Integrimi i Shqipërisë, Rama ofertë për opozitën: Uluni me ne dhe aleatët për procesin e shtetbërjes europiane

7 Maj 2024, 13:04Politika TEMA
Integrimi i Shqipërisë, Rama ofertë për opozitën: Uluni

Në kuadër të punës dhe synimit për t’u anëtarësuar në BE, Edi Rama i ka bërë një ofertë opozitës për arritur një “armëpushim”, në atë që ai e quan “luftë te tyren”, për të punuar së bashku për këtë qëllim.

Rama tha se PS ka gati një projekt rezolutë për të përshpejtuar rrugën e vendit drejt BE.

“Sot jemi gati për ti paraqitur grupit një projekt rezolutë që të nisim përpjekjet për rrugën në BE. Thirrja ime për ata që janë kundër nesh… ne nuk ju ndryshojmë dot juve, luftën tuaj bëjeni si të doni ju me gjithë arsenalin, por le ta krijojmë një hapësirë jashtë territorit të kësaj lufte një zonë të ndaluar.

Një vend pune të përbashkët me aleatë tanë strategjike, me të gjitha institucionet e pavarura, për të adresuar jo dallimet tona të papajtueshme politike, por procesin e mëtejshëm të shtetbërjes evropiane të Shqipërisë.

Ju thoni se e keni seriozisht të vini në pushtet. Unë u them se zgjedhjet janë vitin ardhshëm, nëse ne gjithë mend do të vini në pushtet ju do të jeni të parët që të jeni të interesuar për këtë iniciativë.

Konsiderojeni këtë iniciativë tonë si mundësi tuajën për të filluar të mendoni se çfarë do të bëni për rrugëtimin drejt BE. Kjo iniciativë kërkon një punë të madhe, dhe na duhet për Shqipërinë e 2030”, tha mes të tjerash kreu i shtetit.

8 Komente

  1. P
    Pordhe me rigone....

    Ore llesh qen(si turku Kamal Ismael ne foto hahahaha) vertet beson ti se BE do te pranonte ne gjirin e vet nje bourdhelo islamikesh!?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kujdestari i PD

      Aa a ! Dike mirë ti ë...... Të na e hedhësh........ . Jo, jo të!....... . Në Europë do hyjmë kur të duam ne........ Ose jep dorëheqjen, bëjmë qeveri teknike dhe e formulojmë ne rezolutën për tu futur në BE.

      Përgjigjjuni
      1. L
        LORA

        Ata qe jane perballe jush jane kunder Shqiperise dhe shqiptarve,jane krethemeles me rekorde te tmerrshme kriminale ndaj shtetit te shqiptarve,qe nga 1990-ta. Vetem sterkemcat kunder progresit te Shqiperise,te ideuar nga Beogradi Moska e Athina,garantojne ata. Rilindja Socialiste nuk duhet te ndalet qofte dhe nje hap;duhet te shpejtoje per procesin e antaresimit te Shqiperise ne EU,per mos te lene shteg kthimi prapa. TUNG.

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qytetar optimist .

          Pooo!! Te shkojme drejt Evropit , nga rruga e Nroqit ..

          Përgjigjjuni
          1. E
            Evropiani nga Shqipëria

            Hahaha. Do që të quhesh baba i kombit. E ke filluar me këmbën e gabuar plako. E ke ngritur korrupsionin dhe arrogancën e administratës në sistem faraonik. Edhe ologarkët po të marin në dorë opozitën nuk të bashkohen në ëndrrën napoleonike. Sepse i ke mësuar keq dhe pa pagesë nuk të vijnë. Nuk bashkohen më shqiptarët sipas shembullit të Mukjes. Forco dhe pastro sa më shpejt policinë. Riformato ligjet për pronën. Zvogëlo administratën. Filtro hajdutët dhe "ekspertët" me diploma të blera. Dëgjo popullin dhe jo Agasët, Balluqet, Lindën dhe konsulentët e huaj.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Agim

              Aleance me Salen. Zgjidhja perfekte. Merr edhe Ilirin me Moniken.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Real

                Hipokrit ne shkallen siperore. E don dhe opoziten si reklame per te ligjeruar vjedhjet galopante me sistemin partneritetit publik e privat. Ik shporru hajdut.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Reshit Lala

                  Pa zhdukur korrupsionin nuk ka BE! Pa barazi sociale nuk ka BE! Pa ndrequr ligjin e vitit 1992,që Sali Berisha e bëri për dënimin epensionistëve të diktaturës nuk ka as paqë e as BE! Pa ikur kjo klasë politike, që shkaktërroi dhe shiti Shqipërinë nuk ka BE! Politikanë të korruptuar përgatituni për të dalë para drejtësisë për tragjedinë,që ju keni shkaktuar shqiptarëve!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje