Ish-kandidati i PD në Tiranë: Berisha nuk na mbështeti për rinumërimin e votave

11 Qershor 2025, 22:02Politika TEMA

Ish-kandidati i PD në Tiranë: Berisha nuk na mbështeti për

Lisandër Hoxha, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, deklaroi se partia e tij nuk e mbështeti fillimisht kërkesën për rinumërim të votave.

“Unë jam nga ata njerëz të lirë që mandatin dhe votat e mia ua kam borxh qytetarëve dhe askujt në parti. Duke qenë i lirë, kam të gjithë lirinë e mundshme për të shprehur mendimin tim siç e kam. I gjithë fokusi do duhej të ishte te masakra zgjedhore, e cila vërtet ka ndodhur, por unë nuk mund të përjashtoj edhe këtë. Në këtë kontekst, shyqyr që kemi disa kandidatë të PD-së që guxojnë dhe flasin në interesin publik, jo të mandatit. Kurrë më nuk duhet përsëritur kjo histori, sepse është turp t’i vjedhësh votën tjetrit te kutia”, tha Hoxha.

Kur u pyet nëse e kanë “bekimin” e Sali Berishës në kërkesën për rinumërim, Hoxha u përgjigj: “Unë jam një njeri i lirë, jam i djathtë. Besoj te vlerat e së djathtës që janë fisnikëria. Kontributin tim nuk e kam të lidhur me asnjë person, por e kam të lidhur me parimet. Bashkëjetoj nën rregulla të caktuara politike me shumë njerëz. Unë kam kërkuar mbështetjen e partisë dhe partia në fazën e parë nuk na mbështeti. Pasi u bë e madhe gjëja, që doli në publik votimi, pastaj kishte kërkesën për rinumërim të të gjithë Qarkut Tiranë”.

“Në këtë fazë nuk mund të çonim numra kutish, por kërkesa jonë ishte legjitime sepse ne hasëm në fakte dhe prova që nuk ishte numëruar si duhet. Se kujt i ka interesuar të lëvizë votat brenda llojit, këtë e gjejmë rrugës. Ne jemi tani te faza e parë”, shtoi më tej Lisandër Hoxha.

9 Komente

  1. V
    Vicidoli

    Salihi I Vukut ashte hajn specialist,votat I keni ekzakte tek bytha e grites3

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironsi i Vorrit Bomit

      Lisanďer Hoxha nipi i Kriminelit Tropojan Agron Koliqi nuk voton Birisha votojne qytetaret e Tiranes ; more malok Tropoje si ka mundesi qe Birisha kandidoi 50 % maloke Tropoje ne Tirone dhe mori picken e Shiqeres bashke me ty.....

      Përgjigjjuni
      1. T
        Turani

        O doli ky Trapajani nipi i Kulicit , ky ja tangarllik malsori , ky eshte idiot budalla ne nje rrange me Belon e Balliun

        Përgjigjjuni
        1. L
          L

          Ik ore pirdhu,ju jeni qe te gjithe te tredhur dhe te pjerdhur nga Saliu.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kapterri

            Si thote ky maloku,jam i i djathte,jam fisnik.Ç'me bo,ne kete derexhe kemi arrit.

            Përgjigjjuni
            1. c
              ce

              Fole nje here si burrat dhe ti o Lisander, por eshte vone, vampiri eshte ne gjendje te renduar psiqike, duket qarte eshte ne perjetimin e humbjes madheshtore bathore, foltore, almagojore, kujtimhamshore nga Farka deri ne Vore, xhelali me dashnore.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vargmalet Trebeshine , Dhembel , Nemercke.

                Lisandri na hiqet si nje politikan i thekur dhe ka hyre ne parti jo per Beishen , po per bindjen e tij te djathte . Na rrofsh per vere more Lisander , se ne ato pak raste qe te kemi pare dhe degjuar ne ekran , qysh ne fillimet e tua , te kemi njohur si nje furçaxhi te xhaxhit Sali Berisha . Nuk te kemi degjuar ndonjehere te flasesh per interesat e klases qe perfaqeson , te persekutuarit politike , klase qe hiqesh sikur perfaqeson , po gjithnje ke mbrojtur interesat e Saliut , beut tat te ri . Vone , mbase e ke kuptuar se me ç'pjelle ke te besh dhe ne nje fare menyre po reagon , po andej nga jugu thone qe "harro mushke Valarenese Ali Pashane prene" .

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vicidoli

                  Edhe ky trapjan, ore kot me pyet sa miljon ashte trapoja qe ky loqja e Vukut i ka futur ne lista, te fala sheqeres o gerdalle, turp votojne shqiptaret birin e vukut e sheqeres

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Niku

                    Nuk te do sypeshkaqeni e Belind Kellira or mik. Te konsiderojne mendjemadh. Kjo eshte e verteta.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje