Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të opozitës se ai kontrollon SPAK-un.
Në mbledhjen me grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar, ai ironizon duke thënë se pse duhet ta kontrollojë institucionin e drejtësisë, që disa “të flenë rehat mbi dyshekët e mbushur mbi puplat e korrupsionit”.
Këto akuza, shtoi Rama artikulohen nga Sali Berisha që ndodhet në arrest shtëpie nën akuzë për korrupsion për aferën Partizani.
“Çfarë balte e ujërash të zeza na përplasen çdo ditë në sy. Çfarë më duhet mua kontrolli i SPAK, që të shqyhem dysh ditë natë në krye të punëve. Që shumica në këtë familje të bëjnë punën e tyre me aq sa munden, që disa këtu të lënë fëmijët në gjumë dhe t’i gjejnë në gjumë dhe kur janë nëna, pa llogaritur se çfarë balte dhe ujërash të zeza na përplasen përditë në sy dhe ndërkohë ta kontrolloj SPAK-un që ndonjë mes nesh, ca rrotull nesh, të tjerë poshtë nesh të flenë rehat mbi dyshekët e mbushur mbi puplat e korrupsionit.
Unë s’ju vë faj për asgjë nga këto që thonë se po të ishin në vendin tim, do të bënin gjërat për të cilat më akuzojnë dhe akuzojnë ne. Sic i kanë bërë ata që kur ishin në vendin tim dhe pozicionin tonë, shkelin me këmbë këto, fusnin duart kudo. Ja ku janë sot, gazi i botës me gojën çapraz kundër korrupsionit dhe me çaprazin në bigën e drejtësisë për korrupsionin
Dy fjalë për përgjegjësinë morale; në vendet e zhvilluara ndodh që titullarët dorëhiqen edhe kur nuk janë përgjegjës. Morali; kush e ka radhën për t’u dorëhequr. Zyrtarët e lartë janë të gjithë sistemi ekzekutiv që ne drejtojmë. Kërkesat e një minorance ulëritëse për koka turku janë pa themel moral dhe themel logjik në funksion të luftës kundër korrupsionit, që nuk bën hapa para por pas.
Por në demokraci të strukturuara ka një strukturë që i kryen 90% të punëve të shtetit. Belgjika qëndroi më shumë se 1 vit pa qeveri, njerëzit thoshin se shteti punoka edhe më mirë pa qeveri. Këtë makineri jemi duke e ndërtuar ne prej 10 vitesh.
ërgjegjësia morale predikohet nga njerëz të akuzuar dhe të izoluar në ballkone për korrupsion... apo të kudondodhur nëpër kanale dhe portale. Synohet krijimi i një diabolizmi mekanik për të goditur një shumicë qeverisëse që nuk e mundin dot ndryshe me votë. Një kokë këtu një kokë atje bam e bum, morali kush e ka radhën për t’u dorëhequr. Shtet bërja nuk është ushtrim i lehtë për t’u udhëhequr”, deklaroi Rama.
SPAKU eshte i kapur totalisht nga kryehajni i ripjelljes per interesa te tije dhe te njerezve te afert te tije, jo per te mbrojtur as PS dhe as ate administrate te shtetit te kalbur nga korupsioni. I mbron zyrtaret e afert te koruptuar deri ne ate pike sa mos ti behet peshe e pa perballueshme. Te gjithe qe jane denuar ne fillim ke dale dhe i ke mbrojtur ne publik se jane miq te tuaj. Pastaj jane drunje te shtrember dhe molla te kalbura Ik shporru, hajn, hipokrit, megalloman !!