Zekthi: Berisha e ka humbur mbështetjen, ka njerëz që presin vdekjen politike të tij dhe të marrin partinë

26 Tetor 2023, 13:55Politika TEMA

Zekthi: Berisha e ka humbur mbështetjen, ka njerëz që presin

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Fitim Zekthi ka deklaruar se Sali Berisha e ka humbur mbështetje e deputetëve. Gjatë intervistës në “Tirana Live”, ai ka thënë se ka njerëz që presin vdekjen politike të Berishës dhe të marrin partinë.

“Ata ishin luftëtarët më të egër në krahë të PD-së të zotit Basha, atë zyrtaren, kundër Zotit Berisha.

Në një moment të caktuar menduan që të bëjnë një lojë, të lëvizin nga aty, të shkonin te Zoti Berisha, t’i jepnin atë oksigjen që mund të jepnin. Tani që Zoti Berisha që është në presion të tmerrshëm për shkak të akuzave të ngritura dhe shumë gjëra të tjera, nuk dinë çfarë të bëjnë dhe po rrinë menjëanë. 


Edhe në Foltoren e Zotit Berisha dhe në grupin e Zotit Bardhi, ka njerëz të cilët e dinë dhe presin vdekjen politike të Zotit Berisha, kalbëzimin politik të Zotit Berisha dhe thonë që mbi këtë kalbëzim të përfitojmë ne, të marrim ne partinë.

Edhe nga pikëpamja njerëzore, kjo është e shëmtuar. Këta nuk do të kenë fat të mirë politikë. Kur t’i nisesh nga këto premisa të këqija politike, kjo nuk të jep sukses”, u shpreh ndër të tjera ai.

5 Komente

  1. a
    ardit

    Mu si kurve jo burre ky Zekthi.Nje bythec pa vota e pa bythe,

    Përgjigjjuni
    1. c
      ce

      kandidati nr1 eshte Klevis krrici i faro pace pilafit me 2 gishta lart.

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xhezo Smokthina

        Largimi i Berishës ka për të qënë frymëmarrje edhe për ata që sot duken si kamikaz të tij. Ndoshta Noka, Paloka, Strazimiri, të cilët janë shfaqur skajshmërisht përkrahës të Berishës mund të kenë reperkursione politike nga PD, të tjerët do kthehen përsëri dhe do kërkojnë të vazhdojnë jetën politike duke u lëpirë si vemje pa nder dhe moral. Sidoqoftë prej tyre nuk mund të pritet asgjë dinjitoze pas largimit të Berishës, vdekja e tyre politike ka për të qënë e shpejt. Ajo për të cilën mund t'i vijë keq njeriu është ndoshta fundi politik i individëve me vlera të larta si Myslym Murrizi, Luan Baçi dhe sidomos fundi i atij gjelit të detit të Peqinit. Lëre pastaj largimi i atij Koreshit, apo Koroveshit, si e ka emrin, largimi i tij ka për t'u përjetuar si gjëmë e shkuar gjëmës.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tomi

          Ky eshte njeri i ndershem dhe o prrhstitur. Nuk e donin se flet drejte.

          Përgjigjjuni
          1. U
            U shofshin zagaret e Vampirit !

            Vampiret dual Gjak. Populli u zgjua. Nuk jep gjak. Vampiri do vdese.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje