Në sipërfaqe duken si histori suksesi, pronarë restorantesh luksoze, klinikash estetike moderne, klube nate të frekuentuara nga VIP-a dhe një stil jete që shndërrohet shpesh në referencë për elegancë dhe arritje. Të promovuar në media dhe rrjete sociale nga figura të njohura si Sara Hoxha, Arbana Osmani, Alketa Vejsiu apo Blendi Fevziu, këta “sipërmarrës” ndërtojnë imazhin e një elite që ngjitet në majat e suksesit me punë dhe pasion. Por pas kësaj fasade, realiteti shpesh është krejt tjetër.
Rasti i fundit është ai i Ermir Ndreajt, një emër që SPAK e ka vendosur në pranga në kuadër të një operacioni të nisur një natë më parë. Deri atëherë, Ndreaj konsiderohej si një biznesmen i fuqishëm në Tiranë dhe Durrës, me aktivitete që përfshijnë restorantin luksoz “Savoy Garden”, klinikën estetike të njohur “Clinique Cinq” dhe më parë klubin e natës “Cinco Cavalli”. Lokale që jo rrallë janë bërë sfond i intervistave, reportazheve lifestyle apo fotove të influencuesve të njohur në Instagram.
Por SPAK po heton pikërisht këtë kontrast, mes një jete të ndërtuar mbi luks dhe promovim publik, dhe burimeve të dyshimta të të ardhurave që qëndrojnë në prapaskenë. Në kompleksin “Delijorgji” në Tiranë, ku ndodhet një pjesë e këtyre bizneseve, mbrëmjen e kaluar zbarkuan agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke shkundur themelet e asaj që për shumë kohë dukej si një histori suksesi moderne.
Ndreaj nuk është një emër i panjohur për mediat, as shqiptare dhe as të huaja. Për më tepër, rrjeti i bizneseve të tij rezulton të jetë i menaxhuar edhe nga partnerja e tij, duke ruajtur pamjen e ligjshmërisë dhe qëndrueshmërisë në treg. Por për prokurorët, struktura është vetëm një maskim i mirë i një aktiviteti të dyshuar kriminal që shkon përtej kufijve të Shqipërisë.
Ky nuk është rasti i vetëm, por vetëm një shembull i asaj që po kthehet në një model: ndërtimi i fasadës së suksesit përmes investimeve në sektorët më të dukshëm dhe më të “fotografueshëm” si gastronomia dhe estetika, për të legalizuar ose fshehur rrjedhën e parave që, sipas hetimeve, kanë origjinë të paligjshme. vna
Tē gjitha ato ato aktivitete “lluksi”janē investime te parave tē pista.
Normal , se shpellari kerma krimineli mbolli krimet tradhtine vrasjet dhe cdo krim tjeter ne dem te secilit shqiptare ...pasoja qe duhen shekuj te pastrohen...panvaresisht nese Evropa do te na pranoje ne gjirin e saje dhe per Interesat e veta... Skllaverim i pa pare dhe degjenerim i pa pare .... mjere Rinia e seardhmes qe do te perjetoje krimet qe sollen ne fillimet e 90 ..... fatekeqesia e popullit te pa ditur ! dhe propaganta qe ju behej ne trurin e vogel...Lajme te bukur te bukura ndegjojme , shume te huaj miliona vijne e vizitojne shqiperine nje pjese dhe jetojne aty.... por ata kane nje siguri jetese me te ardhuart qe kane...ndersa Familiet shqiptare, me borxhe cdo fund muaj ..

Kjo gjë dihet. Pse studiot televizive me se janë bërë? Po Top Channel si u bë? Lulëzoi droga në kafe dhe papritur Tani Topit doli si njeri me vizion... Na hapët barkun!!
Tmer
Shikoni Shkullakun nuk i numërohen shtëpit. Armand Shkullaku është vetëm një gazetar, asgjë më shumë. Të gjithë pyesim me pfarë parash studioi fëmijët në Londër? Me pfarë parash bleu tre apartament në Tiranë? Me çfarë parash ka bler një vilë te Rolling Hill dhe me çfarë parash ka bler një vilë guri në Dhërmi fshat? A mund të më thot njeri kështu kaq të pasur janë të gjithë gazetarët në Shqipëri?