Drejtuesi i Departamentit të Mjekësisë në PD, Ilir Alimehmeti u shpreh se në fushatën e fundit pa nga afër ajo që do të thotë reformë zgjedhore e gabuar, ku nuk ekziston më demokracia e drejtpërdrejtë.
Alimehmeti theksoi se nuk ishte zhgënjim në aspektin personal, pasi ka marrë mbi 18 mijë vota, por problemi është se mjeshtrat e sistemit zgjedhor zhgënjyen votuesit. Sipas Alimehmetit, tani nuk ka më deputet zone, por deputetë qarku dhe kjo nuk është demokraci.
"Personalisht asnjë zhgënjim. I falënderoj shumë mbi 18 mijë votuesit, ky nuk është zhgënjim, problemi është se mjeshtrat e sistemit zgjedhor zhgënjyen votuesit. Kjo është një lloj strategjie që zgjedhin këto lloj mjeshtrash për t’i larguar gradualisht të zgjedhurit nga zgjedhësit dhe për t’i bërë njerëzit gjithmonë e më pak të interesuar për politikën, duke i bërë të pavlefshëm, sepse në fund ne e dimë vetë se si i mbyllim këto gjëra. Çdo palë zgjedhje kemi një reformë zgjedhore edhe më të keqe. Jemi larguar nga demokracia e drejtpërdrejtë. Sepse pyetja e parë që më drejtohej ishte: A je kandidat për deputet i zonës? Sot ne mund të flasim vetëm për deputet qarku, jo zone." - u shpreh Alimehmeti.
Ke mare mut qe te hash o vemje e nyte,Dil nje here pa parti dhe shikoje sa do maresh. Ky mut burri eshte as mish dhe as peshk,qe ne shqip perkthehet as te q ... dhe as te leshon.
Kokekatror!!!!!!
I biri i spiunit te sigurimit Mehdi Alimehmeti dhe dhendrri i Gjergj Graboves, sekretarit te PPSH se Shkodres ne vitin 1990.