“Ilir Meta nuk mund të futet në listën e PD” - Deputeti demokrat: Ai është i majtë, ç'punë ka me partinë tonë

17 Janar 2025, 17:55Politika TEMA
“Ilir Meta nuk mund të futet në listën e PD” -

Në Partinë Demokratike kanë nisur akuzat për manipulim zgjedhjesh në degën nr.2 në Tiranë.

Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku i ftuar në Report Tv thotë se në politikën shqiptare është ende e vështirë të instalohet kultura që humbësi është po aq u i rëndësishëm sa fituesi. Sipas tij, akuza të tilla ndodhin pasi refuzohet të pranohet humbja.

Është traditë jo shumë për t’u lavdëruar apo krenuar kjo. Një parti që është e hapur dhe demokratët e kanë këtë liri të thonë çfarë mendojnë duke qenë se është e vështirë të instalohet kultura që humbësi është po aq i rëndësishëm sa fituesi, sepse vlerën dhe ngjyrën e vërtetë të një procesi e bën kur humbësi e pranon rezultatin dhe përshëndet fituesin.

Akti më i bukur i çdo procesi zgjedhor është që humbësi del dhe rreshtohet në krah të fituesit. Kjo kulturë vonon të instalohet dhe hera herës, siç është rasti i degës 2, kemi fenomene të tilla ku refuzohet humbja”, thotë Çollaku në Report Tv.

Çollaku thotë se elementë të tillë ngrenë shqetësim edhe për procesin e primaareve, që në fakt ende nuk ka një datë se kur mund të zhvillohen.

Procesi i primareve është një proces i vlefshëm në vetvete, është një proces që demokratizon partitë, fisnikëron partitë, dhe i jep fuqinë e vendimmarrjes gjithë segmenteve të partisë. Në parim, nuk ka asgjë për t’u kritikuar. Kur flasim për primaret, imagjinojmë primaret amerikane, ku një vit e gjysmë para, kandidatët rreshtohen, prezantojnë platforma, debatojnë, njëri fiton dhe të tjerët e përshëndesin. Sfida është që primaret apo zgjedhjet brenda partisë, po, por duhet instaluar edhe kultura e pranimit dhe respektimit të të gjithëve.

Elementë të tillë ngrenë shqetësimin e mbarëvajtjes si gjithëpërfshirja, garancitë dhe proceset e plota që nga A deri te ZH. Nëse kjo ndodh nuk ka asgjë të keqe që primaret të zhvillohen, por në situata krize apo emergjence është për tu analizuar nëse dëmtojnë apo fuqizojnë formacionin politik”, vijon Çollaku.

Deputeti demokrat është kundër futjes së Partisë së Lirisë dhe Ilir Metës në listat e sigurta të PD, pasi thotë ideologjikisht përfaqësojnë të majtën. Ai thekson se nuk mund të mbesin jashtë koalicionit parti të tjerë opozitare të djathta.

Meta është i arrestuar, i arrestuar në mënyrë vulgare të paligjshme, kam patur rastin të punoj, s’kam problematikë personale. Ideja e futjes së të gjithëve në një listë do funksiononte nëse do futej i gjithë spektri në një listë. Është e pasens kur parti ideologjikisht të majta të gjejnë më vend në një listë të PD.  Nëse do kishte unifikim total, do kishte sens. Nëse opozita shkon e copëtuar, nga pikëpamja elektorale kam një lloj skepticizmi. Është një parti e majtë që kemi disa dallime që na ndajnë, ideologjike, nuk e di sa e frytshme do ishte nga pikëpamje elektorale.

Nga pikëpamja politike e kuptoj, nga pikëpamje njerëzor po ashtu e kuptoj, solidaritet njerëzor, por nga pikëpamja elektorale kamë skepticizmin tim. Ky është mendimi im, kush e ka në dorë dhe kush e drejton do ta vlerësojnë. Nuk kam problem nëse vjen PL brenda, por s’do doja të shihja segmente të djathta që ngelen jashtë frontit të PD”, thotë deputeti demokrat.

7 Komente

  1. M
    Munika

    Majmunet qe u ngopen duke I lepire bythen non grates, kane nisur te zgjohen e ti therrasin mendjes. Jane po ata qe grisen gjunjet duke u zvarritur perpara vampirit.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cubi

      Thuaj sali qenit jo neve. Ty s'të pyet sala e di vet,shkoji pas po deshe të të pjerdh sa herë të dojë. Edhe të bëni hajer ju. Për lesh bubi keni shkuar por sdoni t'a merrni vesh .

      Përgjigjjuni
      1. I
        Italiani

        Po ç merreni me këtë majmunin kujton se u bë një herë ambasador e do bëhet prapë. Se çfarë truri ka ky profja pyesni në katedrën e italishtes për këtë.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vezhguesi indiferent

          1. Teorikisht je i sakte, z. Collaku, humbesi eshte po aq i rendesishem sa dhe fituesi. Sepse humbesi do te jete opozita e fituesit te pushtetit dhe nje demokraci e vertete nuk mund te kuptohet pa nje opozite te forte e konstruktive. Por ti harron te thuash se partia jote, gjithe keto vite ne opozite, ka kryer vetem akte destruktive si: protesta te dhunshme, djegie te mandateve, nje gjuhe tejet fyese, denigruese e vulgare etj., nuk ka pranuar asnjehere konsensusin, as per ceshtjet e medha te zhvillimit te vendit e te integrimit ne BE. Prandaj dhe ka qendruar kaq gjate ne opozite dhe, me sa duket, do te rri akoma. Aq me teper qe tani Berisha po e perdor partine tende si mburoje per te mbrojtur interesat e veta dhe te familjes se tij. 2. Eshte e vertete qe pranimi i humbjes, per fat te keq, nuk eshte pjese e kultures sone demokratike. Sidomos Berisha, sa here ka humbur, (dhe ka humbur jo pak), nuk e ka pranuar humbjen dbe ka bertitur me te madhe se zgjedhjet u manipuluan, votat u vodhen, u shiten etj. Keshtu do te beje dhe kesaj radhe, besoj. Por eshte pikerisht Berisha dhe partia juaj qe e beri norme vjedhjen e votes qe me '96, kur e kuptoi, pas referendumit per kushtetuten, se me zgjedhje te.ndershme nuk vinte dot ne pushtet. 3. Mbase ke te drejte per ate qe thua lidhur me Meten. Por mos bej sikur harron qe me 2005 partia jote erdhi ne pushtet me 4 deputetet "e florinjte" te Metes dhe vitet e fundit ka pasur bashkepunim te ngushte me te, madje edhe ka garuar nen siglen e tij. Apo atehere partia e Metes nuk ishte e majte dhe vetem tani u be e tille?

          Përgjigjjuni
          1. R
            Roçka I peqinit

            I kar kush te pyet ty, vendos vetem salihi, keshtu e votuat ju vete zot vete shkop

            Përgjigjjuni
            1. R
              Roçka I peqinit

              I kar kush te pyet ty, vendos vetem salihi, keshtu e votuat ju vete zot vete shkop

              Përgjigjjuni
              1. C
                Collak ciiplleku

                Futet ti ne p.... te sateme qe shkove me vrap nder shalet e Sali bajges ! Collak haleja ...!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje