Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën teksa po fliste për projektbuxhetin në Kuvend.
Kreu i qeverisë u shpreh se “këtë shitës qilimash flutures kanë marrë rrugët për tu shitur pensionistëve qilima dhe shqiptarëve një tufë përrallash të 1001 netëve”.
"Ka shumë për të thënë për temën e pensioneve e cila në vigjiljen e ballafaqimit elektoral është bërë shesh për përshesh të lloj lloj spekutalantësh që janë vetëshpallur si shpëtimtarë të pensionistëve dhe kanë nxjerrë në Pazar qilimat fluturues të Sudes dhe Rrapushit.
Herë me fytyrën e rrudhur nga rënia prej fikut të pushtetit dhe herë me fytyrën e djersitur por plot oreks për pushtet këtë shitës qilimash flutures, disa të njohur për punë të këqija, disa të panjohur sepse nuk kanë punuar akoma asnjë ditë të vetme për shtetin, kanë marrë rrugët për tu shitur pensionistëve qilima dhe shqiptarëve një tufë përrallash të 1001 netëve.
Por ndërkohë që këto Sude dhe Rrapush do të ndihmojnë për të bërë të qartë dallimin mes ecjes sonë në rrugën e shtetbërjes europiane dhe ecjes qafëthyese mbi qilimat e përrallave të tyre, dua të sjell këtu vetëm një shumë fakte të punës së mirë që kemi bërë.
A e dini psh që mësueset me 38 vite pune që kanë dalë në pensione përpara se ne të vinim në qeveri merrnin 23 mijë lekë pension, ndërsa çdo mësuese me të njëjtat vite pune e ka 36 mijë leke pas daljes në pension pas 2014", tha Rama.
Ka nje parim ne ekonomi: 1 lek sot nuk eshte i barabarte me 1 lek neser Ne kete kuptim, 1 kg djathe ne 2013 nuk kushton sa 1 kg djathe ne 2024
Leni shakate o Lider Serioz!.....lol
Rregullo pensionet , ose nosh !!
Crendesi ka e dime opozita ate pune ka. Por pensionet duhen rritur jo me bonuses. Cmimet nga 2013 jane 2 Fishuar.
Po e ka 36 mije mesuesja e ke rritur 40% po cmimet nga 2013 jane rritur 100 % minimumi...400 leke djathi lopes sot eshte 900. Qumeshti 80 deri 100 sot 180 , 200
Të gjithë pordhitikanët janē kthjelluar mē në fund që janë politikanë të njē republike pensionistësh. Kjo "vetëdije" është pozitive, edhe pse në thelb është hipokrizi e kulluar në këtë turbullirë politikash. Artikulimet kush e kush t'i dojë më shumë, sidoqoftë, shprehje dashurie është.
Pse flet per te tjeret dhe jo per veten ,cfare ke bere per pensionistet qelbesire ,leket ua jep rrugeve per oligarket, administrates per votat ,dhe sa e sa miliona nxjerr KLSH cdo vit abuzim ,mos te flasim per ministrat dhe deputetet e tu,vota per levizjen bashke ,
Nuk eshte opozite PD qe ben pazare me PS vazhdimisht, opozita sot jan Lapaj Shabani Qori Doshi dhe partite e vogla pa pushtet, PS e pushtuan anonimet qe mbine pas 2017 u katapultuan nga hicki dhe pothuajse asnje eksponent i vjeter i PS qe fitoi zgjedhjet ne 2013 nuk militon me, populli ka pakneaqesi nuk vej faje sepse ndihen te lene pas dore ne Shqiperine e sotet
Poshte kjo klase politike e oligarkeve! Rrofte opozita e re! Lamtumire Sale,lamtumire Rame!