Degradimi i Foltores që tund raportin e DASH për ‘korrupsionin e qeverisë’, por mohon dhe shpalli komplot sorosian ‘korrupsionin e Berishës’

15 Prill 2022, 18:25Politika TEMA
Degradimi i Foltores që tund raportin e DASH për ‘korrupsionin e

 

Nga Adriatik Doçi

Sali Berisha dhe rrethi i tij, që përbëjnë të ashtuquajturën Foltore dhe i Grup Rithemelimit, kanë një qëndrim të dyfishtë sa i takon raporteve dhe konstatimeve të Departamentit Amerikan të Shtetit për zhvillimet në Shqipëri, prirjet e korrupsionit, shtetin ligjor etj. Foltorja i beson dhe po tund ditët e fundit raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për korrupsionin që dominon degët e qeverisjes. 

Por, në të njëjtën kohë, Foltorja e ka shpallur trillim, komplot sorosian, hakmarrje, sajesë e gatuar në Tiranë etj., qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku damkos Sali Berishën si i korruptuar. 

Përfshirja në korrupsion madhor është njëri nga tre motivet kryesore ku është bazuar vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur non grata Sali Berishën dhe familjen e tij, në 19 maj 2021. 

Për 11 muaj me radhë, Sali Berisha ka nisur një aksion kundër konstatimit të DASH se është një politikan i korruptuar, duke kërkuar prova, iniciuar një proces gjyqësor në Francë dhe sajuar një sagë me alibi, justifikime, teori konspirative, kundërakuza, sulme etj.

Nga ana tjetër, në 12 prill 2022, Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin e përvitshëm për të drejtat e njeriu në Shqipëri gjatë vitit 2021. Mes të tjerave, në raportin e DASH konstatoheshin “problemet me pavarësinë e gjyqësorit; kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucionet komunale”.

Një ditë më pas, pa kërkuar as prova dhe as fakte, përfaqësuesi i Grupit të Rithemelimit dhe Foltores së Sali Berishës, Flamur Noka, doli një konferencë për shtyp, duke deklaruar se Raporti i DASH ishte një skaner i situatës në Shqipëri.

“Qeveria e Edi Ramës përbën një rrezik real për të drejtat e qytetarëve shqiptarë përmes  korrupsionit masiv, presionit politik mbi drejtësinë dhe presionit ekonomik mbi median dhe blerjes së votës. 

Ky është rezultati pas skanerit që Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë situatës së të drejtave të njeriut në vend gjatë vitit elektoral 2021. Raporti i DASH vërteton më së miri të gjitha shqetësimet, denoncimet dhe akuzat e Partisë Demokratike dhe të opozitës”, tha Noka.

Ndërkaq, ditën e sotme, gazetarja e Report Tv, Daniela Maloku, e pyeti Sali Berishën se pse qytetarët duhet të besojnë raportin e DASH kur flet për korrupsionin e Ramës dhe jo kur flet për korrupsionin e Berishës.

“Thjeshtë një fakt një provë një dokument për të bërë të besueshëm çdo gjë, pa të është e pamundur që një njeri i civilizuar dhe i lirë të pranojë një gjë të tillë, nuk jam vetëm unë, por mendoj se çdo njeri nuk mund të pranojë”, tha Berisha.

Pra, Berisha kërkon prova për korrupsionin e tij, ndërsa për korrupsioni i qeverisë nuk ka nevojë të shoqërohet me prova.(Shqiptarja.com)

7 Komente

  1. v
    velo

    Vetem kafshet i shkojne mbrapa keti anti Amerikani te ndyre. O shpellare ky ja ka kaluar Enverit....

    Përgjigjjuni
    1. M
      Milo

      nuk behet me fjale se kush esht ky psikopat,esht koha te mendojme serjozisht si t'i heqim qafe:Saliun,Ilir Meten,Ramen pse jo te gjithe kasten politike bashk me lakenjt e tyre analist dhe teoricien te menyres se jeteses " tironse" qe na jane ngjitur si muti per kepuce dhe nuk na ndahen...do te doja qe kjo te ndodhte me mjete paqesore por kam frike se nuk na kan len asnje mundesi te tille.Ne 1990-91 u mjaftuam me veteterheqjen e komunisteve nga skena,na pelqeu qe kjo po ndodhte pa gjakderdhje te dukshme,dhe me naivitet i lam gjerat ne mes gjoja ne rrjedhen e tyre natyrale dhe pasojat e ketij revolucioni te len ne mes po i shofim perdite,si nismetar dhe pjesmares i atij revolucioni te paperfunduar ndjehem fajtor qe i besuam Sali Berishes te ardhmen tone,ka ardhur koha(bile jemi shum te vonuar) ti cojme gjerat ne deri ne fund,kesaj radhe pa meshire sepse ata na kan ven me shpatulla per muri dhe nuk kemi tjeter rrugdalje: sy per sy e dhemb per dhemb

      Përgjigjjuni
    2. T
      Turpe per gazetarin

      C' harxhoni kohe me Berrishen po ku iken jeta duke u mare me nje komuniste te korruptuar . Injorohen nese jeni gazetare te civilizuar ngelet pas bythes se Berrishes turpe

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Eh more lumadhi Sali,te ngeli Edi Rama ne goje. Nuk ke cfare te thuash tjeter por Ram,Sorosi. O Sali gomari! Ik sa nuk eshte vone,lere partine ndonje tjetri.

        Përgjigjjuni
        1. "
          "BOHOTINA"

          Ka nje problem te vockel PD. Ajo kur ka qene ne pushtet cdo gje e ka bere 1000 here me keq se PS.

          Përgjigjjuni
          1. q
            qeveria e zhytur ne llumin e deshtimit

            Degradimi me i madh eshte i qeverise Rama qe masturbohet me nje 'non grata' per Saliun nga DASH e mbyll sy e veshe per Sterrosjen qe DASH i ben qeverisjes deshtuar Rama.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bastriu

              Tash qi Brrrrrrisha zaptoi zyren prane selise qi i fali Arvizu thote:Ore budallenj ,une nuk largohem nga kjo bote pa patur nje karrike.E shikoni sa i gezuar qi ashte ne foto duke na thane shprehjen e kahereshme te tij "Toke e Xanun"!Ai tash qi ka realizue zaptimin e 30 m2 thot me vete :Ku je o jet.Nga ana tjeter kanarina" qe del e kendon çdo dite ,vete e krijuan kete qenie te poshter,vet e mesuan se si vidhet e vritet,vete e kane shpetuar per mese kater a pese here e sot na thone largojeni!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje