
Ish-deputeti Halit Valteri ka analizuar në studion e Euronews Albania situatën në Partinë Demoratike në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Valteri tha në fjalën e tij, se PD rrezikon të marrë një humbje të rëndë në zgjedhjet lokale pasi është e përçarë dhe se nuk ka nisur ende fushatën.
Ish-deputeti shtoi rezultati se katastrofik në zgjedhjet lokale do të bënte që Partia Demokratike të mos ekzistonte më.
“Këta të “Foltores”, janë kandidatë që janë futur në garë për hatër të Sali Berishës. Kanë qenë drejtor dikur, kanë qenë kryetar komune ose deputet dhe janë futur në garë jo për të fituar, por se u është kërkuar. Janë fuur që të kenë një njeri me potencë në ato zona dhe pse e kanë 1 milion % të sigurt që do të humbasin.
E dinë, e kanë të qartë të gjithë përveç nja dy bashkive që afrohet gara, po dhe aty do ketë surpriza. Të tjerët janë 100 % të bindur që do humbasin.
Nuk bëhet fushata nga Rogneri, u kam thënë dilni se nuk merren këtu votat, “dilni se po na merrni në qaf.
Nuk është problemi se do fitojë “Lali Eri” Tiranën që e ka të fituar, apo se do fitoj Rama shumicën e bashkive, problem është se pas humbjes në këto zgjedhje nuk do ketë më PD. PD do prekë fundin, nëse tani është në zero, atëherë do shkoj me minus”, tha Valteri.
Dhe duhet te shuhet si parti ndyre e populluar nga njerez te paskrupullt ,hajdute e pa integritet. Djep i anarkise dhe injorances,shkolle e poshtersive dhe krimeve.
Do jete me mire se do t'a marrin vesh fajtorin qe edhe pse e dine nuk flasin dhe do kene arsye t'a rithemelojne kete here pa grupin e Sales
partite jane si njerezit...vdesin
PD është ndarë në copa dhe secili kërkon të ketë copën e tij, por nuk di nga ta kapë: Nga sali gërdalla? Nga isa toskalibej? Nga xhuzepina? Nga hajdareshe e axemit? Nga lulxim balashi? Nga gardh bazmendi? Nga balil kërriçi? Nga sedi paljoka? Ku të futet i ziu demokrat?! Është bërë fërtele "shtëpia e demonkracisë", është qelbur nga plehërat e Lanës, nga varetë dhe qysqitë e salës, nga foltorja ..vojtorja?! Kurrë nuk ka qenë dhe s'ka për të qenë një parti vlerash, kur në gjirin e saj plot rrudha lëvrijnë hajdutë, kriminelë, kurva e kurvarë, agresorë, injorantë, gallofë, fjalamanë dhe mburravecë, shpifarakë, egoistë dhe të uritur për pasuri, ndërsa për Kombin, për Popullin, për Nderin dhe Dinjitetin, për Sigurinë dhe Paqen nuk kanë asnjë ide, asnjë vizion, asnjë shpresë! Mbështetja tek një kriminel non grata është fatkeqësia kombëtare e shqiptarëve...