
Juristi i njohur, Romeo Kara ka paralajmëruar telashe për ish-kryeministrit Sali Berisha, kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshorten tij, Monika Kryemadhi. Si Berisha dhe Meta dyshohet se janë përfshirë në shumë afera korruptive e kriminale.
Madje për ta ka zërë se ata synojnë të arratisen nga frika e prangave të SPAK. Por për këto dhe të tjera çështje të nxehta sidomos ato që vijnë nga Prokuroria Speciale, ka folur edhe juristi Kara. Ky i fundit gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zbuloi se është gati arrestimi i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, teksa ka treguar dhe se pse procedurat e tyre të azilit janë bllokuar. Po ashtu, ai tregoi gabimin ligjor që do të çojë në prangosjen e Sali Berishës.
Ndër të tjera, zoti Kara në intervistën për “SOT” nxjerr detajet si në filma për pasurinë përrallore të Metës dhe Kryemadhit, ndërsa gjithashtu zbuloi si vetingu në politikë do ua marrë pasuritë dhe do pastrojë shtetin nga korrupsioni.
-Avokat Kara, a ka ardhur fundi i një epoke politike pas goditjes që i bëri SPAK familjes “Berisha”?
Padyshim që jemi në fundin e një epoke politike dhe historike dhe në fillimin e tjetre. Po përjetojmë pikërisht fillimin e fundit të kësaj epoke, të kapjes së shtetit nga pushteti, të monopolizimit të tregut politik dhe ekonomik nga monopolet dhe oligopolet politiko-ekonomike, të kriminalizimit të politikës, përvetësimit të pasurive publike, marrjes peng të shtetit dhe përmbysjes së vlerave universale morale. Epoka që po lëmë pas u ideua, projektua dhe startua pikërisht nga Berisha më 1992 dhe u vazhdua nga të gjithë pasardhësit e tij në pushtet.
Sali Berisha është kumbari dhe strumbullari i kësaj epoke turpi dhe shpërbërjesh të vlerave morale, të kësaj epoke që fatkeqësisht zgjati shumë më tepër se sa duhej dhe duke lënë pas një Shqipëri në ditë të hallit. Duke u kthyer në simbolin e kësaj epoke katrahure, padyshim që në të ardhmen kjo do të kujtohet kryesisht si epoka Berisha. Sali Berisha e ka pasur merak të hyjë në histori dhe besoj se ia arriti këtij qëllimi, por hyri nga dera e turpit në histori si gjakatar, inatçor, i pabesë dhe i korruptuar.
Besoj se historia kur të shkruhet në momente më të qeta sipas parametrave që imponon shkrimi i saj, do t'i ofrojë brezave të ardhshëm modelin Berisha si studim me qëllim mospërsëritjen kurrë të tij. Te jesh gjakatar, hajdut, mashtrues dhe zjarrvënës i vendit tënd dhe të imponohesh si hero në librin e historisë, kjo gjë është absurde dhe e pamundur. Ai do mbahet mend si heroi i kriminelëve dhe tradhtari i vendit të tij. Fatin e tij do ta kenë patjetër të gjithë të ngjashmit me të.
-Pse Berisha nuk pranon të paraqitet para SPAK? Mendoni se e ka nisur gabim luftën me drejtësinë?
Berisha është frikacak dhe si i tillë, ai gjithmonë do të përpiqet, që t'a shmangë përballjen me drejtësinë. Ai e di mirë se çfarë ka bërë dhe çfarë po heton SPAK-u për të, prandaj sheh si zgjidhje jo vetëm shmangien me pretekse procedurale, por edhe destabilizimin e krejt vendit. Jam i sigurt se, ëndrra e tij në këtë moment është shkatërrimi i vendit, fshirja e tij nga ekzistenca vetëm e vetëm që përballja e tij me drejtësinë të mos e shoh dritën e diellit.
Ai nuk ka as burrërinë dhe as të drejtën në anën e tij, që të shkojë me këmbët e tija në këtë përballje. Ai gjithashtu ka besuar vetë përrallën e tij se, ai është mbi palët, mbi popullin dhe mbi ligjin, prandaj për të nuk mund dhe nuk duhet të ketë kurrë një përballje ligjore, sidomos për korrupsion. Ai do mundohet që të luajë deri në fund vetëm politikisht, nëse prokuroria dhe gjykata do t'a tolerojnë atë. Sidoqoftë, ai e nisi proceduralisht me këmbën e majtë këtë përballje, pasi jo vetëm vërtetoi demagogjinë e tij lidhur me drejtësinë, por edhe provokoi përshkallëzimin e masave ligjore ndaj tij.
Shumë shpejt besoj se SPAK-u do t'i drejtohet Kuvendit për heqjen e imunitetit të tij dhe autorizimin e arrestimit të tij. Ligjërisht, shkaktari i arrestimit të tij, në një të ardhme të afërt do të jetë vetë ai. Duke parë sjelljen e tij jo dinjitoze përballë SPAK-ut dhe Gjykatës si dhe duke lexuar dosjen ne fjalë, mendoj se ditë më të vështira do të vijnë për të. Berisha tregoi se nuk njeh sistemin gjyqësor dhe procesin e ankimit në gjykatë, duke i lexuar vetes paradoksalisht gjykimin dhe vlerësimin e vendimit të gjykatës. Nëse këtë lëvizje e ka bërë i këshilluar, atëherë do të thosha që po, atë e kanë këshilluar shumë keq juridikisht.
-Dosja e SPAK për aferën e ish-kompleksit Partizani ka nxjerrë në skenë dhe bashkëpunëtorët demokratë me funksione të larta në PD, si rasti i Oerd Bylykbashit që është përdorur nga Berisha për të shantazhuar ushtarakët, a mendoni se kjo është një nga arsyet që shumë deputetë nuk po e braktisin Berishën pasi janë zhytur bashkë me të në afera?
Padyshim që Berisha përfaqëson një sistem të tërë abuzimi me pushtetin, gjë që ne e konstatojmë jo vetëm duke analizuar dosjen në fjalë, por edhe duke parë histerinë e grupimit të tij politik, i cili sheh tek mbijetesa e Berishës jo vetëm mbijetesën së tij politike, por edhe shmangien e dhënies llogari përpara ligjit.
Ka qenë një administratë e tërë, e cila ka qenë e angazhuar me kohë të plotë, për të realizuar me çdo mjet arritjen e qëllimeve të Berishës, duke përfshirë këtu edhe presionin për çdo institucion apo person që ka shprehur mosdakortësinë e tij lidhur me abuzimet berishiane. Të tillë e vlerësoj edhe rastin Bylykbashi, një rast i cili do të duhet të hetohet me kujdes, për të parë se si është iniciuar, pasi mund të mos kemi të bëjmë me një ankesë reale nga të quajturit ish-pronarë, por me një falsifikim të saj pasi sipas dosjes nuk ekziston në protokoll një ankesë e tillë.
Nuk kam asnjë dyshim se, liderët politikë të kësaj epoke, kanë mbledhur rreth vetes vetëm sejmene të tyre dhe jo njerëz të vlerësuar për integritetin, profesionalizmin dhe meritokracinë e tyre. Pikërisht ky standard amoral i të bërit karrierë, rrënoi sistemin e vlerave shoqërore në Shqipëri, gjë që i parapriu të gjitha krizave me pas dhe rritjes absurde të kultit të individit ndërkohë që aspironim për një demokraci, shtet të së drejtës dhe një sundim të ligjit.
-Si i shikoni pozitat e Ilir Metës pas goditjes së Berishës? A është i trembur nga drejtësia e re?
Fshati që duket, nuk do kallauz. Ilir Meta e di dhe e ndjen më së miri se tashmë fundi i tij ka ardhur dhe se përballja me ligjin do të realizohet nga momenti në moment. Meta është personi për të cilin të gjithë palët politike dhe jashtë saj, janë plotësisht dakord për këtë fund të tij. E konstatoj të trembur dhe të çoroditur plotësisht, aq sa nuk është në gjendje të artikuloje as edhe një argument të saktë në mbrojtje të vetvetes. Për më tepër, në horizont mund të kemi edhe një përballje ligjore të bashkëpunëtores së tij Kryemadhi, e cila me sa duket do ta shoqërojë Metën kudo ku ai do të ndodhet. Krushqia ngjan pa bëhet.
-Ju e njihni mirë Ilir Metën, mendoni se skenari i tij i fundit është arratisja nga vendi kur SPAK t’i trokasë në derë? Apo dhe jashtë vendit ia kanë mbyllur dyert e azilit?
Ilir Meta është një frikacak klasik, pavarësisht retorikës së tij infantile me terma trimërie. Padyshim që ai nuk ka as burrërinë dhe as shansin që të përballojë me sukses një kalvar të gjatë të pritshëm ligjor, lidhur me bëmat e tij të pafundme. A do të arratisej ai si miku i tij Ahmetaj, nëse do ti vinte ora e arrestimit? Padyshim që po, nëse do ta kishte këtë mundësi, por, me sa duket, askush në Europë, nuk do të donte të merrte riskun e strehimit të një ''koke të qelbur krimi'', si thoshte për të miku i tij Berisha më 2015.
-A duhet të shtrihet vetingu pasuror në politikë? Gjyqtarët ikin nga faturat e dritave, po deputetët që kanë vila në bregdet, makina luksoze e dhjetëra apartamente?
Padyshim që po. Po bëjmë vettingun në drejtësi, që të pastrojmë politikën, ndërkohë që duhej filluar me kohë edhe vettingu në politikë, nga e cila i kemi të gjitha pasojat e situatës ku jemi. Jo vetëm vetting në politikë, por kudo, në administratë, biznes, media dhe shoqëri. Ne kemi nevojë për një përballje me të vërtetat tona si shoqëri.
E keqja ka hyrë thellë, në çdo aspekt, prandaj duhet patjetër të ringrihemi mbi veten dhe ta pastrojmë atë. Ne duhet patjetër të bëjmë me çdo kusht dekriminalizimin e krejt shoqërisë, pasi përmbysja e vlerave, ku krimineli është krenar publikisht për ligësinë dhe i ndershmi fatkeq për virtytshmërinë, flasin për një krize morale të thellë që është nëna e të gjitha krizave shoqërore.
Nëse nuk anatemojmë si popull përmbysjen e vlerave morale, kurrë nuk do te mund të ndalojmë zhbërjen e vendit. Pikërisht për këtë qëllim, duhet kërkuar me forcë solidariteti i së mirës, si mjeti kryesor i realizimit të instalimit të drejtësisë. Demi duhet kapur prej brirësh. Kjo është koha kur politika duhet të heshtë dhe të flas populli, sovrani i vetëm i ligjshëm i këtij vendi.
-E bëjmë këtë pyetje për vetingun pasuror, pasi ka informacione se SPAK i ka zbuluar pasuri të fshehura Ilir Metës në dosjen e pastrimit të parave që po hetojnë prokurorët Arben Kraja dhe Sotir Kllapi. Thuhet se Meta përdor biznesmenë për të kamufluar pasuritë e tij marramendëse, madje ju keni zbuluar se ka pasuri dhe jashtë vendit? Si do të shkohet drejt zbulimit të këtyre pasurive dhe a do të jetë kt fundi për Ilir Metën dhe bashkëpunëtorët e tij?
Padyshim që Meta jeton në një luks që as e ka trashëguar dhe as e ka ngritur me punë të ligjshme. Për turpin e tij, ai dhe e gjithë politika janë pasuruar përtej imagjinatës ndërkohë që populli vuan si asnjë tjetër në Europë.
Duke menduar se do të jenë të përjetshëm sundues të fateve tona, ata kanë bërë gabime që kanë regjistruar pasuri të pajustifikueshme edhe në emrat e tyre, shlyer kredi të mëdha bankare në afate jashtëzakonisht të shkurtër kohore, apo shumëfishuar pasurinë jashtë çdo imagjinate. Si ka mundësi që këta politikanë si Meta, janë të aftë të dhjetëmijëfishojnë pasurinë e tyre, ndërkohë që nuk kanë aftësi qoftë edhe ta përmirësojnë 10% jetesën e popullit nën sundimin e tyre?
Thjesht ata janë zhytur në babëzinë e tyre dhe në garë me njeri- tjetrin se kush do ta rrjep më shumë këtë vend, ku fatkeqësisht për 30 vite u asgjësua institucioni i ndëshkimit ligjor. Njohim jo pak njerëz të pasur që kanë qëndruar afër Metës, apo kanë financuar partinë e tij ndërkohë që kanë përfituar para nga fondet publike. Kemi para financime të dyshimta për lobingje dhe operacione plastike. Kemi parë ditëlindje përrallore, me kosto qindra mijëra euro ku palmat transportoheshin me helikopter. Kemi parë luksin e vilave të tyre, i cili nuk na hiqet nga memoria edhe pse shpejt u kujdesen për ta hequr nga Youtube.
Kemi parë që paguhen 700 mije USD për një foto në Amerikë. Çdo gjë e kemi parë dhe çdo gjë e besojmë tani. Meta me shokë janë thjesht hajdutë, të cilët kanë përvetësuar dhe kanë me tepricë atë që iu mungon shqiptarëve dhe po presim me padurim që ata jo vetëm të dënohen, por edhe të depasurohen, duke na kthyer ne si popull atë që na kanë marrë. Pikërisht edhe për këtë arsye do të duhet të filloje sa me shpejt vettingu popullor. Kush ka pasur të pamerituar, të zhvishet prej saj.
Asnjë gje nuk do ndodhë as burg as konfiskim pasurie aty do vdesin me vila me pallate të gjithë duke filluar nga Berisha, Meta, Ruli, Bode, Zhozi, Rama, Damiani, Beqja, Lali çerri etj Deri më sot perveç Erion Braçes të gjithë majtas djathtas jane perfolur per pasuri që nuk mund e provojnë asnjëhere
SPAK merret me fakte dhe me ato fakte do ti arrestoje njeri pas tjetrit, ndersa persona si ty merren me perfolje ...
Jane keta legenat qe kane 30 vjet qe trumbetojne, te gjithe jane hajdute, te gjithe jane fajtor, prandaj hajde ti falim te gjithe. Se po te mos i falim, vertet do futet Saliu dhe Likja ne burg, por simbas teorise tyre, do futet edhe Edi me Erjon Veline. Prandaj me mire tua falim.
Pilo nuk e di çfarë moshe ke ? Uroj te jetosh gjatë Ketu do jemi asnje nga keta sdo bëjë burg pa u nderruar kjo klasë politike Dhe nuk duhet falur asnje Berisha ka qe me piramidat dhe 21 Janari mjafton të ishte arrestuar Likja dihet se ishte me ze e figure Tigri ja mbathi Si shpjegohet që Keta me rroga mujore 2 mije euro jetojne ne vila që kushtojnë miliona Bëjnë pushime luksoze kur pjesa më e madhe e shqiptareve me zor ben 10 dit plazh ne Durrës
Mos u bej pesimist o mik qe ste njoh. Nje per nje do shkojne atje ku e kan vendin. Nuk te fal USA.
@rp avokati i ka dhen faktet dhe i ka denoncuar po je shurdh e sdo te degjosh dhe budall qe sdo me kuptu.
Cilat fakte Safeti ne burg per 1gojore, tigri ja mbathi Pse merret ne pyetje ai kryebashkiaku i Kuçovës se ka fshehur një kalim kufitar dhe Muli i doktorit është deputet me kalim kufitar UDB ne pyetje dhe oferta nje muaj
Romeo eshte nje nga Heronjt e Heshtur, i cili ka duruar per 15 vjet dhunen e Sali Berishes dhe Ilir Metes, dhe ka qendruar i palekundur ne akuzat e tij ndaj korrupsionit masiv te Saliut dhe Likes. Ka nje merite te padiskutueshme, ndryshe nga te tjeret, qe vec llapin neper studio, ai ju drejtua organeve te drejtesise.
Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi Metaj, do të jenë të parët në Shqipëri (nuk kam informacion për në Botë), që do të jenë në burg BASHKË - BURRË E GRUA, me krevat DOPIO - king size, (atë që kanë në vilën e Gjirit të Lalzit). Me porosi të SPAK-ut, u është rezervuar qelia Vip Nr.2 në burgun e Reçit. Qelia vip Nr. 1, është ruajtur për Sali Berishen. Qelia Nr. 3, është ruajtur për Jamarbër Malltezin dhe Shkelzen Berishen.
Analfabetet analiste te Meros te bejne gjyqin por nuk dine shqip, lol Si ai ajo dyshohet, lol
Hahaha ike dhe ti or Kalec, tu thy dega nga ku mbahesh!Atyre idhujve te tu , u del naten si gogol, SPAKU, jane tmerruar.
Lexhendari Sali Vuk Berisha do te jetoje perjete ne memorien e popullit te lavdishem serb, sepse arrrit ta shkaterroje Shqiperine armike dhe ua ftohu krahet rebeleve kosovare qe donin te shkeputeshin nga Serbia e Madhe.
Gjithshka e sakt.Ne menyre graduale duhet pa tjeter qe kushdo te japi llogari per pasurine dhe te ardhurat e pa justifikuara.Nje sistem fiskal i zbatuar ne menyre korekte do te normalizonte pa tjeter jeten e shqiptarve.
Ne konferencat e shtypit te Berishes me dhimbsen gazetaret qe marrin pjese ne to. I lodhi duke i perseritur dhjetra here te njejtat genjeshtra. Biles genjeshtrat e tij sa vine e po behen aq vulgare sa te krijojne pershtypjen qe Berisha po tallet keq me inteligjencen e tyre.
Hiç fare mos të të dhimbsen gazetarët ata janë miza muti që shkojnë pas mutit të madh!
U plotesofte deshra e Shqiptareve mbare ,qe Banda e Lalzit ,te merret sa me shpjet Zvarre
Nu rrufsh mbiemrin tat o Rome .
ti megjithe sejmenet e tjere te kermave gerdalla gjakpires ne gop te semes!
asgje nuk do ndoll sepse kane prane dhe e paguajne SPAK un
Avokat që flet se dikush qenka frikacak, se s ka burrëri,... Avokati flet me fakte, me ligje, me data, me numra... qartë preciyon shkeljet e ligjit nr. kaq e kaq... "Për turpin e tij, ai dhe e gjithë politika janë pasuruar përtej imagjinatës ndërkohë që populli vuan si asnjë tjetër në Europë". Ku i ke faktet?- shkruaj dyshimet e jo konkludime të cilat i jep Gjyqi Broçkulla prej avokati
Faktet jane ne dosjet e SPAKUT! Qe te kerkosh faktet ne forumet e gazetave apo TV duhet te jesh me te vertete idiot!
faktet i ka cuar ne spak avokati.ti bej lloqe nga fb
Fjale,fjale, fjale...te njejtet "mullinj fjalesh" cdo dite te perendise...kaq veshtire eshte te nderroni "mullinjt" ne vendin e "mullinjve"?!
Ti vazhdo e thuaj, "fjale, fjale, fjale", por ai tjetri i 17 kullave eshte ne burg! Fjale, fjale ...
Fjale,fjale, fjale...te njejtet "mullinj fjalesh" cdo dite te perendise...kaq veshtire eshte te nderroni "mullinjt" ne vendin e "mullinjve"?!
Juristi Romeo:te gjitha ato qe ke thene ne shkrim jane te verteta qendrojne por se sa do ta realizoi drejtesia kete nuk e dime dhe populli eshte pesimist se i ka lene shume te livadhisin.Ne qofte se realizohet kjo qe shkruani qe ata te paguajne per te gjtha ato krime vjedhje do te thot qe ketu te mbizoteroi SHTETI I SE DREJTES ate qe kerkon populli i shume vuajtur.Koha do ta VERTETOI .
cila kohe ajo e enverit qe masakruan gjithe shqiperine dhe nuk ju hyri gjemb ne kembe dhe sot komandojne shqiperine akoma femijet e tyre nipat e mesat e atyre qe i kane duart me gjak e ju flisni per keta qe kane miliona burgu eshte per sklleverit jo per bosat te gjithe qe jane ne burg tani jane sepse do mbuloheshin figura si rama beqja etj.
O cfare po thua se nuk kap dot fillin.Zoteri po flasim per sot ti vazhdon ti biesh fyellit te tufave te kallura.Mund te jesh pesimist si shume te tjere qe do te duhen shume vite dhe jo me kete klase politike qe te pastrohet ky vend per kete jam plotesisht dakort.A do jemi deri atehere gjalle ky eshte pengu.
Juristi Romeo:te gjitha ato qe ke thene ne shkrim jane te verteta qendrojne por se sa do ta realizoi drejtesia kete nuk e dime dhe populli eshte pesimist se i ka lene shume te livadhisin.Ne qofte se realizohet kjo qe shkruani qe ata te paguajne per te gjtha ato krime vjedhje do te thot qe ketu te mbizoteroi SHTETI I SE DREJTES ate qe kerkon populli i shume vuajtur.Koha do ta VERTETOI .
I nderuar "Popull", "se si do e realizojë drejtesia" mos ja kërko Karajt, por atyre që u jep votën, Berishës, Ramës, Metës, pyeti çfarë do bëjnë ata për të dënuar vehten, thuaj Berishës qysh do e fusi në burg djalin, Ilirët si do fusi Monikën, Ramës si do fusi vëllanë, etj, etj. Ajo që na ka gjetur ne mos gjetë as Jasmin...
I nderuar "Popull", "se si do e realizojë drejtesia" mos ja kërko Karajt, por atyre që u jep votën, Berishës, Ramës, Metës, pyeti çfarë do bëjnë ata për të dënuar vehten, thuaj Berishës qysh do e fusi në burg djalin, Ilirët si do fusi Monikën, Ramës si do fusi vëllanë, etj, etj. Ajo që na ka gjetur ne mos gjetë as Jasmin...
I nderuar "Popull", "se si do e realizojë drejtesia" mos ja kërko Karajt, por atyre që u jep votën, Berishës, Ramës, Metës, pyeti çfarë do bëjnë ata për të dënuar vehten, thuaj Berishës qysh do e fusi në burg djalin, Ilirët si do fusi Monikën, Ramës si do fusi vëllanë, etj, etj. Ajo që na ka gjetur ne mos gjetë as Jasmin...
O like do lesh pecon me koke men jane.
Po nusen e kallakut?
Bazuar ne mbiemrin e keti juristi më vjen të besoj që gënjen ose nuk kupton gjë si vet mbiemri. Megjithë atë inshallah eshtë e vertet ajo që thot.
Te faleminderit Romeo Karaj. Te jam mirnjohes...
Je trim Romeo Kara.Je nje Gjergj Elez Ali qe u je kundervene bajlozve te Korrupsionit.Te Ruajte Zoti
Eshte fat per keta plehra dhe shume te tjere si ta, qe Europa e ka hequr denimin me vdekje dhe bashke me Europen edhe Shqiperia.
Po sa i çuditshëm ky avokat ! Emrin e ka në njëjës kurse mbiemrin në shumës.... Për herë të parë dëgjoj një emër të tillë!
I drejti : I drejt perpara Rames apo Beqas ke Sali kriminelin figure me madheshtore qe te paguaj ai e nisi me “Liri Demokraci”dhe populli i shkrete e besoi me dy gishtat lart e ndoqem,ku e fut ti kete? Ca pruri vetem boshatisi Shqiperine vodhi sa deshi vrau preu shkateroi tere ate industri i la njerzit pa pune, po duhet te paguai ai per te gjitha keto , ti thua edhe ketij mos ti hyj gjeme ne kembe? Sektetar Partie i biri botes ne kohen e Enver Hxhes , e mori Enveri nga maja e Tropojes e beri Doktor me vone Sekrtar Partie pastaj mjek familje pa shiko sa besim ka pase ke SaliKrimineli ? Tashti jepi dum vete dhe ndiq ke te duash .
Kontrolloni Ëngjell Zeqirin në Londër, ish drejtori i KESH në kphen e Ilir Metëd