“Ka mungesë besimi”, gazetari: Berisha erdhi nga takimi me 115 parti dhe kaq njerëz gjeti te kryeministria

25 Nëntor 2025, 09:00Politika TEMA
“Ka mungesë besimi”, gazetari: Berisha erdhi nga takimi me 115

Gazetari Andi Tela nuk e kurseu sarkazmën me tubimin e PD-së sonte te kryeministria, duke u shprehur se Berisha që vinte nga takimi i 115 partive në Brazil, gjeti po aq njerëz në shesh.

Ai foli për një mungesë besimi te populli opozitar ndaj drejtuesve të opozitës.

“Ne e pamë të hënën e kaluar të njëjtën gjë dhe të njëjtat komente bëmë. Me këtë organizim dhe pjesëmarrje është fuqi minimale dhe Berisha vinte nga një takim me 115 parti dhe kaq njerëz gjeti në shesh.

Kur vjen të bësh një foltore para kryeminsitrisë nuk mund të zgjatës 60 minuta dhe flasin 7 vetë që thonë të njëjtat gjëra që flasim përditë. E nisën në 18.30 dhe e mbyllën në 19.30 për një orë dhe sërish të hënën tjetër me të njëjtin skenat.

Edhe ato të vitit 1998 kështu nisën protestat, por u rritën.

Ti e di që paraprakisht që do të vijnë shumë pak njerëz.

Tani ti e di paraprakisht që do të vijnë pak njerëz dhe kjo mungesë besim ngre shumë pikëpyetje. Me gjithë këto zullume të qeverisë, normalisht atje duhet të ishin me mijëra njerëz. Përse nuk dalin njerëzit dhe këto pikëpyetjeve duhet t’u japë përgjigje PD-ja”- tha Tela.

3 Komente

  1. r
    robi

    po si mendoni ju a ka budallenj qe ti.shkojne prapa Flamut Geringut dhe krricit te faros me dy gishta lart.

    Përgjigjjuni
    1. c
      ce

      E degjuat sot Flamut Geringun qe I beri elozhe shefit te tij Fyrherit per rruget qe ka bere para 80 vitesh. Ai ju kundervu deputetit Bido qe I permendi 4 apartamentet e grabitura nga Muli tek enti banesave ne Sarande .

      Përgjigjjuni
    2. S
      Saliut i ka humbur fara dhe maloket

      Saliut i shkojne ne miting vetem sehirxhinj dhe disa kalimtare te rastit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje