Investimi në energjinë e ripërtëritshme në rajon, Rama nga Beogradi: Do kemi masterplan rajonal dhe udhërrëfyes investimesh

17 Nëntor 2022, 13:07Politika TEMA

Investimi në energjinë e ripërtëritshme në rajon, Rama

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në konferencën mbi “Mundësitë e investimit në energjinë e ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimot”, nën kujdesin e qeverisë së Norvegjisë.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se kjo ishte një mundësi e shkëlqyer dhe mbledhje e nevojshme në një kohë kur lufta ka ndikuar tregjet dhe inflacionin.

Po ashtu shpreson se do të vijojë bashkëbisedimi me partnerët norvegjezë për masterplan dhe udhërrëfyes investimesh.

“Kriza energjetike na ka bërë të shkojmë përtej Kufijve. S’ka dyshim se në këtë kohë kaq të vështira, ajo çfarë kemi thënë më parë kur nisëm Ballkanin e Hapur dhe kur nxitëm për një bashkëpunim më të gjerë bëhet gjithmonë e më e dukshme.

Duhet të shkojmë përtej kufijve tanë pasi në të kundërt mbetemi ende tregje të vogla dhe ajo çfarë na duhet dhe për të cilën kemi nevojë mund të jetë shumë më tepër e kushtueshme dhe jo vetëm kaq.

Duke vepruar në mënyrë rajonale, ne mund të kemi qasje më të lehtë në financime dhe mund të kemi partneritet më të fortë në sektorin privat. Ishte ditë e rëndësishme kjo e sotmja. Jam mirënjohës qeverisë norvegjeze që bëri të mundur nisjen e këtij bashkëbisedimi me strukturat më të mira.

Shpresojmë që ky bashkëbisedim do të vijojë dhe ne do kemi me vete partnerët norvegjezë për një master plan dhe udhërrëfyes investimesh”, tha Rama

14 Komente

  1. E
    Erald

    Nuk kalohet ndryshe kriza pa pas bashkpunim mes vendesve te rajonit

    Përgjigjjuni
    1. O
      Oligert

      Ishall kemi sa me shume projekte te perbashketa per te kaluar krizen dhe per zhvillimin e metejshem te vendeve

      Përgjigjjuni
      1. p
        petrit

        Bashkepunimi rajonal qe po behet eshte teper produktiv dhe shume i sigurt per te ardhmen e energjise elektrike

        Përgjigjjuni
        1. a
          andi

          Te vetem skemi si tia dalim keshtu qe ne kete menyre jemi me te sigurt se do ti bejme balle

          Përgjigjjuni
          1. z
            zamir

            keto lloj miqesie pacim gjithmone

            Përgjigjjuni
            1. F
              Franci

              I vetmi person qe mendon per shqiperine e shqipetaret

              Përgjigjjuni
              1. D
                Drita

                Bashk do ja dalim edhe kesaj krize

                Përgjigjjuni
                1. k
                  klodjan

                  me plane pra ecet jo ne ajer sic ecnin ato shoket tuaj

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    ana

                    vetem me keto bashkepunime me rajonin do mund ta perballojme me lehte krizen energjitiike

                    Përgjigjjuni
                    1. m
                      marjus

                      besoj me ane te keyre bashkepunimeve do zhvillohet i gjithe rajoni e do jemi antare te denja per ne BE

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Erald

                        Bashkepunimi eshte celesi I suksesit per cdo gje,me keto takime qe ju beni jam I sigurt qe dhe kete krize do ta kalojme

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Ardi

                          Nga marredheniet e Mira qe ne kemi me vendet e tjera kemi filluar dhe te bashkepunojme me to ,gje shume e mire sidomos ne kete situate

                          Përgjigjjuni
                          1. i
                            ilir

                            Vetem me bahskepunime mund ti kalojme situatat e veshtira ne vend,ju lumte Edi

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Eralda

                              Masterplani i ktij timit????, njesoj si open ballcan

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje