
Analisti Lorenc Vangjeli tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se humbja e opozitës erdhi ngaqë opozita e drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta përballë Ramës që e cilësonin autokrat tentuan të vendosin modelin e një autokracie dhe iu drejtuan vetëm elektoratit të tyre tradicional, duke mos kërkuar vota të elektoratit gri.
“Politika është arti i parashikimit. Ti nuk duhet ta vësh dorën në zjarr që ta kuptosh që ajo të djeg. Në këto 24 orë pasi u hapën kutitë e votimit, opozita dhe z. Berisha janë të mpirë nga rezultati, por jo nga thellësia, pra e dinte që do të humbiste, por jo në këto përmasa, sepse në garë kishte hyrë me një tjetër tipologji nga ajo që ne mendonim.
Shikoni fjalorin që ai përdori: makineri elektorale, narkoshteti, industri e krimit, oligarkë, farsë, krim shtetëror, krim ordiner.
Gjatë fushatës nuk u fol për këto dhe se cila do të ishte përgjigjia. Gabimi kryesor ishte se në këtë ndeshje përballë një njeriu që e cilësojnë autokrat tentuan të vendosin modelin e një autokracie tjetër. Qoftë edhe me zgjedhjen e kandidatëve për bashkitë me Primaret, ata iu drejtuan vetëm elektoratit të tyre tradicional dhe nuk e çuan këmbën një hap përtej atij gardhi, vetëm për të siguruar sinoret e vjetra”-tha Vangjeli.
Hajde analist hajde...kush i voton non gratat dhe krimineket mor pis. Nuk ja vute asnjehere te verteten ne dukje popullit, Sali qen Berusha eshte non grata, kriminel, v4asrs, vjedhes, familjarisht i korruptuar, familjarisht non grata, Meta eshte ne keq...ju na tregoni perrallavme ekektorat...nuk e votojne shqiptaret nje antishqiptar, nje antiamerikan...
Lexime idiote te panorames se zgjedhjeve.Ju nuk tregoni arsyet te humbjes skandaloze te opzites.Puna e mire ne pergjithsi e qeverise dhe bashkive,ne kthimin e qyteteve,nga tabakhone ne qytete,opozita qe eshte e mbarume comple,non gradat,Likja i degjeneruar complet.Keto mileti i sheh,por ju thoni akoma Sala,Likja etj.Akoma nuk e kuptoni qe keta kane vdekur politikisht bashke me kete opozite.Ju thoni qe organizimin e opozites duhet ta bejne Luli me shoke,qe eshte i pa afte complet.Vazhdoni me Luin,Salen, Liken dhe te gjithe enturazhin e tyre,se jeni ne rregull.Filloni revolucion tjeter,mos harroni te merrni edhe popullin e 2 marsit me Liken me vete.
Po pse elektorati gri qe e abondanon prej 2013,kete kriminel si te duket o vangjeli i vogel,i pa shkolluar e i pa informuar,se ata intelektuale qe e kane abondanur kete monster politike qe nga '92 do e ndjekin pas kete kriminel, jeni te shitur ,te gjithe e keni gelltitur lugen e çorbes se prishur,dhe normalisht do rrini duke e vjell gjithe jeten,ti i perket asaj pjese te shoqerise qe me te rendesishem se besimin ke vijen e ujit,qe vadit kopshtin tend.