Ilir Meta dhe Lulzim Basha, përplasje në distancë: Ai ka marrë malet nga frika....

25 Mars 2024, 17:06Politika TEMA
Ilir Meta dhe Lulzim Basha, përplasje në distancë: Ai ka

Një përplasje në distancë ka ndodhur ndërmjet kreut të Partisë Demokratike Lulzim Bashës dhe kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Gjatë një konference për mediat, kryetari i Partisë së Lirisë, akuzoi Bashën për pazare me kryeministrin Edi Rama.

"Nuk e di kush është treshja më e vjetër e politikës në vend e për cilat pazare bëhet në vend. Dmth unë jam pjesë e një tresheje ku është ish shefi i tij, shefi i tij aktual dhe unë jam pjesë e pazareve që ka votuar ky? Për të cilat ka votuar ish shefi i tij dhe unë kam bërë grevë? Për pazarin e 17 majit?

Apo bëhet fjalë për pazarin që mos të jepte alternativë për reformën territoriale? Dhe ai kurrë nuk e solli atë se që atëherë ka qenë në Pazar me shefin e tij aktual. E di gjithë Shqipëria se kush është njeriu i pazareve, kush mbahet peng për të dëmtuar opozitarizmin dhe nuk bëhesh njeri duke lyer flokët, as duke thënë se unë jam fitimtar se bëj lapsuse siç bën presidenti i SHBA"- tha Meta.

Nga ana tjetër kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon Metën se është bërë bashkë me Ramën dhe Berishën në një aleancë të re kundër SPAK-ut dh ekundër Reformëz Zgjedhore.

Basha, duke ju referuar Metës, thotë se nuk impresionohet nga deklaratat e atyre që kanë marrë malet për t’iu fshehur drejtësisë, por një gjë është e sigurt: nuk u ka mbaruar vetëm koha, por edhe rruga.

"Politikanët e vjetër të tranzicionit të stërzgjatur shqiptar nuk e kanë thjesht betejën me Partinë Demokratike, por, mbi të gjitha, ata e kanë me popullin shqiptar. Jo vetëm që janë në pazar me njëri-tjetrit, por dihet se kur mblidhen bashkë Rama, Berisha dhe Meta diçka po luajnë në kurriz të shqiptarëve.

Këtë radhë janë bërë bashkë në një aleancë të re kundër SPAK-ut dhe kundër Reformës Zgjedhore, sepse vetëm kështu mund të vijojnë me pazaret e vjetra të bëra në kohë të reja.

Personalisht nuk impresionohet nga deklaratat e atyre që kanë marrë malet për t’iu fshehur drejtësisë, por një gjë është e sigurt: nuk u ka mbaruar vetëm koha, por edhe rruga. Dhe kur të mbaron rruga, nuk ka mal që të bën derman"- shkruan Basha.

7 Komente

  1. Z
    Zoti ju denofte me ilace ju befte !

    Kriminele qe asnjeher nuk menduan per te gjithe qytetaret...kane deshire te komandojne dhe te vrasin kush i dele perpara dhe kundra !

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sadiu

      Po ky politikani i "ri", çfarë po bënë i shkreti, nuk po i nderin partia fare. Ky katran ka në politikë më shumë se edhe këta. Nja 4 a 5 vjet punoi për shitjen e Kosovës dhe tradhtinë ndaj komandantëve të UÇK-se duke i akuzuar ata si vrasës Pastaj aty nga 2004 ju bashkëngjit Saliut dhe u bë vrasës i Gërdecit, bulevardit dhe kryetar partie duke e shkatërruar PD-ën nga themeli. E tani ky politikani i ri që nga 2004 kakaris si këndezi në majë të pilogut të plehut. Pika në mendere o Bashuk.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Evisa

        Tjerr fjalë kot ky Basha, për t'u dukur interesant. Në këtë rast Metajt i bëhet vetëm një pyetje: mund t'na thuash, si e sigurove mbështetjen e Ramës për t'u bërë President? Pa një marrveshje a mund të arrihej ky fakt? E keqja në politikë nuk janë marëveshjet, por mosmarrveshjet. Por, sidomos, e keqja jonë është se marrëveshjet i bëjmë natën dhe mosmarrveshjet ditën, e kushtëzuar kjo nga qëllimet për të cilat bëhen, të parat bëhen për të siguruar jetëgjatësinë dhe të mirat e pushtetit, të dytat si koperturë për të mbuluar ato që bëhen skutave, natën.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Neshos do i japësh ndonjë post,kur të fitosh pres

          E dimë o likefloriri,spiun e hajdut matrapaz që vodhe në çdo qeveri,ik njëra hajde tjetra e ti me lugën në brez me Monikën e sashën.Ju akuzoni njëri tjetrin dhe jeni të gjithë hajdutë që u pasuruar pa punuar

          Përgjigjjuni
          1. T
            Trimi

            Ore luli lere ilirin,po na thuaj cdo behet me reformen zgjedhore,se jemi pa gjum nga dit,aman o luli o è ardhmja e shqiprise,po ti je kampioni politikes shqiptare,ti je sot me I perfoluri ne shqipri,edi rama dridhwt nga ti,dhe demokratet rrin ne rradh te gjata si dikur ne ambasada duke u rregjistruar ne partine tende.po ekipi qe ke o zot o zot,fitues absolut,kur dalin ne panele shkelqejn,shkelqejn,zekthi me ate terr terren e vet,haklaj me batuten botrore trekendeshi I bermudes,rrokjet e alibeajt,lapsuset e tua te pafajshme te grida,syzet e topit,filosofite e avukatit ngjela,cemcakizi i kullurit,zbokthi ne xhakete i precit,kto luli jan emozione te forta qe ju i dhuroni ketij populli,faleminderit

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xeni

              Lulo ty te ka rene bixha por je sh.b.q. per t'a shfrytezuar

              Përgjigjjuni
              1. V
                Velo

                Kjo puna e spiunllikut te Metes e dyshimte mbeti. Mos ishte sajese?

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje