
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e një aksioni kombëtar për pastrimin e rrugëve nga objektet e ndryshme të vendosura në mënyrë të paligjshme buzë akseve rrugore.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri në 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i rrugës.
Më tej ai sqaron se përjashtohen objektet e ndërtuara me leje, po jo materialet në oborret e tyre të përparme, gardhet, të cilët po ashtu do të duhet të tërhiqen në maksimumin e mundshëm.
“Mbajtja buzë rrugëve e rraqeve si këto në foto apo të tjera, nga materialet ndërtimore tek inertet dhe makinat e vjetra e me radhë, përtej afatit të paralajmëruar do të shoqërohet me masa të rënda ndëshkimore sipas parashikimeve ligjore në fuqi”, paralajmëron ai.
Postimi i Ramës
Ka nisur edhe përpjekja për çlirimin e buzërrugëve kombëtare nga rraqet e llojllojshme të bizneseve anë rrugës.
Bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri në 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i rrugës, që është edhe distanca ligjore e sigurisë – përjashtuar objektet e ndërtuara me leje, po jo materialet në oborret e tyre të përparme, gardhet e të cilëve po ashtu do të duhet të tërhiqen në maksimumin e mundshëm, sipas projektit që do t’u dorëzohet më tutje nga ARRSH.
Mbajtja buzë rrugëve e rraqeve si këto në foto apo të tjera, nga materialet ndërtimore tek inertet dhe makinat e vjetra e me radhë, përtej afatit të paralajmëruar do të shoqërohet me masa të rënda ndëshkimore sipas parashikimeve ligjore në fuqi.
Tanimë Shqipëria po troket në derën e Bashkimit Europian dhe kjo fazë kalimtare e ushtrimit të aktivitetit ekonomik në dëm të komunitetit e të mjedisit në tërësi, po edhe të sigurisë së qarkullimit në rrugët kombëtare në veçanti, duhet të konsiderohet e mbyllur. Nga të gjithë dhe me mirëkuptimin më të madh kombëtar, për Shqipërinë 2030 në BE.

Pse për çdo gjë duhet të meret kryeministri ku janë hallkat përkatëse,përse nuk i kanë bllokuar që në zanafillë....kjo tregon që janë të korruptuar dhe kanë marë lek prandaj jo vetëm duhen hequr por duhen penalizuar.
Ke te drejte, cdo gje e presim nga km. Na thyhet nje xham... qeveria! Shpohet goma... qeveria... ku ishe ti... ku je ti o Edi Rama per kete e per ate. Vetem se jo vetem korrupsioni e leket, ne nuk kemi as syrin estetik, nuk na e vret syrin pislleku e parregullsia.
Shikoni se cfare shkruan nje gazete "presti-gomar-gjoze": https://www.balkanweb.com/iku-investimi-170-mije-e-simbol-i-qendreses-ne-theth-47-vjecari-tregon-jeten-e-veshtire-1-vjec-humba-gjymtyret-isha-lidhur-pas-djepit-dhe/#gsc.tab=0 Ky njeriu kaq fatkeq, i gjymtuar, paska akses te marre kredi, te marre borxhe, dhe te kete investuar ne te kaluar dhe te kete ca kursime te cilat me demek ja prishi qeveria duke ja rrenuar kioskat ne Theth!. Mua me vjen keq per fatkeqesine e tij, por mos na shisni lajme te tilla se na bejne per vjelle. Ky zoteria te tregoje se cilen Banke arriti te mashtroje, cilin Indvid arrit ti mbushe mendje qe ti jape borxh dhe si i ka realizuar kursimet e tij per te bere 170 mije euro investim ne Theth!? Nje fare sigurie ne mendjen time me thote qe eshte vetem koperture, dhe dikush tjeter eshte prapa parave te tije. Ne kete rast uroj qe te kete mare ndonje shperblim per "nderin" qe i ka bo cunave te Londres! Kaq gje e kupton edhe peshku ne liqenin e Komanit!
Mire e ka se kur ecen ne rruge anash duken sikur eshte zhvilluar ndonje lufte me barikada.por kete pune duhet te bejne institucionet pergjegjese ose te shkrihen fare
Nje i cmendur krejt, qe zgjihet mbas 14 vjetesh, qe detyrohen te qendojne ne rrjesht, kurse me pas i nxjerrin gjuhen, sic e meriton.
E sata here behet ky aksion ne vere!?
Nuk pjerdh njeri ketu o rameee,u prishen ca tenda e gardhe me xhama dhe jane sulur si karkaleci ne lulushte e trotuare e shqiptaret te lumtur pijne kafe mes pluhrit e zhurmes
Keto rraqe kane 20 vjet. Ku ishte administrata?
Me kete punen e rraqeve ne teritor e ka mire dhe tregon se eshte energjik.Komunikon direkt me popullin .
O karabush po si do hysh në BE pa zgjidhur problemet e pronës?
Vrejtje me vend.
por xhamite kur do prishen? nuk futet ne evrope me minare
Ke haruar edhe kishat pa thene , se motra jane kisha dhe xhamija ??? Duhet Rinija e vitit 1967 dhe urdheri i Enver Hoxhes qe e pregatiti Shqiperine per ne BE po ja dhjeu saliu pas 90-tes qe i mbolli si kerpudhat ???
Bravo shef ,po hajdutlliqet do ti heqësh? Po karagjoslliqet? NA U VOLLE ,TE QIFSHA TY BASHKE ME HAJDUTET, SKEMI BYTHE PER BE PER TURKISTALLBAN
o rame ...hajde boj i xhiro knej nga italia...dhe mushja menjen melonit...te na liroje ..trotuaret dhe parkimet nga tavolinat dhe cadrat...se ketu per ti nihmu bisneset gjasme mas pandemise...o plot me cadra e karrike...hajde er burr se t nigjon ty ajo....se te don fort.ty bravo te qofte....se ketu t kesh karroce me kalamo skalo dot ne trotuar.
Aksioni duhet te vazhdoje per te pastruar te gjithe vendin, se eshte bere si kosh gjigand plehrash. Rruget tona i perngjajne atyre ne Kandahar, te nje vendi qe sapo ka dale nga lufta. Te vendoset metri dhe ato qe jane me brenda kufirit te lejuar te prishen paperjashtim dhe pa dallim gjeografie, personi apo aktiviteti. Por, per inertet duhet te caktohen dhe miratohen vende te posacme, ku depozitimi te behet kundrejt pageses. Aksioni i nisur ne qytetin e Tiranes duket se po deshton, pasi kane filluar te perdorin metoda me te rafinuara per te zaptuar hapesirat publike dhe te perbashketa. Duket se ishte flake kashte. Administrata e korruptuar duhet te largohet sa me pare, dhe te denohet per veprimet/mosveprimet, ndersa ata qe do te emerohen ne vend te tyre, pervec integritetit duhet te njohin edhe praktikat me te mira te vendeve te BE. Babezia, korrupsioni dhe injoranca kane cuar ne mbylljen e syve apo dhenjen e lejeve pa asnje kriter qe i kane kthyer qytetet, lagjet dhe pallatet ne shemtira te verteta. Deri ne rregullimin e gjendjes te shpallet emergjence kombetare.