Ja gjurmët e Shkëlzen Berishës në Gërdec

26 Janar 2023, 12:25Politika TEMA

Ja gjurmët e Shkëlzen Berishës në Gërdec

Ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi është thirrur pak muaj më parë nga SPAK në lidhje me përfshirjen e tij si ish- ministër Drejtësie në lobimin e Shkëlzen Berishës në biznesin e demontimit të armëve në Gërdec. Sot u thirr dhe vetë Shkëlzeni.

Ngjarja që lidh Aldo Bumçin me Shkëlzen Berishën, është një faks në të cilin është përmbajtja e letrës miratuese nga Ministria e Drejtësisë për kontratën që do të lidhej në Gërdec, një kopje të së cilës nga zyra e Aldo Bumçit i është dërguar privatisht Shkëlzen Berishës. 

Kjo është dëshmia që tregon se kush interesohej për atë biznes.

Dëshmia mbështet nga ish- sekretarja e Aldo Bumçit dhënë para prokurorëve, e cila pranon se Shkëlzeni ka shkuar në zyrë e më pas Aldo ka percjellë porosinë për tek zyra privat e e Shkëlzenit brenda Ministrisë së Mbrojtjes. 

Faksi është sekuestruar nga Prokuroria në materialet e gjetura pas tragjedisë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Aldo Bumçi tha se shënimi nuk është i tij dhe kjo është një përpjekje qesharake për t'i ikur përgjegjësisë dhe dekonspirimit të Shkëlzenit. 

Faksi është nisur nga zyra e Aldo Bumçit dhe për këtë ka provë shkencore kokën e faksit. 

Shënimi është i Viktor Gumit, zëvendësministrit të Drejtësisë në atë kohë, i cili falë atij shënimi për ta marrë me të mirë u bë deputetë dhe ministër, më pas dhe u flak në rrugë sapo e mbyllën çështjen. 

Si qendron historia e faksit që po "huton" SPAK

Ja gjurmët e Shkëlzen Berishës në Gërdec

Ky është faksi që Aldo Bumçi ka nisur nga zyra e tij, në adresë të një zyre në Ministrinë e Mbrojtjes ku punonte në mënyrë informale Shkëlzen Berisha për projektin e Gërdecit.

Faksi është fotokopje e “Memo”-s zyrtare, që Bumçi si ministër Drejtësie i ka kthyer përgjigje Ministrisë së Mbrojtjes, për ta miratuar procedurën e koncesionit të Gërdecit me VKM nga qeveria.

Por për të informuar paralelisht Shkëlzenin, që “çdo gjë është në rregull”, një fotokopje të “Memo”-s, i ka vënë shënimin sipër “Për Shkëlzen Berishën” dhe e ka nisur në një numur faksi që i korenspondon protokollit në Ministrinë e Mbrojtjes.

Sekretarja e Aldo Bumçit në dëshminë e saj në Prokurori e pranon se e ka nisur ajo faksin me porosi të Bumçit dhe ka parë Shkëlzen Berishën të hyjë dy herë në atë kohë tek zyra e Bumçit.

Ja gjurmët e Shkëlzen Berishës në Gërdec

Sekretarja e Ministrisë së Mbrojtjes, Anila Lala, pranon që ka marrë faksin nga Ministria e Drejtësisë dhe kur ajo e ka marrë, shënimi “Për Shkëlzen Berishën” ka qenë sipër faksit.

Ajo e ka çuar në një zyrë, ku ka menduar se mund ta merrte Shkëlzen Berisha.

Pra, gjithë rruga informale ka qenë e qartë.

Faksi është thjeshtë një informim servil i Bumçit për Shkëlzenin që “ja ka mbaruar porosinë” dhe nuk ka lidhje me rrugën zyrtare të “Memo”-s.

Mbrojtja që bën Berisha dhe Bumçi është pikërisht ky fakt që i implikon më shumë.

Ata thonë se Memoja origjinale nuk e ka atë shënim!

Natyrisht që nuk e ka dhe kjo është akuza: D.m.th në rrugë zyrtare dërgohej miratimi dhe në rrugë informale, informohej Shkëlzeni, që “detyrimi u krye”. Ky ishte shteti paralel i Shkëlzenit brenda shtetit.

Fakte të ngjashme ka dhe në Ministrinë e Financave dhe ende nga disa zyrtarë ruhen sms-të e Shkëlzenit, që u lutej ta kalonin shpejt “Memo”-n për Gërdecin.

Pra historia e këtij faksi nuk tregon asgjë më shumë, se sa faktin që brenda shtetit shqiptar, ishin njerëzit e Shkëlzenit, të cilit i raportinin atij privatisht. Si në çdo organizatë mafioze.

Ja gjurmët e Shkëlzen Berishës në Gërdec

 

14 Komente

  1. t
    tata luigji

    Xen kurva tani tezja dhe argita jepen me qera Armina eshte ne list me vone kur ti je pas hekurave

    1. k
      k

      Një injorant provincial vjedh, mashtron, gënjen, korrupton dhe shpërfill ligjin, vret me dhjetra njerëz, kurse populli i degraduar shqiptar proteston per big bradher.

    2. D
      Dmth..

      Bravo mero. Tani e ke sqaruar vertete . Pra dokumenti zyrtar eshte ne rregull. Ai jo zyrtari paska shenime . Dmth gjithçka zyrtare ne rregull. Spaku ska çti beje zenit.

      1. S
        Sali gerdeci

        Dmth,,,faksi me shenim nxjerr dhe pisllikun qeka bo ky bolja bumci,,,dhe ti kok qepe qe po gezohesh se po' ja hedh xeni sypeshkaqeni qe vrau 26 vete,,,,sa te kemi legena si ty e me shoke,,qe i shkoni prapa akoma ktyre pushtave si sali shkerdhata e xen gay,,,kta sikur qetesohen pak,,

        1. D
          Dakord

          Dmth ti nuk kupton asgje. Je krejt toç. Te dyja fakset konsiderohen zyrtare se jane transmentuar nga zyra e ministrit. Minister plehra informon pa pike turpi, frike dhe dinjiteti shkerdhen berishen nga zyra e shtetit sepse e quajne çiflig te vetin zyren e shtetit.

        2. R
          Referendum per arrestimin e koleres sali

          si nuk i ngjan saliut ky sypeshkaqeni,sic i ngjan saliu karaxhicit

          1. G
            Genti

            Zenit i qinte mamane Ali Alushani dhe ky eshte femija i Alushanit jo i Salihut prandaj dhe nuk ngjan

            1. p
              pilo lala

              Saliut i ngjan vajza. Xeni i ngjan nenes. Mos kaloni kufirin e etikes, me keto maskaralleqe. Saliu duhet gjykuar per krimet qe ka bere, femijet jane tutoret e qeverise per 8 vjet. Nuk ka pasur biznes ne kohen e Saliut, qe femijet nuk kane marre pjesen. Investimi i Argites tek Klubi Partizani, eshte lavatricja e parave qe pastronte Argita Berisha. Argita Berisha ka marre pjesen e saj nga Rezart Taci, nje shume marramendese, kete e thote nje ekonomiste e Rezart Tacit, ato para kane kaluar nepermjet Bankave.

              1. b
                ben

                Sakte. Salih Berisha dhe bijte e tij duhet te pergjigjen para ligjit per vrasjet, vjedhjet dhe krimet e tjera qe kane bere ne kurriz te shqiptareve, prandaj i lutem komentuesve te mos bien ne nivele mediokre duke share dhe shpifur.

                1. P
                  Putin Gelboqja

                  Ben Sali Shiqere Birisha ...

            2. P
              Prec Ulaj

              Shkelzeni ka porositur breke nga Victoria Secret, kerkon te beje suprize ne burg.

              1. Q
                Qytetari dixhital

                Po Cim Peka me Bledian Koka c’fare mendojne se Tos Bolonja nuk eshte dakort te pyetet Shkelzeni ne prokurori

                1. B
                  Buganiku

                  Ik ka ba qoken bab dal se ky eshte i bir. I bab sales

                  1. S
                    SPARTAK

                    mos ofendoni ,por arrestoni po patet koqe.qe kta e kan mush kupen..dihet...

                    Lini një Përgjigje