Kadilli: Të korruptuarit të burgosen. Berisha duhet të shkojë e të përballet në gjykatë

26 Tetor 2023, 16:53Politika TEMA

Kadilli: Të korruptuarit të burgosen. Berisha duhet të

Ish-kandidati për kryetar partie i PD, Fatbardh Kadilli ka komentuar akuzën e SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kadilli u shpreh se drejtësia është ajo që bën dallimin mes politikanëve të ndershëm dhe atyre që janë të korruptuar, ndërsa shtoi se këta të fundit duhet të shkojnë ” aty ku kanë vendin”.

Ai u shpreh se Berisha duhet të shkojë në gjykatë dhe të përballet me akuzën.

“Duhet t’u themi shqiptarëve atë që është. Drejtësia bën dallimin mes politikanit të korruptuar dhe atij që është i ndershëm.

Të korruptuarit të shkojnë aty ku kanë vendin sepse kemi mbetur në dorën e Edi Ramës dhe pushtetit të tij.

Si mund të funksionojë drejtësia kur kreu i opozitës që Berisha pretendon se është, e sulmon gjithë ditën drejtësinë.

Procesi është ndaj Berishës, jo Partisë Demokratike. Unë uroj të dalë i pafajshëm, por duhet të shkojë në gjykatë”, u shpreh ai mes të tjerash në studion e News24.

1 Komente

  1. A
    Azio

    Cfare thua more.Ai eshte I mbaruar. Kenaqesia e shqiptareve eshte qe ta shohin maskarajn si qen rrugash duke kerkuar ne kazanet e plehrave. Edhe keshtu ai e ka teper.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje