Fitoi Mirditën, kandidati i opozitës fton Ramën për kafe

15 Maj 2023, 22:35Politika TEMA

Fitoi Mirditën, kandidati i opozitës fton Ramën për kafe

Albert Mëlyshi kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, do të jetë kryebashkiaku i ri i Mirditës. Ai fitoi me një diferencë prej 1,195 votash nga kundërshtari i tij socialist, Ndrec Dedaj.

Në një reagim në rrjete sociale, Mëlyshi nuk i kursen falënderimet për ata që e votuan, ndërsa shprehet i vetëdijshëm që pesha e kësaj detyre ka filluar që sot për të.

Ai ka falenderuar për urimet edhe kundërshtarin socialist, ndërsa një ftesë për kafe e kishte për kryeministrin Edi Rama, siç shkruan “për projekte të rëndësishme që dua t’i paraqes sa më parë për zhvillimin e Mirditës.”

“Motra dhe vëllezër Mirditorë, nga zemra dhe nga mendja, JU FALEMINDERIT për besimin tuaj! Jam i vetëdijshëm që pesha e kësaj detyre fisnike ka filluar pikërisht sot për mua. Pushteti i Kryetarit të Bashkisë do të jetë në dispozicionin e secilit prej jush, në shërbimin tuaj, në mesin tuaj, çdo ditë të mandatit tim!

Falenderoj z. Dedaj për urimet! Njerëzisht dhe profesionalisht i uroj suksese dhe mbarësi! Rinovoj ftesën time ndaj Kryeministrit të Shqipërisë për një kafe në Rrëshen, si djalë i mirë e si Kryetar Bashkie i mirë, për projekte të rëndësishme që dua t’i paraqes sa më parë për zhvillimin e Mirditës. Faleminderit Mirditë! Së bashku, për ditë më të mira!”, – shkruan ai.

8 Komente

  1. L
    Leka

    Bravo te qofte dhe pun te mar

    Përgjigjjuni
    1. f
      franc

      Per cfar kafe thote ky trangulli...

      Përgjigjjuni
      1. T
        Toma

        Melyshi si spiun duket nga llagapi

        Përgjigjjuni
        1. B
          Buda

          Bravo Albert! Po te shkruaj nga Amerika, ku politikanet demokrte dhe republikane nuk perzihen ne zgjedhjet lokale. Do vije dita qe edhe ne Shqiperi zjgedhjet lokale t'i perkasin votuesve dhe jo partive politike, ku i katandisi me nderhyrjet e tij ne keto vite tranzicioni perbindeshi i VIcidolit Sali Vuk Berisha. Mirdita ka vuajtur ne shekuj prepotencat dhe marrezite apo tradhtite e bajraktareve te saj. Ftesa jote per Kryeministrin e Shqiperise tregon se ti ke vizion perendimor dhe jo lindor te sistemit diktatorial te Rusise dhe Serbise. Shpresoj shume qe Edi Rama te gjeje tek ty nje bashkepunetor besnik po aq sa edhe po te kishte fituar kandidti socialist.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjergji

            Keta Melyshet jane shquar si bashkepunues me qeverine. Bravo.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Votues I majte

              Jam gjenetikisht e majte, por i them nje bravo te madhe ketij djali, e meriton te zgjidhet per qytetarine e tije!

              Përgjigjjuni
              1. v
                veton

                Dashka te pi kafe ky rrk me Ramen...

                Përgjigjjuni
                1. z
                  zalli

                  Thirr berishen dhe thurni plane per te mrojtur mirditen nga Imperializmi Amerikan qe e ka hale ne sy Shqiperine, hajde e thuaj tani se mirditen se ka pushtuar turku per 500vjet,e jo me Amerika, bravo me te vertet qendroni shkemb graniti rreth Berishes,dhe do ja dilni,

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje