dhe bastard.Futini në burg se aty fillojnë flasin këta plehra.Mos harroni 100 mil. çdo vit. .

                Përgjigjjuni
                1. f
                  fukaraji22

                  PO K/ministri perse nuk hap nje hetim per kete ceshtje qe dhe populli t'a duje te verteten ,,....???? Keta te gjithe jane ne nje canak , kur do t'i marri zoti ndonje here........

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    pjeter

                    Çez-in e sistemoi Saliu,Tapin Likja me menyren e tij,si ajo qe pame me ze e figure!!! "Gimi me tha: nga une ke 700"". Keta jo vetem qe duhen arrestuar,por edhe varur direkt atje tek bolet e kalit te Skenderbeut

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sam

                      Ky BL eshte per ne burg Bujar Leka: Ishte ndoshta periudha, unë kisha goxha përvojë në këtë punë jo vetëm nga pozicioni që kisha por edhe si përvojë të krijuar nga tavolinat, diskutimet, debatet, qëndrimet dhe të tjera si këto brenda kuadrit të komunitetit të energjisë. (Paska rezyme te mire per president) Bujar Leka: Nuk e mbaj mend kush ka qenë ministër (Sa keq me vjen e ka lene )kështu ecën gjithmonë Bujar Leka: Nuk e mbaj mend kush ishte pasi ishin fytyra të reja,( Fytyrat i mban ment jo emerat)

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Arian

                        Po ca burrash jeni ; nuk e di nuk e di.po fol mor ti nuk ju vjen turp

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          Hasan Spahiu.

                          E kuptoni ,o Rudina?Nuk ia mban torrovilja te flase me era."nuk e mbaj mend ,por lazimi mund ta dije".Ministrat e LSI ne sherbimi te Salise.Te ardhurat nga cifliku do te ndaheshin me njeri tjetrin.He ,mor ASPAK leviz,se do vdesin deshmitare papritur.Eh zemra e shkreta,punon,punon dhe ...FAP,ta jep...

                          Përgjigjjuni
                          1. k
                            katarakti

                            Deri vitin e kaluar Ukraina paguhej 2 miliardë euro në vit për kalimin e gazit rus në territorin e saj drejt Perëndimit! Ja si punojnë politikanët që e duan vendin e tyre.

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Komentator Politik

                              Po të sillemi mir me Bashkimin Sovjetik, do kemi mundesi te ham me lug floriri.

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                N

                                Bujari me përvojë jo profesionist ,me përvojë tavolinash inxh mekanik, Afezolli elektrik i bëri dëckën atëhere kur ishte ideator ,tani kërkon të ripunësohet në Atdhe ,do sakrifikoj tha se më vjen keq për vatanin, ai tjetri po kështu inxh mekanik e çoi deri tek duhej por u largua ,prit kur të dalin të tjerë si Bujari që nuk njeh ligjet themelore te gazeve ,punoi jo më pak se 9 vite në eliten negociatore dhe kur gazetarja e pyeste dhe ai përgjigjej dukej sikur u fliste si shef vartesve servilë jo mbarë një populli,dhe nuk dinte se gazin natyra ta dhuron në nëntokë gas dhe jo lëng ,por njeriu i gjen anën dhe për ta vënë në punë në tregun e shitjes e kthen në lëng ,e transporton si lëng duke kapërxyer oqeane e dete dhe për ta përdorur e kthen përsëri në gjëndje të gaste sepse pas komprimimit në tubacione futet në TEC -e ,Fabrika në tokë dhe rishpërndahet si çdo lëndë e gaste Këto janë proçeset retrogradë që mësohen në shkollë dhe aplikohen në praktikë Kështu bëhen dështime kur me këto lloj punësh merren të përkëdhelurit e partive dhe jo profesionistet e mirfilltë dhe të përgatitur .

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Taku

                                  Ponv Tirone,, Z. Rudina juve gazetaret keni ne dore " Armen me te forte" qe mund ti vendosni para pergjegjesive keta (kerrma) politikan , per vete faktin se ju eshte dhene mundesia, por nuk mjafton vetem te bisedoni me keta persona shum te rendesishem nepermjet Internetit,? Por te merrni me shume informacion dhe fakte gojarisht me keta njerez kaq te rendesishem!!! Ata ne distance mbajne shume rezerva....

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Taku

                                    Ponv Tirone,, Z. Rudina juve gazetaret keni ne dore " Armen me te forte" qe mund ti vendosni para pergjegjesive keta (kerrma) politikan , per vete faktin se ju eshte dhene mundesia, por nuk mjafton vetem te bisedoni me keta persona shum te rendesishem nepermjet Internetit,? Por te merrni me shume informacion dhe fakte gojarisht me keta njerez kaq te rendesishem!!! Ata ne distance mbajne shume rezerva....

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Pensionisti i Porcelanit

                                      Mos ma shani Bujar Leken se e kam pasur Kryetar te Komitetit Ekzekutiv te Rajonit Nr 1.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Mersini nga Kosova

                                        Ore Taku ore idiot a shiko ti qe Zj. Rudina Po ben interviste dhe nuk eshte neper mjet internetit po direkt.??? Zoteria po thote ato qe di dhe qe mund te thuhen e qe te kujtosh ti dhe shume si ti. Edhe ne Kosove ne e kuptojne cfare do te thote z. Leka, qe me sa degjova sqaroj cdo gje ne detaje. Tung.

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje