Pallati i Kongreseve i kalon Qeverisë, këshilltarët e PD ngrejnë dyshime se do ndërtohen kulla dhe kërkojnë shkarkimin e Veliajt

24 Korrik 2025, 17:23Politika TEMA
Pallati i Kongreseve i kalon Qeverisë, këshilltarët e PD

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi këtë të enjte një sërë vendimesh.

Mes të cilëve, edhe ai për kalimin në përgjegjësi të qeverisë të Pallatit të Kongreseve, pasi godina do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni.

Miratimi i këtyre vendimeve u shoqërua nga debate. Këshilltari i opozitës, Ilir Alimehmeti, pyeti nëse brenda territorit të godinës do të ndërtohej ndonjë kullë e re, por kryetarja e komanduar e Bashkisë, Anuela Ristani, tha se nuk kishte asnjë informacion lidhur me këtë.

“Kështu thatë edhe për fushën rreth stadiumit Selman Stërmasi, prandaj kemi të drejtë të dyshojmë”, tha këshilltari demokrat, Dorian Teliti.

Këshilltarët e opozitës gjithashtu kërkuan që të futej në rend të ditës edhe çështja e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, për të cilin thanë se i duhej kërkuar Këshillit të Ministrave që ta shkarkonte, raporton A2. 

“Veliaj tashmë nuk është më person nën hetim, por i pandehur”, tha Teliti.

Opozitarët kërkuan edhe që Këshilli Bashkiak të mbante një qëndrim për kërkesën e kryeministrit Rama për largimin e të gjithë drejtorëve dhe nënkryetarëve të bashkisë. 

“Na erdhi një e-mail nga zonja (Joleza, anëtare e PS në Këshillin Bashkiak) Koka, ku shprehte se ishte e shqetësuar për Palestinën.

Por nuk thoni asnjë fjalë, për pushtimin që Edi Rama i ka bërë Bashkisë së Tiranës, duke shkelur ligjin për autonominë vendore”, tha këshilltarja tjetër e opozitës, Ilda Zhulali. 

6 Komente

  1. k
    kxp

    Pse cfare kane kunder kullave keta qe ngriten 20 kulla tek kompleksi Partizani?

    Përgjigjjuni
    1. j
      jon

      Ky e ka Alimemeti apo Alibaba me 40 hajdutë,unë do ti thoja Ilir QERPIÇI se qerpiç komplet është nga ata që i hedh ujë Sali non grata dhe bëhet baltë.....Tirana po shkëlqen dhe do të mbushet me kulla si gjith bota nuk do ndërtohet me qerpiç or ti dhe ai Teliti që e ka kaptinën si qen stani....jeni të turpshëm ju tërheq doktor rrumpalla nga hundët solli në Tiranë malokërinë ju zunë pronat e juaja dhe me atë jeni është me vend për ju ajo fjala q*ja nonët që të thotë babë.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teta Lili

        Është vemje si e ëma, aman trangull Tirone i papjek.

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kodra mbas Bregut

        Po Aldo Bumi me cfare merret i ka dale situata nga dora

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkerdhatokracia

          E bete tiranen beton o shkerdhata

          Përgjigjjuni
          1. d
            demo-krati

            Kjo levizje e Edi Rames eshte ne planin e rregullimit per pritjen e radhes te Samitit te NATO-s qe do te mbahet ne Tirane dhe asgje me shume.Goje halete e PD-s nuk u ka mbetur gje tjeter perveç lehjes,duke kompensuar ndopak kompozimin e liderit te tyre bajraktarit Berishe i cili ka mbetur si kufome .Si u krijua kjo force apolitike ashtu do te shkermoqet.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje