Juristi: 97-ta nuk ishte krizë, ishte krim! Berisha e kaloi si gjithmonë, pa u ndëshkuar!

2 Korrik 2025, 09:39Politika TEMA
Juristi: 97-ta nuk ishte krizë, ishte krim! Berisha e kaloi si

Juristi Romeo solli në vëmendje ngjarjet dramatike të vitit 1997, duke analizuar rolin e aktorëve kryesorë politikë të kohës dhe pasojat që ato ngjarje lanë.

“Në 1997-n, shteti kishte rënë. U rrëzua gjithçka. Po kush e solli atë katastrofë? Berisha e solli. Dhe pastaj u tha: do ta kaloj edhe këtë. Dhe e kaloi, pa dhënë llogari”, tha juristi në një intervistë për Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV.

Juristi rrëfeu një bisedë të dikurshme ku Meta, atëherë në opozitë, i kishte thënë: “Me Nanon në burg, s’na pranon njeri në pushtet. Por Berisha do e gjejë zgjidhjen. Do ta kalojë edhe këtë."

Dhe kështu ndodhi. Berisha e mbijetoi 1997-n pa asnjë pasojë personale, ndërsa vendi u përfshi në anarki, grabitje, dhunë dhe vdekje.

“Në atë kohë nuk e kuptonim, por sot e dimë: 1997 nuk ishte vetëm krizë ekonomike, ishte kolaps moral dhe politik. Dhe ende askush s’ka kërkuar ndjesë për të.”

Kara theksoi se nëse dosja “Partizani” do jetë e vetmja përballje e Berishës me drejtësinë, kjo është një tragjedi: “Dosja ‘Partizani’ është gjëja më e vogël për të cilën mund të akuzohet Sali Berisha.”

3 Komente

  1. M
    Munika

    Nje vend I mbuluar prej mafies s'ka si te kete drejtesi.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Maro

      Eshte tmerr cfare njerezit degjojne e shikojne ne tv Shqipetare. 2 jave vijme me pushime e themi o zot cfare u bejne ketyre ..o Kara ne tv o Qupi e Beqiri..o telenovela Turke. Tmerr. Njerez mos shikoni tv.

      Përgjigjjuni
      1. Dingot

        O avokat ! Pse bie në kontraditë me veten ,në fillim shpreheni për ç'ndodhi dhe arsyet e shkaktari dhe më pas askush nuk kërkoi ndjesë Viti 97 nuk ishte gabim njerëzor që shlyhet me një kërkim ndjese ishte faj më shumë se i rëndë ,i pari Berisha dhe varg pas tij kopea me qentë dingo ,nuk e shlyenin dot kurrë

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje