Platforma e Alibeajt për bashkimin e PD, reagon grupi i Berishës: Plan individual, duan ndasi dhe përçarje

15 Prill 2022, 16:57Politika TEMA

Platforma e Alibeajt për bashkimin e PD, reagon grupi i Berishës: Plan

Deputeti demokrat Luçiano Boçi, pjesë e Komisionit të Rithemelimit i është shprehur se platforma e kreut të grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj sjell vetëm ndasi dhe përçarje. Kjo sepse sipas tij, është një platformë individuale që nuk ka marrë miratimin e Kryesisë së Grupit Parlamentar e të vetë Grupit Parlamentar.

Ai thekson se bashkimi është një proces politik që duhet të vijë përmes votës së lirë që sipas tij ka nisur dhe do të jetë gjithëpërfshirës.

“Platformat individuale që nuk kanë miratimin e Kryesisë së Grupit Parlamentar e të vetë Grupit Parlamentar edhe sikur të pikuara nga qielli të jenë, sjellin vetëm dasi e përçarje.

Integriteti i Grupit Parlamentar, i dëshmuar në mbledhjen e tij, nuk mund të shpërdorohet e të keqpërdoret duke hedhur si konsum mediatik e publik, në formën e konspekteve, ato mendime të shkëputura që i shkojnë për shtat vetëm hartuesve të platformës. Bashkimi është një proces politik nëpërmjet votës së lirë që ka nisur e po vazhdon e do të jetë gjithëpërfshirës.

Respektimi i tij është akt bashkimi. Bashkimi nuk mund të bëhet as me platforma individuale e as me konspekte e nënvizime fjalësh pa kontekst, të shitura si kolegjiale, pa kaluar në asnjë vendimmarrje”, tha Boçi.

6 Komente

  1. q
    qytetar

    o zot !!!!!!!!!!!!! Ku po shkojme !!!!!!!!!!!!?????????? mjere ky vend !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. l
      lejlek

      Mire Enkelejdi nuk paska të drejtë.... edhe pse është kryetar grupi.Po Berisha që mban ligjërata para gazetarëve si ish i ishit të ishit 1990 ... kush është???!!! Kush e ka zgjedhur a autorizuar të japë direktiva e të marrë vendime.O zotërinj opozitarë po leni lini nam, jo vetëm para shqiptarëve, por edhe para botës.Falenderoni Saliun dhe të rrijë në shenjtërinë e tij larg radhëve të PD deri e sqarimin e situatës së tij personale.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tartufi

        Te bejne per te qeshur ,,, si gjithmone ,,,. Nje mendje normale kupton ky bashkim i llumit ,bhet llumi i madh sic ka qene ! Jo ndarje qe eshte e domozdoshme ,,,,,, por duhet te pastrohet mire dhe nga kjo pjese qe kundershton shpellarine komunist. Misioni nuk niset me sakate ,per tu sheruar semundjen e sakatllukut . Nuk te vjen fati gjithmone tek dera ,jane ditet me te mira per te shkulur qelbesiren ,se nga pas qendron ai : qe te mbeshtet kur i sherben si skllav dhe te hedh poshte se dikush tjeter ja ka kaluar skllavit sy sherbys duke u kthyer ne [ super- skllav ] Eshte koha e super- skllavit . Perfitoni nga mbeshtetija e [ super- skllavit ] per te pastruar skkllavin komunist qe i sherbeu perendimit pa dilema.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sul Koburja

          Saliu e din çfarë damke ka në ballë nuk i hiqet as në këtë botë as në tjetrën.Mjerë ata që i shkojnë pas.Nokën,palokën , etj i kuptoj pse i shkojnë pas më vjen keq për ata që nuk dinë të mendojnë apo janë rrafsh nga trutë e kokës.

          Përgjigjjuni
          1. K
            K

            Ky eshte mekanizmi i mallkimi me të cilin armiqtë kanë denuar kombin shqiptar.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Flu

              Sali Berisha nuk esht i zjedhur

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje