Në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në DritareTV, Petro Koçi ka folur hapur për qëndrimin e tij ndaj aksionit të ndërmarrë nga kryeministri Edi Rama për largimin e një numri drejtorësh lokalë, të cilët sipas tij kanë krijuar një “Republikë Drejtorësh”.
Koçi, i cili ishte i pari që artikuloi këtë term më shumë se një vit më parë, deklaroi se mbështet plotësisht ndërhyrjen e Ramës në nivelet vendore.
“Unë e mbështes iniciativën e fortë të zotit Rama. Nuk është se ‘kishim qejf të bënim ndryshime’, por sepse është kërkuar gjithmonë nga ai,” tha Koçi.
Sipas tij, qëndrimi i gjatë në detyrë i shumë drejtorëve ka sjellë “infektime morale”, ndërsa drejtuesit vendorë janë treguar të paaftë për të ndërhyrë, duke rënë në kolaboracion me këta drejtues.
“Marrëdhëniet e tyre me këtë ‘komunitet drejtuesish’ kanë qenë në frymën e bashkëpunimit. Duhet një vendim i prerë, edhe nëse digjet ‘i njomi me të thatin’,” theksoi ai.
I pyetur nëse ky aksion nuk është i vonuar pas 12 vitesh në pushtet, Koçi e mohoi, duke kujtuar se Rama ka ndërmarrë më parë hapa të ngjashëm, sidomos pas tërmetit të vitit 2019 dhe gjatë pandemisë.
Ai kujtoi një aksion në Gjirokastër që Rama e zhvilloi si kryetar partie, jo si kryeministër, duke nënvizuar se “ka më shumë pushtet në parti sesa në qeveri.”
Koçi ka bërë një analizë të balancuar të qeverisë së Edi Ramës, duke evidentuar si pikat e forta, ashtu edhe ato të dobëta.
Koçi e vlerësoi maksimalisht rolin personal të kryeministrit në politikën e jashtme dhe procesin e integrimit evropian:
“Në politikën e jashtme, Rama ka shkëlqyer. Ajo që ka bërë ai, nuk e ka bërë askush tjetër. Shqipëria është më pranë se kurrë për anëtarësim në BE dhe për këtë merita i takon edhe Edi Ramës, pa dyshim.”
Ai theksoi se administrata që merret me integrimin evropian meriton notën 8, ndërsa institucionet e tjera të qeverisë vlerësohen vetëm mes notave 5 dhe 6. Ndërkohë, për Ramën individualisht, Koçi nuk kurseu lavdërimin:
“Rama individualisht merr notën 10. E them me bindje, si një nga kritikët më të fortë të tij brenda së majtës.”
Megjithatë, Petro Koçi nuk i kurseu kritikat për një nga pikat më problematike të qeverisjes Rama, atë të administratës publike, veçanërisht në nivelet që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët.
“Pika më e dobët është marrëdhënia me administratën. Dhe po e nis me hipotekat. Aty ka dështim. Duhet reformuar plotësisht, duhet qasje e re, norma të reja, detyrime të reja. Njerëzit janë lodhur duke kërkuar të drejtën e tyre. Pse nuk realizohet? Sepse edhe inteligjenca artificiale nuk ndihmon kur shqiptari i korruptuar di t’ia dalë edhe aty.”
Koçi e pranoi që përgjegjësia për problemet bie edhe mbi Ramën, sidomos për vendosjen e drejtuesve të paaftë në krye të institucioneve:
“Emërimet vijnë nga lart. Fajin nuk e ka vetëm sistemi, por edhe individi, sidomos drejtuesi. Kur je në krye, nuk ka rëndësi vetëm fjala jote, por edhe modeli që krijon.”
Duke përmbyllur vlerësimin e tij, Koçi theksoi se në një vend të vogël si Shqipëria “çdo hap merret vesh” dhe se mungesa e rezultateve në administratë është rezultat i drejtuesve që nuk përçojnë standarde dhe përgjegjësi.
Kur ben analize Petro Koqja vaj medet. Nje budalla i paguar si shkencetar per rreth 30 vjet.
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.
Ske pse e thua. E dinë të gjithë.
Z. Koçi është nga politikanët më me integritet në vëndin tonë! Do t'i mungojë parlamentit zëri kritik i tij!
si koçi ti kishim nja 10 vete, do fltnim ndryshe....jemi bere si kmeret e pol potit...duam ti veme ne rresht te miret dhe ti vrasim
Petro koqja, Pispillan lepires pushtetaresh. Me gjithe keto kri.e makabre te pushtetarve ky prap gjeti te pispilloset. Legen njeri, lepires i pushtetarve.
provoke po deshe e thuaj te kunderten o P Koçi .
O moj shqiperi e mjera shqiperi qe pret mend nga Petrua i gjashte
O Petro Koqja! Kryetari juaj ka 12 vjet KM eshte kalbur moralisht! Peshku qelbet nga koka o Koqe! Pastaj, keshtu eshte kur ne administrate nuk ka konkurrim por emerime. Kush i ka krahet e mbrojtur nga politika do vjedhe o komunist i qelbur
Si e ke motorskafin qe te bleu tani me parate ….
Qendrimi i gjate ne qeveri Shell infektime morale thote Edi Rama dhe duhet shkarkuar!! Ka 12 vjet si kryeminister pra ka infektime morale apo jo!! Apo te gjithe infektohen dhe Ky nuk ben pjese te njerezit normal!!
Petro koqja qe ka vegjetuar duke u lepire e zvarritur si zvarranik. Ik ha ndonje sufllaqe o Petro.
Kritika e zotit Koçi është si ajo që bënin komunistët fanatik për drejtuesit e tyre "që tregoheshin zemërgjërë dhe jo aq të rreptë sa duhet" me puntorët që nuk realizonin detyrat. Është një lloj krehje bishti paksa e moderuar, një si "servilizëm i mbetur në tentativë".
Respekte o njeri i mire! Njerez si ty i duhen ketij vendi. Te ndrin fjala, te ze vend dhe sjell shprese per better life. Dil sa me shpejt neper ekrane ne te mirepres Z.Petro Koci dhe te respektojme.
Vleresimet jane shume korrekte. Per administraten shtetrore me te drejte ka vrejtje… Ipotetak nuk i kontrollon kush per dhenien e pergjigjeve…….pergjigjet levizin vetem me lek….Zyret Noteriale hedhtin ?? Nuk ka pa aftesi ne ipoteka por vetem korropsion,ka mundesi qe jane te lidhura deri ne instancat e larta…..Duhet ndreqe Urgjente gjendja katastrofike ne Ipoteka…..dosjet jane bere mullar si ne gjykata ….!!
Cfar po lepin Petro cfar,ik lagohu Petro ik se ska vende me per Ty????
Bravo, Petro!!!
U shkarkuan drejtorët që varen nga Subashi. Po ata që varen nga ministritë dhe institucionet qendrore?......... . Drejtori i hipotekës, Drejtori i OSHE, Drejtori i Burgut, Drejtori Albpetrolit, Drejtori i Sigurimeve, Drejtori i Ujrave, Drejtori i Pyjeve, Drejtori i Spitalit, Drejtori i Shëndetit Publik, ai i Shëndetit Parësor, Drejtori i Zyrrës të Punës, Drejtori i Mjeteve Matëse, Drejtori i Patentave e sa e sa drejtorë të tjerë...... Ata të bashkisë janë gogla para këtyre dhe bëjnë po i lejoi kryetari i bashiksë . Këta të tjerët bëjnë namin dhe nuk i lëviz kush. Bile një pjesë të tyre shumica nuk e dinë se ekzistojnë si drejtori.
U dhjeve Petro!Qekur vajza jote mori tenderin paçavure te "rregullimit "te rrugeve te Radiotelevizioni,te ra gjoja burrnia ne fund te kembeve.Ta gezosh kryekarrin e Partise ,petro ziu
Te gjithe MUT jane me tu se bashku o petro