Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes me ministrat dhe deputetët e bëri të qartë se nuk mbronte apo mbështeste askënd që ka abuzuar me detyrën e tij në kurriz të qytetarëve dhe të Partisë Socialiste.
Rama tha se kushdo që ka gabuar duke shfrytëzuar detyrën e tij për përfitime personale, duhet të cilësohet si “tradhëtar i dyfishtë” dhe të luftojë vetë në SPAK për shkeljet që ka kryer.
''Rruga e jetës na bashkon për 1001 arsye, por puna që na lidh për një qëllim edhe na zgjidh menjëherë për një vepër të ulët si tradhtia. Kam punuar me 40 e ca ministra të gjithë e kanë dëgjuar prej meje që kush lufton për qëllime të përbashkëta ka mbështetjen time për çdo hap.
Kush gabon duke kujtuar se mund të bëjë një rrugë e dy punë, duke punuar fshehurazi për xhepin s’do të më ketë në krah as mua as PS-në, por vetëm avokatin. Jo po PS do t’i mbajë njerëzit e saj dhe ti nuk duhet ti lëshosh. Unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël kur do të hidhet nga një mal, por nuk mund të mbaj asnjë burrë me para të vjedhura.
'Jo po s’kam bërë asgjë se SPAK-u kshu e SPAK-u, ashtu’, nëse s’ke bërë gjë s’të mban PS-ja, por vetëm e vërtetat jote. PS nuk bën avokatinë e askujt. Sa më lart të jetë ngjitur kërkesa e SPAK, aq më shumë e presim të vërtetën e SPAK. Keq me vjen për këdo që s’do ta pranojë realitetin.
Kanë ardhur kohë të këqija shumë. Duan dhe të shkëmbejnë dhe të rrëmbejnë. S’kemi ç’bëjmë se kjo luftë për drejtësinë e re është e vërteta jonë me kuptim të plotë. Më 40 e ca ministra, ai grusht ministrash socialistë që kanë deri më sot lidhje, nuk janë larguar nga SPAK, por janë larguar nga unë për të korrigjuar shënjestrat e punës''- tha Rama.
Ti je KRYEHAHDUTI! Te dalshin nga hundet gjithe vjedhjet qe ke bere. O kryedebil i di njerezit si ato mumjet qe rrine kokeulur para.
U mbars mali dhe polli nje mi. Si pas teje, ata qe kane vjedhur deri tani nuk futen ne radarin tend. Po ata qe i ke zgjedhur ose ti ka propozuar Linda ku do i klasifikosh. Se te gjithe kane futur duart ne buxhetin e shtetit dhe vazhdojne te abuzojne. Po nepotizmi dhe shitja e pozicioneve te larta ne administrate futet ne korrupcion? Nuk lahet m... me shurre thote populli. Ti ke krijuar nje sistem te frikshem servilash dhe manipuluesisht perfshi edhe virusin qe shperndan ti. Ate te reklames dhe propagandes. Mendohu vetem disa minuta te jesh kryetar i opozites. Si do e gjykoje kete qeveri sot.
Nuk mbaj asnje Burr me para te vjedhura ! Po Femrat me para te vjedhura,nuk i kap ligji ? Perse kaq urrejte per Burrat ka Rama ?!