Jozefina Topalli: ‘Efekti Basha’ mund të zgjasë përtej këtij 10-vjeçari, krijoi modelin e politikanit që arrin majën pa asnjë meritë

15 Prill 2022, 18:46Politika TEMA

Jozefina Topalli: ‘Efekti Basha’ mund të zgjasë

Për Jozefina Topallin, dëmet që i ka shkaktuar Lulzim Basha Partisë Demokratike mund të kërkojnë kohë që të zhbëhen. Për emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, ish-kryeparlamentarja demokrate tha se pavarësisht largimit të Bashës nga drejtimi i PD, ai po vijon përpjekjet për ta dëmtuar opozitarizmin në vend.

“Unë po e lexoj atë që po ndodh. Kanë ndodhur shumë gjëra që nuk i prisnim. Është e vërtetë që Lulzim Basha ka ikur, por ai po përpiqet me goditjet e fundit për të demtuar edhe në ikjen e tij të djathtën shqiptare. Ai ka lënë një efekt që mund të zgjasë përtej këtij 10 vjeçari sepse ka krijuar modelin e një politikani që ngrihet në majë pa asnjë kontribut dhe asnjë betej.

Dhe mbi të gjitha pasurohet në mënyrë të qëllimshme në opozitë. Këto janë dy element që mund t’u krijojë të tjerëve përshtypjen e gabuar se në politikë mund të arrish shumë pa pasur kontribute” – tha ish numri dy i PD, Jozefina Topalli.

Ajo shtoi për “Kontrast” se Basha ka ende në mbështetje një pakicë të vogël që po përpiqet të mbetet në skenën politike përmes deklaratave mediatike dhe aksioneve të tjerë.

E pyetur për deklaratën e Gabriel Escobar për Sali Berishën, Topalli tha se në fakt e shkuara e demokratëve është Lulzim Basha.

“E kaluara për PD është djegie mandatesh, mos hyrje në zgjedhje dhe mos lejim vote. Sigurisht që pa një opozitë të fortë s’ka demokraci në botë. Për periudhën që jetojmë,  Sali Berisha është i vetmi që I kthjelloi demokratët dhe mund të arrijë bashkimin. Unë nuk them që Berisha është i përjetshëm, por për momentin është i duhuri aty” – tha Topalli për “Kontrast” në Report TV.

11 Komente

  1. 1
    1

    Interesant asnjeri nga keta nuk e ze ne goje Berishen.Luli nuk u ngrit vete,ate e ngriti Berisha qe ta perdorte per interesat e tij,packa se Luli me vone i detyruar i doli nga reshti.Thoi te gjitha te vertetat zonja dizenjatore

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tartufi

      Relikia e llumit komunist ,ka nje mbeshtetje mbeturinat e qytetit te veriut ,qe kur dalin per thirje per parti te reja me ne krye ,kete mbeturine , pjesa nga familija e saj nuk votojne per te . Bashipozuku Basha pas krie- bashipozukut Sali do te mbahet mend ,,,,, o mbeturina e qytetit te veriut ,,, Ai beri dhierjen me te madhe mbi Bashipozukerine komunisto- demokrate

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zhelesfina

        Kurse ti krijove"kape mor prej zhelesh"e vodhe e more prona sa te desh dafllaku

        Përgjigjjuni
        1. P
          PD e vertete

          Znj.Topalli demin me te madh PD ja ka shkatuar Sali Berisha dhe ndonje si puna jote qe lepihen pas tij.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lenci bira

            Dhe ti moj shkarravine nuk ke spikatur asgje ne politike per gjithe keto vite vetem se ke shkelqyer ne pozicionet e reja qe te takoi ti njohesh ne moshe madhore(gojore) Kete shkelqim e ke pasur dhe kur ishe e re por metodat ishin te vjetera Prandaj zhelefin ik se je nje portret qe nuk ta ngren dickun me

            Përgjigjjuni
            1. l
              loro

              Te kan marre nga rruga e nuk di cfare meritash ke ti ne pd ,pervec servilizmit ndaj kryetarit,

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sul Koburja

                Joni,merita jote e vetme në 25 vite politikë është Kapeni për zhelesh e nxirreni jashtë,moment kur mund të bëje diferencën por ti i lëpini bythën Saliut në një nga shfaqjet e tij më të turpshme në Parlament.Jozi historia nuk harron

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Balo

                  Pse,ti çfarë merite ke!? Që u thua njerëzve nëpër studio meritoni plumbin ballit si shoqja Naunka dikur!? Që bërtet në Parlament , "kapeni për zhelesh e qitjnje jashtë", deputetin, që imiton Berishën në çdo gjest, apo që kur dole parti më vete nuk t'a pordhi njeri me të votue në Shkodrën tënde!? Ti Jozefinë po ashtu ,si Basha, je shembulli i dikujt që kapi majat pa asnjë meritë,madje pa qenë as njeri!

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lugu gjat

                    Je sa injorante dhe e lige si te tille shumice ne krahine. Keqardhje per Shkodren e bukur qe Zoti ja ka dhene te gjitha. Keqardhje per Shkodranet e ndershem qe reja e zeze e kesaj shpure ka mbuluar.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Niku

                      Zhelefina, a je ne PD apo ne parti tjeter? Nuk te ndahet shpirti nga Sal demokratikasi! O kohe o moral!

                      Përgjigjjuni
                      1. 1
                        1991 -1997

                        Salih Berisha është mortaja për shqiptarët dhe ata që rrinë pranë bythës së tij janë pro serb- pan sllavist dhe fare pak shqiptar. Prandaj Jozhe - fina të ka mbuluar errësira dhe në sytë tuaj shohim vetëm karrierë. Ti nuk zgjedh midis çështjeve shtet, komb, dhe pavarësi e demokraci por ke zgjedh shantazh , fyerje dhe përkrahje të atyre që janë rreshtuar kundër dhe që po i qisin faqen e zezë Shqipërisë.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje