Ia dhuroi Erdogani! Revolveri i Edi Ramës do të vendoset në muzeun e Kryeministrisë

10 Korrik 2026, 10:55Politika TEMA
Ia dhuroi Erdogani! Revolveri i Edi Ramës do të vendoset në

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan zgjodhi një dhuratë të pazakontë për liderët e NATO-s në përfundim të samitit në Ankara: nga një revolver të personalizuar me emrin e secilit prej tyre.

Mes atyre që morën dhuratën ishte edhe kryeministri Edi Rama. A2CNN mëson se revolveri i dhuruar nga Presidenti Erdogan do të vendoset në muzeun e dhuratave që ndodhet në Kryeministri.

Bëhet fjalë për revolverin e prodhimit turk Sarsılmaz SR 38, një armë me tambur me kapacitet gjashtë fishekë, e aftë të përdorë municion 357 Magnum dhe 38 Special.

Revolveri ka mekanizëm me veprim të dyfishtë dhe është ndërtuar prej çeliku të farkëtuar.

4 Komente

  1. H
    Holy justice

    Erdogan ua dha qe te vrasin veten?!

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      "Revolveri ka mekanizëm me veprim të dyfishtë"???me të vërtetë? nuk është SA(singel action)një veprimsh??do ishte revolveri i parë gjysëm automatik!!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sovrani

        Koncepti i kësaj dhurate për të gjithë ishte: Vritni veten me këtë!!

        Përgjigjjuni
        1. Q
          QROBT

          Po pse ne muzeum, ne kete kohe te Qorrave i duhet ta mbaje me vehte. Mbase e ben te sigurohet se eshte brenda ligjit kur pellet Saliu ne parlament

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje