Rama: Turistë nga gjithë bota shijojnë mikpritjen dhe plazhet publike të Sarandës dhe Ksamilit

26 Korrik 2025, 17:15Politika TEMA
Rama: Turistë nga gjithë bota shijojnë mikpritjen dhe plazhet

Turistë nga gjithë bota po shijojnë këto ditë detin e mrekullueshëm, mikpritjen dhe plazhet publike të Sarandës dhe Ksamilit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale opinionet e disa prej tyre, të cilët vlerësojnë mikpritjen, ushqimin dhe plazhet e pastra.

“Shumë prej tyre vizitorë besnikë, të tjerët të sigurt që do të rikthehen, sepse brigjet e Jonit janë joshje me shikim të parë dhe e përjetshme”, u shpreh Rama.

Një prej operatorëve turistikë që operon në zonën e Sarandës u shpreh se për vitin 2025 Ksamili dhe Saranda janë nga vendet më të preferuara për turistët nga Izraeli.

“Kemi një fluks të jashtëzakonshëm turistësh dhe një rritje të kërkesave. Prenotimet e turoperatorit tonë arrijnë deri në muajin tetor. Jemi plot me prenotime dhe Ksamili mban vendin e parë”, bëri të ditur ajo.

Turistët e huaj që zgjedhin Sarandën e Ksamilin vlerësojnë veçanërisht plazhet, njerëzit traditat dhe ushqimin.

“Është bukur. Peizazh i mrekullueshëm. Po kalojmë momente shumë të këndshme në Sarandë”, tha një prej tyre.

Një tjetër vlerësoi bukuritë që ofron Saranda me “natyrën origjinale dhe detin super të pastër”.

“Do të doja t’ju ftoja të vizitoni një vend të bukur siç është Ksamili, në Shqipëri. Siç mund ta shihni moti është i ngrohtë dhe uji gjithashtu. Dua të them gjithashtu se njerëzit këtu janë shumë të dashur. Ata do t’ju ndihmojnë me çdo gjë që ju duhet gjatë qëndrimit këtu”, apeloi një tjetër turist i huaj.

Turistët e huaj shprehen veçanërisht të mahnitur nga Ksamili.

“Ejani dhe zbulojeni Ksamilin, është i veçantë, shumë i bukur, njerëz të dashur, uji i mirë!”, tha një prej tyre.

“Po shijojmë diellin, peizazhin e mrekullueshëm, motin e bukur, njerëzit e mirë, pijet e këndshme”, tha një tjetër.

“Sapo erdhëm këtu në plazhin publik. Plazhi është i pastër, falas. Deti është i bukur, njerëzit janë shumë mikpritës dhe ushqimi e pijet shumë të mira”, shtoi një tjetër.

Një turiste holandeze vlerësoi po ashtu motin e mirë dhe plazhet e bukura.

“Ushqimet dhe pijet janë të mira. Më pëlqen uji që është vërtetë blu dhe tashmë është plazh publik, të gjithë mund të vijnë”, shtoi ajo.

“Ndihem shumë mirë këtu. Dielli, njerëzit, janë të mrekullueshëm. Ushqimi është “wow”. Më i miri! Dhe njerëzit të presin me krahë hapur. Më pëlqen shumë”, tha një tjetër.

11 Komente

  1. D
    Daj Spiro Koleka

    O Rame per cfare i merr shqiptaret ti ore idiot e gjithe Bota ne Ksamil dhe ne Sarande sa mije km plazhe kane? Turistetkan mbetur me goje hapur dhe nuk ka kush t'ja u mbylle, eshte hera e pare qe shikojne det dhe mikpritje te papare, keshtu ka pase thene ndjeste paste edhe shoku Enver Hoxha. Plazhe pa rere me gure dhe me derrasa, lahesh ne shurren qe bejne keta "turiste" qe hane vetem qofte dhe ujin e blejne ne dyqn, restorante me cmime qe ja kalojne edhe Monte Karlos, derdhjet ne arken e shtetit tatime lesh lesh.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiperia per te huajt e jo per ne !

      Eshte mese e vertete, qe te huajt vijne dhe kenaqen me plazhet tona dhe me mikepritjejt tona te miresjellta....edhe Qeveria e jua z. Edi ka punuar aqe shume saqe kudo shikohen ndryshimet qe jane bere shume te bukura.... por ka akoma pune per te bere ! Zoti te dhente force dhe mende juve dhe ekipit tuaj Qeveritare , te ecni perpara dhe populli te gezoje sadopake dite te mira ne te ardhmen... Por mos te harojme qe ka shume njerez qe nuk munden te shijojne Plazhet , se si kane mundesite , se me te ardhurat mujore nuk munden as fundin e muajt tja dalin.....por marin borxh mbas borxhi cdo muaj.....keshtu qe shqiperia eshte vetem per te huajt ta shijojne , dhe per nje pjese te Oligarkeve shqiptare miliardere qe kane pasuri te mbajne nje milion njerez.... ndersa shumica e popullit , buka me djathe krenaria e atyre , se aqe kane mundesi...

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiperia per te huajt e jo per ne !

        Eshte mese e vertete, qe te huajt vijne dhe kenaqen me plazhet tona dhe me mikepritjejt tona te miresjellta....edhe Qeveria e jua z. Edi ka punuar aqe shume saqe kudo shikohen ndryshimet qe jane bere shume te bukura.... por ka akoma pune per te bere ! Zoti te dhente force dhe mende juve dhe ekipit tuaj Qeveritare , te ecni perpara dhe populli te gezoje sadopake dite te mira ne te ardhmen... Por mos te harojme qe ka shume njerez qe nuk munden te shijojne Plazhet , se si kane mundesite , se me te ardhurat mujore nuk munden as fundin e muajt tja dalin.....por marin borxh mbas borxhi cdo muaj.....keshtu qe shqiperia eshte vetem per te huajt ta shijojne , dhe per nje pjese te Oligarkeve shqiptare miliardere qe kane pasuri te mbajne nje milion njerez.... ndersa shumica e popullit , buka me djathe krenaria e atyre , se aqe kane mundesi...

        Përgjigjjuni
        1. Z
          ZX10

          Po per Hallet e popullsise qe nuk kemi Uje , ka 1 ore ne 24 ore te mbysin plehrat..Kush do flase se Ne Jetojme ketu.. Aty qe blen Ai me 2000 euro rroge si Turist blejme dhe Ne…Ka nje stil tip Filipine ,, Kush shkel nuk kthehet me se Habiten sa pas jemi… Propaganda nuk shkon gjate… se edhe tek Enveri behej Pllani po as Kavanoza bosh nuk kishte

          Përgjigjjuni
          1. A
            AS

            Nuk mbahet Shqiperia dhe populli shqiptar me sherbime. - - - - - - Turizmi nuk ofron te ardhura te mjaftueshme dhe te perhershme (punera sezonale dhe shume te inkonsistente) per punonjesit ne hotelet, kuzhineret,dhe kamarieret. - - - - - - Populli shqiptar mbahet me prodhim industrial, bujqesor, dhe nxjerrje dhe perpunim te mineraleve. - - - - - - - Drejtesia? - Per te qare.........

            Përgjigjjuni
            1. T
              Trimi

              Ushqimi eshte wow????‍♂️ parallax me mbret

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bobi

                Pirth Rame pirthe ke 15 vjete ne pushtete dhe 90 perqinde e shqiperise ka uje me orare njeher ne 24 ore vijne cezmat, kurse ti te ka ngelur ora te turistat qe kan rritur dhe cmimet dhe populli i shkrete me 500 euro muaji nuk i dele as per te mbajtur frymen me buke.

                Përgjigjjuni
                1. s
                  sapa

                  Atyre fekaleve qe derdhen ne det si do ja besh se e di gjithe bota?

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Genci

                    Më duket se Gjesti dhe Egli janë prapē bashkë mi dhjefsha tëmen

                    Përgjigjjuni
                    1. p
                      pjeter

                      Tani boll se nuk mban me uje pilafi!! Ç'do gje ka nje kufi.Perrallat jane te bukura por kur bie tek realiteti eshte diçka serioze qe kushton shtrenjte mikpritja e trumbetuar kaq shume. Reklama duhet e shkoje paralel me realitetin,ç'mimet ne stratosfere jane te pa arriteshme jo vetem nga Shqiptaret e diaspora,por edhe nga nje pjese e mire e turisteve te huaj. Reklama qe i kan bere Shqiperise keto vite te huajt,ka qene pozitive sepse ka dominiar vetem nje gje,kostoja, qe perveç mikpritjes,eshte shume e perballushme.Tani,a mund te thuhet nga ky vit e tutje se eshte akoma i njejti opinioni qe kane e do kene per Shqiperine?? Nuk besoj. Plehtat,mungese e sherbimeve cilesore,trasporti,kaosi e cublleku gjithandej,i benin ti mbyllin sytete huajve sepse perballe kishin kosto te perballushme,tani nuk eshte i njejte balancim, perballe shtrenjterimit te ç'do gjeje,jano po ato negativitete qe ishin me pare,rezultati? Vend jo shume terheqes per te gjithe ata kane qene deri tani.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Arbeni

                        Zoti Rama jam dakord që vëndi jonë ka bër përparime,por ka shumë mangësi në drejtim të pastërtisë në plazhe e në rrugët e qyteteve turistike.Mungon uji i pijshëm 24 orë.Është viti 2025 i mijëvjeçarit të tretë.Jetoj jashtë dhe kam ardhur në qytetin tim Vlorë me pushime,por nuk jam aspak i kënaqur me pastërtinë,me parkimet e makinave në trotuare duke i rrezikuar kalimtarët të kalojnë në rrugën ku kalojnë makinat ku rreziku është i madh.Shkova një ditë në spital,por çfarë të shihja.Korsia e emergjencave në rrugën e spitalit ishte e mbushur me makina të parkuara nga qytetar të papërgjegjshëm.Ose në rrugën Skelë gjer te Kinoteatri qytetar të ndryshëm parkojnë në mes të rrugës kur aty rruga është njëkalimshe duke rrezikuar për aksidente.Ku janë policët e qarkullimit rrugor,ku hanë miza ata për të shmangur aksidentet e mundëshme ?Askund nuk sheh këmbë polici në një kohë ku ka një trafik të rënduar.Zoti Rama ti e ke shëtitur edhe në këmbë Lungo maren nga Skela gjer në Ujë të Ftohtë dhe ke parë që kanalet e ujrave të zeza derdhen në det dhe po aty disa hotele kanë ngritur zhezlonge e çadra buzë kanalit të ujrave të zeza.E pafalëshme …!!!Kur do të marrë fund ky pisllëk në një qytet turistik.Një ditë pashë një çift turistësh tek kanali i ujrave të zeza që bënin foto e video gjë që turpëron bashkinë e Vlorës dhe dëmton imazhin e Vlorës turistike në sytë e të huajve.Anës rrugëve sheh mbeturina të hedhura nga kamionët e firmave të ndërtimit pa pikë përgjegjësie e qytetarie.Për këta pisa duhet të ketë përgjegjësi ligjore,bile edhe burg.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje