Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot serinë e përgjigjeve ndaj komentuesve në “Sy m’sy”, ku ka folur në lidhje reformën në drejtësi, duke sjellë në vëmendje edhe 21 janarin, ku 4 protestues u vranë në bulevard në 2011 nga plumbat e shtetit.
Rama u shpreh se më parë nuk mund të imagjinohej të kishte një drejtësi të pavarur, dhe se reforma në drejtësi dhe SPAK sot, u realizuar vetëm nga mbështetja e PS.
Rama: Lërja punës së zotit këtë orën kur na merr. Kur përmend Profetin, më dëgjo mua bëj shumë kujdes. Mos nxjerr profetin përpara për të nxjerrë mllefet e tua. Nëse ke helme për të nxjerrë dhe nëse ke mallkime për të bërë. Besoj se është e kotë të luftohet me gjithë këtë llum, por kush sulmon duhet të provojë atë që thotë.
Sa i përket arrestimeve duhet ta dish ti dhe të gjithë, kjo ditë e arrestimeve, hetimeve të personave në pushtet politik, qofshin ministra a kryetar bashkie, nuk do vinte kurrë o ti miku im, pa mua dhe pa PS. Nuk do vinte kurrë se po të vinte do kishte ardhur nga 1912. Deri kur un dhe PS të gjithë bashku bëmë reformën në drejtësi, as ti, as yt atë, as stërgjyshi, që kanë jetuar në këtë vend e u prehtë në paqe kush nuk jeton më, nuk kanë parë asnjë gjë të tillë siç po shohin sot. Pyetja është si ka mundësi që nuk u bë një hetim, si nuk u thirr një njeri në prokurori?
Kështu pushkatime e varje në litar me gjykata nga regjimi përkatës ka pasur plot. Po flas për prokurorët e gjykatës të pavarur. Unë dhe skuadra ime vendosëm diçka që se ka bërë askush më parë.
Vendosëm t’i dorëzojmë drejtësisë shpatën e ndëshkimit që ka qenë në duart e pushtetit politik duke goditur kë ka pasur oreks të godasë. Këtu ka ndodhur, imagjino të ndodhte sot që të mblidhej këtu posht dritares sime një popull i tërë dhe nga kjo zyrë të jepej urdhër për të qëlluar dhe të qëlloheshin më plumba dhe të vdisnin 4 vetë të pafajshëm, të parrezikshëm.
Dhe prokurori, imagjino SPAK të lëshonte urdhra arresti për një numër personash përgjegjës për gjithë procesin dhe unë t’i jepja urdhër Drejtorit të Policisë, hec, nuk arrestohet askush. Me forcën e policisë të merrja në mbrojtje persona që i kërkon SPAK. Kjo ka ndodh në Shqipëri morë miku im jo para 100 vjetësh por shumë pak kohë më parë, para se unë të vija në këtë zyrë.
Si shpjegohet kjo që tani duket e pamundur. Na ra nga qielli kjo? Apo e solli Amerika me aeropolan apo Europa me vapor. Këtë e bëri ky që sheh këtu dhe ata që e shkruan dhe e votuan me vullnet të plotë. Altin Dumanin për të cilin kam shumë respekt dhe ia kam shprehur solidaritetin kundër qendërisë që i turret, ka qenë aty prokuror i Republikës, por nuk kanë pasur fuqinë që kanë sot, se shpatën e ndëshkimit e mbante kush rrinte në këtë zyrë more zotëri dhe e përdorte për hesapet e veta.
Askush nuk pretendone qe drejtesia eshte e kapur nga ju , por kjo nuk do te thote qe kjo palo drejtesi si ajo e viteve 1949 te krijoje terrore te burgosi pa qene i pandehur dhe per kete drejtesi te vije turpe e jo te tregohesh ( fière ) krenar...... Duhet te kuptoshe qe komunisti non grata dhe 24 te semure psiqik rrethe tije jane thjeshte nje perziere démodé qesharak , por kjo nuk do te thote qe ju jeni atje ku duhet ...çfare keni bere ju per ata qe qane vdekur ne burge nga arrestimet e Nesti Angoni ....heshtje , drejtesi e pamvarur nuk do te thote ti lesh dore te lire nje grupim militantesh te PD te infiltruar brenda Nesti Angonit , jo kjo eshte pa aftesi e juaj , pse ju nuk i krijonin pression Nesti Angonit per vrasjet e kryera nga Berrisha ? . Per mua nuk ke bere asgje , rruga e Durresit ka qene sic ishte , rruga Kavajes sic ishte edhe sot qytetaret shkelin mbi pllakzt e trotuarit te ndertuar nga diktatori. Me trego nje place sheshe qe ju keni ndertuar nje statuje nje skulpture .nje veper arti ..asgje . Te konsiderosh suksese çfare idioti Berrisha beri duke prishur barakat ânes peroit te Lanes , eshte sikur Enver Hoxha te mburej qe po prodhonte sapun se ne kohen e Zogur vdisne nga morri kuq qe nuk kishte sapun. Ke privatizuar apartamente qe sot jane gati 80 vjeçar, çfare prêt qe nje nate keto vjetersira te shemben dhe njerzit te vdesin atehere juste reflektoni......mer shembullin e Gjeorgjise jep leje ndertimi vêtem per zevendesimin e apartamenteve te vjetra egzistuese ku immobilier detyrohet te ndertoje psh nje 10 katesh dhe tre - katet e poshteme ti jepte banoreve me mettre katrore qe kane pasur ne frengjisht thuhet ( donnte donnons) jep - mer . Ndaje zoti kryeminister nuk ke bere asgje nje shtete pa tren , nje kapital pa autobus pa tramway , nje perrua mes qytetit , falendero'i diktatorin qe ndertoje hidrocentrale université shkolle ushtri polici uzina fabrika thau keneta edhe piramiden qe ju mburenive ndertoje diktatori qe ju per 33 vjet keni punuar vetem per ti prishur kjo eshte mérité keni shkateruar kush me shume e kush me pak
UNE????!!!..une...une dhe PPSH...une pra...! = Une...po qe po kopjon Trump-in ky...ngeli ne internet dhe pjesen tjeter avion jashte shtetit...!lol
I keni dhene shpaten por dhe manualin e perdorimit te saj, dmth se ke, kur, sa dhe si duhet te prese ajo shpate teneqeje te ndryshkur. Saline, Nano nuk i prek qe dhe ata qe vijne pas teje te mos te te prekin, e ky zakon zullumqaresh, mashtruesish dhe tradhtaresh. Keni punuar vetem per VLLEHE BOSHNJAKE SERBE ROME MAGJYP LGBT GORANE bullgar etj... PER SHQIPTARE QE JANE MBI 90 PERQIND E SHQIPERISE JU KENI BERE NOC RROKUN, VEC U KENI RRAS PASAPORTEN NE DORE, ATE QE UA KANE BLERE JUVE SA FRENGU PULEN, DHE I PERZUTE! GJITHE KOHEN E SHQIOTAREVE UA VODHET DHE NJE ZOT E DI SI DO TE NDAHET KJO PUNE
Shume mire e o zoti kryeminister,shpaten e drejtesise ti me PS ja dhat,por ce do, se ate shpate ja mori Sali Berisha dhe po pret koka te pafajsheme. Futja e Erion Velis ne burg,pa bere asnje faj,eshte poshtersia me e madhe. Denohey ai qe punon dhe Sali Berisha qe ka ne kurrizin e tij nje msl me krime,eshte i lire dhe bene fushate. Altin Dumani me Olsi Dadon jane dhitur te Ssli Berisha. Nuk ka fund e keqja.
Mjere SHQIOERIA nese edhe spak behet pjese e dallaveres rama BERISHA nano
E vertete, ja dhe "shpaten", por je duke kerkuar ti "presesh" doren.
Ja dhe shpatën dhe e lufton prapa krahëve si mafioz apo nëpërmjet kukullave te tua
Z.Kryeminister,ne kete vend,ne Shqiperi,ka pasur drejtesi.A ka patur pislleqe?PO.Por po ju them Juve se te kryesh arestime per dyshime,eshte njesoj si ne diktature kur hetimet i bente hetusia (sigurimi shtetit) dhe gjyqtaret e friksuar nga pushteti i sigurimit vetem noterizonin kerkesat e hetuesise.Sot nga kjo prokurori jane dhjetra te arestuar(paraburgim) dhe nuk dalin ne gjyq.Pse?A eshte i pandehur Ilir Beqja,Ilir Meta e te tjere dhe sa kohe duhet te qendrojne ne paraburgim?Mendoj se prokuroria duhet te kerkoj masat ndeshkuese kur ka plotesuar dosjen dhe te bej ballafaqimin me te pandehurin.A eshte rasti Vangjush Dakos nje rast qe u mbajt per shume kohe i paraburgosur dhe per perfundim afatesh e lane ne arest shtepie?Mendoj Zoti Kryeminister se drejtesia duhet te jete e pavarur nga politika ,por a eshte ne fakt?Kush e kontrollon kete pavaresi te gjyqsorit?Zoteri,populli si sovran (ligjerisht)ka votuar vetem nje organ ,ate legjslativ (Kuvendin Popullor).Prej tij duhet te buroj drejtesia dhe zbatimi saj.Ai duhet te kontrolloj gjithe veprimtarine e prokuroreve,gjykatave edhe te avokatise.Kjo qe JU thoni ,eshte te lash duart si pons pilati .Eshte Egzekutivi qe JU drejtoni qe duhet te dergoj ne Kuvend ligje te reja per te permiresuar kete drejtesi qe ka shume mangesi.Eshte Kuvendi Popullor si organi i zgjedhur nga sovrani qe duhet te kerkoj hesap prokurorise se perse nuk kane perfunduar hetimet per Gerdecin apo vrasjet ne bulevard.Mos hetimi i vrasjeve,te cilen JU kerkoni ta etiketoni si pune te drejtesise, (e qe keshtu duhet te jete)kur zvaritet pa arsye Kuvendi duhet te nderhyj e ti vere pergjegjesit qe s'kane bere detyren para pergjegjesise.Populli e ka deleguar te drejten e tij per drejtimin e vendit,edhe te drejtesise tek Kuvendi.Cfar behet?Pergjegjesia eshte jetim e askush s'do te dije.