“Mbështetja” e Berishës për Veliajn, si “kapak floriri” i relacionit-SPAK-politikë

25 Korrik 2025, 19:57Politika TEMA
“Mbështetja” e Berishës për Veliajn, si “kapak

Nga Ylli Pata

Deklaratat e Sali Berishës gjoja në mbështetje të situatës njerëzore të Erion Veliajt, nuk i kanë besuar askush në selinë bli, opozitë, apo edhe në politikën shqiptare.

Po përse atëherë kreu i PD-së, pasi 12 vjet që e quan “Lali Plehu” për arsye se Veliaj, së bashku me Taulant Ballën është i vetmi që i ka qëndruar përballë doktorit, plus e ka mundur politikisht, hodhi deklarata në dukje “humane”.

Të cilat kur i thotë Berisha, gjithmonë merren si sinjale politike, pasi siç dihet ndaj kundërshtarëve ai ka përdorur jo thjeshte degradimin si gjuhë, por ka kaluar çdo vijë të kuqe në lidhje me pjesëtarët e familjes. Mbahet mend deklarata e tmerrshme në Parlament për të shoqen e Erion Veliajn, deklaratë e cila shpërndahet edhe sot në rrjete sociale nga grupe internet të lidhur me Berishën.

Qëndrimi i Berishës për Veliajn, për të kontestuar sjelljen e SPAK dhe administratës së burgjeve, ishte një hile e menduar mirë, pasi e konsideroi njeriun më të votuar nominalisht nga mazhoranca pas Edi Ramës, si “delikuent ordiner”. Një deklaratë e dhënë nga një i pendehur në process, i cili e konsideron veten si i “burgosur politik” ndaj një rivali që ka një problem me drejtësinë, thjeshte tregon standardin e sjelljes së Berishës, i cili ka një matës ndryshe të asaj që e quan fajësi.

Por kjo është vëtëm njëri aspekt, logjika politike është më dinake se kaq.

Në opinion, Veliaj është nën breshërinë e përditshme të qarqeve mediatike pranë Sali Berishës, që sipas një skeme të caktuar të segmenteve në aleancë me të edhe në institucione të drejtësisë, përhapin një narrativë të caktuar, që nuk ka lidhje fare me çështjet penale. Është një narrativë politike me një qitje të largët. Kjo narrativë, ka një shtrat të gjerë politik, i cili është shumë naiv, madje më naiv se të ashuquajturit “lepurushë të re të politikës”.

Të cilët tentuan që të zënë vakumin e krijuar nga Berisha, duke u sjellë si kopja, ndërkohë që origjinali është në lojë.

Megjithatë, sinjali i Berishës është politik, pasi ai i druhet një avancimit të një beteja në Tiranë. Erin Veliajn ai nuk e ka përballë, e janë në kushte të pabarabarta, pasi edhe pse doktori është i pandehur, është në liri dhe flet përditë në konferenca për shtyp.

Gjithsesi Berisha ka shansin më të mirë sot, që një nga kundërshtarët që e ka sulmuar dhe ka hedhur deri edhe Molotov në derën e bashkisë, nuk e ka në zyrë. Por dje, nuk e avancoi kërkesën për shkarkim, pasi në realitet Berisha i trembet një beteja politike në kryebashkiakun. i cili edhe pse është dendur me 30 kile raki, ka shumë gjasa që të jetë i gatshëm për ta nisur. Dhe mund të jetë beteja e vjeshtës…

10 Komente

  1. A
    AS

    Berisha ka 35 vjet qe thote e ben cfare i do interesi personal. Naive jemi ne qe akoma e ndjekim ate dhe shume te tjere si ai (eshte bere model i shqiptarit qe ka sukses). Mjere Shqiperia....

    Përgjigjjuni
    1. F
      Freedom forever

      Ti GAZEKAR je debil, Berisha KRIMINEL dhe te dy bashke hale!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lali Eri nuk eshte malok

        E.Veliaj nuk eshte A.Ahmetaj.....Bufi aludon me alushinacionet e vehta te pakenaqesia e Erionit ndaje Rames. Bufi ..me ty lali Eri talle koqet ..

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pata Qorre

          Sa e neveritshme eshte jeta jone ketu. Dhe kete e kupton me mire kur lexon median tone. Sa te varfer keta njerez ne mendje, ne shpirte dhe me gjase jo ne xhepa. Ska kryebashkiak o Pate! Zy ste mbushet mendja se vazhdon merr paga prej tij dhe ske faj, ama de juro dhe de fakti kryeqyteti eshte pa kryetar bashkie! Prandaj mos e trajto sikur e ka Lali ne dore betejen me SB dhe po e mendon ta nisi apo jo me kismet andej nga vera. Me te drejte apo pa shum te drejte Lali eshte ne burg, prandaj respekto ligjin dhe foli ne emer se me nr ska te burgosur me.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Asd

            Berisha ka armik me te madh SPAKun. Bashkohet (me kedo) edhe me Veliajn per te marre konsensus sa me te gjere. Natyrisht qe eshte nje loje e kote dhe pa fryte.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Humoristi

              Arsyetim katundaresh me pagese.

              Përgjigjjuni
              1. t
                top G

                lol

                Përgjigjjuni
              2. M
                Mb

                Berishea i lumte Kari per Rakapjerdhjen qe ju ben juve,ti gazetar shkruan por se di cfar dreqin shkruan ne gjithe ate artikull kur me dy fjale kuptohet se Berisha eshte i afte te rrije edhe pas Vdekjes.

                Përgjigjjuni
                1. e
                  emigranti

                  o erjon paguaj SPAK, gjyqtaret qe te dalesh sepse vete i keni mesuar me leke salliu i paguan dhe spo e gjen gje

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fatosi-kosove

                    Besoj se shum shqiptareve ju kujtohet kur millosheviqi ishte ne burg dhe Ibrahim Rugova ishte ftuar deshmitar kunder tij per masakrat qe millosheviq beri ne kosove dhe kur Rugova filloj ti radhite masakrat e ku edhe bota i dinte millosheviqi reagon dhe fillon tju mbushe mendjen gjykates se ai e kishte marre ne mbrojtje Rugoven nga uçk sepse.ata kishin dashur ta vrasin dhe gati gati shum kujt ja mbushi mendjen bile edhe mender presednike osmankes edhe kurrcit poashtu, njejt po luan edhe sali berisha e ku personalisht besoj se edhe zotni Veliaj me me qejf e pranon vdekjen e vet e qebzsa edhe te djalit te tij 2 vjeqar sesa te mirret ne mbrojtje nga nje kriminel si sali berisha apo dikur Rugova nga millosheviqi, te dy vrases te dy kriminel.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje