Berisha e akuzoi si të përfshirë në vjedhjen e votave, ambasadori gjerman përgëzon DHL për punën e mirë në zgjedhje!

24 Korrik 2025, 16:56Politika TEMA
Berisha e akuzoi si të përfshirë në vjedhjen e votave,

Ambasadori Gjerman Bergner ka vizituar sot kompaninë DHL, që operon në Shqipëri prej kohësh në shërbimet logjistike.

Së fundmi DHL ishte dhe kompania që shërbeu për dërgimin dhe marrjet e zarfeve të votës së diasporës.

Vetë ambasadori përgëzon DHL për përmbushjen me sukses të këtij shërbimi nga ana e kompanisë dhe për këtë shton se ndjehet i impresionuar.

Nga ana tjetër kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta se kompania DHL u përfshi në vjedhjen e zgjedhjeve.

Kujtojmë se kjo kompani është e shtrirë në shumë se 22 shtete të botës.

Postimi

Ambasadori Bergner vizitoi sot kompaninë DHL dhe u njoh nga afër me aktivitetet e ofruesit gjerman të shërbimeve logjistike në Shqipëri.

Ai u shpreh i impresionuar nga performanca e ekipit të përgatitur të DHL-së në Shqipëri. Bergner falenderoi veçanërisht DHL-në për kontributin e rëndësishëm dhe profesional në realizimin e zgjedhjeve të diasporës me porosi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. DHL është një nga ofruesit kryesorë globalë të shërbimeve logjistike dhe operon në mbi 220 vende dhe territore, duke dërguar rreth 1,8 miliardë dërgesa çdo ditë.
| Botschafter Bergner besuchte heute DHL und verschaffte sich einen Einblick in die Aktivitäten des deutschen Logistikdienstleisters in Albanien. Er zeigte sich beeindruckt von der Leistungsfähigkeit des starken DHL-Teams in Albanien. Bergner dankte DHL insbesondere für den wichtigen und professionellen Beitrag zur Durchführung der Diaspora-Wahlen im Auftrag der Zentralen Wahlkommission KQZ Shqiperi. DHL ist als einer der global führenden Logistikdienstleister in über 220 Ländern und Territorien aktiv und befördert täglich rund 1,8 Milliarden Sendungen.

4 Komente

  1. B
    Bufiiiiiiiii

    Bufin e ka abandonuar familja, femijet ngeli kazaneve , mbledh mikrofon mbajtesit dhe u tregone peralla tre here ne dite. ....... Eshte e turpeshme te lesh prindin rrugeve te tallin Genci Pollon kazanet televizive ..

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rruga e Dibres

      (Me falni per shprehjen) ............. OH,c'te Dhjere per Sal'

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kapterri

        Hahaha. Neser do te dale Sala e do thote nuk e kam me DHL,por me disa punonjes shqiptare te DHL-ës ne Itali,Shqiperi,Greqi etj.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          Qe te te akuzoje nje qelbesire mafioze, eshte mire, se njerezit kuptojne qe e ke bere mire punen

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje