Nga rakia e Erionit, te “shkarkimi” i Yurit: Pse nuk ndalet formati “Babale”?

24 Korrik 2025, 17:58Politika TEMA
Nga rakia e Erionit, te “shkarkimi” i Yurit: Pse nuk ndalet formati

Nga Ylli Pata

Ilir Demaliaj, me arsye ishte tromaksur nga fabula fantazmagorike e dalë në panele që fliste për dhënien fund nga Erion Veliaj të një damixhani me 30 kile raki në qelitë e burgut të Durrësit.

Një narracion tjetër veror që mbiu “papritur” si “analizë e thelluar” e zhvillimeve politike kombëtare në të famshmet banaqe, të cilat po përjetojnë ditët e fundit para pushimeve.

Sado që historia e damixhanit do të avullojë, në mos ka avulluar, nuk do të reshtin të tjera “babalëri” si kjo. Siç ishte ajo e dalë sot e përcjellë sot nga reporter të prokurorisë së posaçme, ku gradacioni i alkoolit, ishte më i lartë se ai i damixhanit komik.

Sipas këtyre “lajmeve me burime”, Veliaj është gjetur fajtor se ka diskutuar kandidimin e tij si deputet, si shpëtim për të dalë nga situata e tij gjyqore. Një raportim krejt pa asnjë fondament, që duket qartë se burimin e ka nga i njëti vend që në mungesë të provave, prodhon mjegull të mbajë opinionin sa më gjatë, për të mbrojtur versionin fillestar.

I gjithë ky version, nuk është gjë tjetër veçse vijimi i një filozofie trillimi që zgjat me vite e vite, ku fenomenin tipik e ka tek historia e “Babales”. Një histori i trilluar për të mbështetur synimin e tyre që të inkriminojnë një zyrtar të lartë, siç ishte ministri i Brendshëm i kohës. Një histori fake, për të justifikuar kauzën politike, kur gjëja më normale është që të ecet me historitë normale dhe problematike që Shqipëria i ka me shumicë.

Njëjtë me Babalen si fenomen, është edhe telenovela e Yuri Kim, që u mbyll sot para pushimeve nga Presidenti Donald Trump.

Presidenti i SHBA-së emëroi ambasadoren Yuri Kim, si drejtuese e bisedimeve për Sirinë, duke e konfirmuar në një pozicion të rëndësishëm diplomatik. Çfarë do të bëjnë të gjithë ata që u shfrynë se ishambasadorja e SHBA në Tiranë “ka mbaruar punë”. Postimet për të cilën i kanë ende në rrjete sociale dhe u ncinë portalet dhe u grinë panelet e darkës? Do të vijojnë ta hanë këtë “babale” me bukë, siç kanë bërë vazhdimisht. Pasi “Babalja” si fenomen nuk është gjë tjetër, wecse një rrugë për të shmangur argumentin thelbësor. 

Siç po ndodh me dosjen Veliaj, ku asnjëherë nuk është diskutuar deri tani realiteti faktik i dosjes penale. Por vetëm fantazitë e bisedave në furgon, apo historitë e damixhanëve me raki që janë avulluar si pasojë e “stresit të madh”. Një pyetje vjen spontane, kemi një rast konkret ku një dosje penale ka shkuar në gjykatë dhe është jo e plotë, por shumë voluminoze. Bëhet fjalë për dosjen Partizani. 

A ka parë kush që kjo dosje me detaje të diskutohet në mënyrë të shteruar në panelet e darkës? Edhe pse nuk ka nevojë të flitet me burime, pasi materiali është i shkruar dhe madje i hedhur online…

11 Komente

  1. M
    Munika

    As ka per tu ndalur per pa u qeruar mafiozi non grata I cili e krijoi stilin babale e vazhdon te investoje per funksionimin e tij.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kot

      Ju qifte kinezi racen . Se na çate trapin me Babalen. Qe eshte histori e sajuar nuk ka pike dyshimi. Gjithe policia u perfshi duke paguar deshmitaret qe sajuan vete. Po te kishte bythe drejtesia GJYQI i Salijanit behej I HAPUR per mediat dhe publikun e te shkonim te gjithe sasine dhe cilesine e PROVAVE dhe Deshmitareve .

      Përgjigjjuni
    2. B
      Berishizmi burim qe frymezon jashte cdo imagjinate

      Po si mund te fantazohet me dosjen partizani kur ata qe fantazojne kane burim shpirteror ate qe akuzohet ne ate dosje.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zeri I arsyes

        Rudy Xhuliani u denua me qindra milione per shpifje Duhet ndryshimi I ligjit

        Përgjigjjuni
        1. t
          tony

          ti nuk paske arsye qeke nje cope koqe kanari po pse ore drejtesine Amerikes qe ka 270 vjet qe kushtetuta Amerkane drejton shtetin ne te gjitha hallkat dhe ate te drejtesise ok ti ben nje krahasim qe drejtesia jone don 200 vjet te arrije aty ku eshte Ameikane ok njeri i pa arsyeshem se u ne disa here qe permendnin Rudi Rudi pa ditur me spjegu qarte

          Përgjigjjuni
        2. I
          Ik ere legen

          Eeee Mero, eshte e njejta goje e piset qe perdorje dhe ti per Ilir Meten kur i thoshe pianec, i alkolizuar etj. Sge pelqen tani se me arrestimin e veliajt, tu mbyll rrubineti i parave!!! Shko kerkoi llogari Ballukut po ta mbajti suma se nga ajo e ke peshqesh. Po lali qe ishte hajdut se luan as topi

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rosa

            Sa kexon titulli e kupton qe eshte Pata autori. Ik o loqe se do i marresh pagat ne ujesjellesin e Tirones. Edhe po ta hoqen nga aty do te vene ne borderote e OST, Kesh ose Oshe.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rosa

              Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.

              Përgjigjjuni
            2. U
              Ushtari.

              O Yllo hala nuk e ke te qerte se po nuk thave burimin nga rrjedhin " rrekete e haleve" babale do te kesh gjithmone.Po nje pjese e mire e burimit te babaleve nuk e kuotojne se edhe po te kene te drejte ndonjehere " etiketa babale " ju ka mbete ne kurriz e nuk i beson njeri.Ehh po varja kaq mend kane ata.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Ana Maria

                Babalet to shkojne atje ku ishte Salianji qe mbolli floket dhe beri dashuri me bukuroshen 50 vjecare , ajo qe ben pordhe me rigon dhe flet per demokracine o my God. Duma, Duma, Duma. Ajo qe nuk tha nje fjale te vetme pasi u nda nga jeta babi i djalit te saj ne moshe shume te re . Njeri me dinjitet qe e respektuan te gjithe . Ajo mbyllej ne dhome me Salianjin dhe as nuk donte te dinte fare . Fuma, Duma, Dumaaaa. Cnjerezore !!lll I shkreti djale, ka bere mire qe ka ikur nga kjo fodulle bastarde. E bukur eshte edhe bora por e dhjesin edhe qente thote poulli . Ketu po e mbyll edhe une.

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xhepisti gjate

                  Ha ha ha po kur u vesh se james bondi pidhi ropve i xhepistit bashke me kte qe ja qifte kina tan pjesen e ngelur pa kar. Fara me e ndyre e degjeneruar ne bot

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje