Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, në një intervistë për emisionin “Dekalog” me gazetarin Roland Qafoku në DritareTV, ka folur me tone të drejtpërdrejta për pritshmëritë që ka ndaj legjislaturës së re që nis punën në shtator, që do përbëhet nga 53 deputët të rinj.
Ai theksoi se Kuvendi duhet të jetë mbi të gjitha një ambient pune dhe jo një skenë për kacafytje politike apo përplasje personale.
“Dua një ambient pune në Kuvend dhe në Partinë Socialiste. Dua të punoj. Mandatin tim katërvjeçar dua ta kthej në punë për njerëzit, në territor dhe në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë,” u shpreh Braçe.
Sipas tij, shumë deputetë të rinj ende nuk e konceptojnë veten si “punëtorë të ligjit”, por si figura që ndihen mbi institucionet, përfshirë edhe qeverinë. Ai kritikoi edhe atmosferën që, sipas tij, shpesh bëhet toksike brenda vetë Partisë Socialiste, për shkak të interesave për poste ministrore apo llogaritjeve elektorale.
“Nuk mund të bësh qeverisje në një ambient toksik. Dhe kjo thirrje nuk është për Kryeministrin. Është për ne, për ne që jemi përreth, për disa që mendojnë se pas dy ose katër vitesh do të bëhen direkt ministra."
Ai i bëri thirrje kolegëve të fokusohen te përgjegjësitë që kanë marrë me votë dhe të mos shohin mandatin vetëm si trampolinë për emërime të reja në qeveri.
“Çfarë është kjo?! Përmbush mandatin që ke marrë. Dhe nëse je i/e paaftë ta përmbushësh, mos e kthe ambientin në toksik. Se nuk është kundërshtari yt që të merr atë që ti mendon se të takon.
Po ti e do me çdo kusht, mendon se është e jotja, dhe nuk pranon as konkurrencë, as ndarje. Kështu nuk funksionon. As ministri nuk është ndonjë privilegj i madh, është punë, madje me shumë përgjegjësi. Sidomos në kushtet kur drejtësia po funksionon.”
Për Braçen, legjislatura e re duhet të jetë më shumë e përqendruar te puna konkrete sesa te retorika apo përplasjet e brendshme. Ai e konsideroi Kuvendin si vendin ku miratohen vendimet më të rëndësishme për vendin, nga buxheti te politikat fiskale dhe ku duhet të ketë seriozitet institucional.
Erion, kam respekt per ju si kombinats, por ja fut kot sa kerkon! Nga momenti qe shefi juaj plotesoi deshiren kembengulse te Berishes per liste te mbyllur deputetesh, ata do gjesh, ata qe i vinin flaken karrigeve.
Duhet nje parlament pa minje haleshe si tartabiqi i Lozhanit katundari i Salianjit Erion Brace... Brace je nje vjetersine
Duhet nje parlament pa minje haleshe si tartabiqi i Lozhanit katundari i Salianjit Erion Brace... Brace je nje vjetersine
Po Kush te ka penguar keto 35 vjet o plere ???? Na del me parulle te re e Kush te beson brace mavrija ? Boll u hoqe si viktime se nuk je nga ata bura je nje plesht????
Cer thu mer jahu. Po Zegjineja verem dybekun di me bo
Braçe, nëse i lexon këto komente, a mund të japësh argumenta pse këta deputetë janë më të mirë se ata që ishin? Se që këtu fillon ndryshimi.
Po hemo Braqe, me Zeqinete dhe ata ushtaret e tjere qe vijne nga hici do behet nje parlament edhe me pacavure ku qershia mbi torte do jene usbtaret besnike te Berishes mikut nen rrogoz te Rames. Pastaj po ta mban suma o Braqe ngrihu atje ne parlament e thuaj hapur se pensionistet po i mashtroni diten e diell? Pastaj thuaj dhe ndonje gje per ato pronat qe u jepen miqve te ngushte te qeveritareve apo dhe ca qe vijne nga jashte per te na thene fjale te mira per kreun tuaj po per popullin edhe ata kane gishtin pas. Thuaj nje fjale qe sikutse Bankersi nuk pagoi taksa per arken e shtetit edhe nga Sazani nuk do paguhen, po do paguajm ne per ti ndertuar infrastrukturen se keshtu mbase flet mire dhenderri dhe vjehrri tij per kryeministrin..