Juristja: Ja mesazhi i koduar që Monika i dha Ilir Metës nga Parlamenti

12 Prill 2024, 09:38Politika TEMA
Juristja: Ja mesazhi i koduar që Monika i dha Ilir Metës nga

Juristja e Birsida Gjikondi, thotë se Ilir Meta ndodhet në një gjendje të rëndë psikologjike dhe ka një përplasje serioze me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, e cila jo më kot tha në Kuvend se i vjen keq për çdo grua që bëhet “mish për top’ për burrat.

Sipas saj, ky ishte një mesazhi i koduar që Monika i dha Ilir Metës nga Parlamenti.

“Monika nuk ka formim të spikatur, është emocionale dhe është nën nivelin mesatar intelektual, por i dha një sinjal të shoqit nga Kuvendi. Ata kanë qenë më shumë një SHPK sesa një familje. Monika dhe mbështetësit e saj janë zbuar nga selia e LSI-së. Madje kanë pasur edhe përplasje fizike mes tyre para një mbledhje kryesie.

Çdo shqiptar i thjeshtë e kupton se Meta nuk është shumë normal. Mjafton të shikosh ça po bën duke hipur nëpër trarë, thur poezi për Vlorën, bën gira, shtanga. E hap dhe e mbyll median e tij online me gjëra pa pikë lezeti.

S’ka figura në asnjë vend normal në Evropë që bën ata që bën Ilir Meta sepse ka qenë President, kryeministër, ministër. Është një debat besoj burrë e grua dhe me paranojat që Meta ka, ky është problem me të shoqen.”, tha Gjikondi.

6 Komente

  1. D
    Dakord

    Ku ma gjen të jetë kështu hahaha ky shkatërrim është më i mirë se burgu për këta plehra

    Përgjigjjuni
    1. A
      Asd

      Kete e ka shkaterruar frika nga burgu. Po te mos jete ajo lloj frike, do habitesh qe Meta me shendetin "behet me mire".

      Përgjigjjuni
    2. k
      k

      Familje e degraduar fshatarēsh.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anal-ista

        Po pse nuk ja jep dot mesazhin ne shtepi?! madje dhe te koduar nga kuvendi! pika idjote apo jane Biden me Trump qe i japin mesazhe njeri tjetrit ne distance.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jimi

          Kjo krize e ketij cifti "Ideal" eshte shtrire edhe tek "Fansat" e tyre. Nuk eshte pa domethenie edhe "Ndarja" e dy shakaxhinjeve Bes Kallaku me te shoqen ! Paraja ka bere corbe dynjane. Parate e vjedhura nuk fshihen dote lehte. Ato jane aq shume sa nuk dine ku ti fusin. Prandaj ato kane marre dhene, sa tek prinderit, sa tek fare e fisi, madje u erdhi rradha edhe ketyre dy kllouneve qe te kene pjesen e tyre ne kete lem hajdutesh. E qe ti shpetojne ndeshkimit po perdorin trukun e ndarjes.

          Përgjigjjuni
          1. t
            tetovari2

            Kështu pëson kur vjen nga opinga në këpucë!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje