Kallëzoi në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij, Kokalari nxjerr dokumentat: Si u mor peng PD, roli i televizionit të Shkëlzenit dhe 'trashëgimia' te Argita!

22 Maj 2026, 21:40Politika TEMA
Kallëzoi në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij, Kokalari

Aktivistja e Partisë Demokratike, Evi Kokalari (e përjashtuar nga gara për kreun e PD-së), ka publikuar rreth 20 faqe dokumenta, për padinë që ka bërë në SPAK kundër Sali Berishës, anëtarëve të familjes së tij dhe disa drejtuesve të lartë të PD-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari njofton se si bazë për kallëzimin në SPAK ka përdorur “skemën se si u mor PD-ja peng që nga Kuvendi më 30 Prill 2022 e deri më sot”.

Ajo flet për pazare mes Sali Berishës dhe eksponentëve të tjerë të PD-së nga njëra anë dhe mazhorancës socialiste nga ana tjetër, që sipas saj kanë rezultuar me përfitimin korruptiv të disa pasurive.

Akuza të forta Kokalari ka hedhur edhe ndaj Albana Vokshit, për ato që ajo i cilëson si "afera korruptive të së shkuarës, si pusët e naftës që Albana Vokshi, ndërkohë që ishte pjesë e bordit të Alb-Petrol, ka aprovuar për Arjan Tartarin (i njohur si babai i fëmijëve të saj), dhe ky konçesion, sipas të dhënave të vendimit të ICC (International Court Arbitration) lidhen direkt me mbrojtjen që asaj dhe Argita Berishës, Sali Berishës, u nevojitet për t’u mbrojtur nga SPAK dhe drejtësia."

Në dokumentin e dorëzuar në SPAK nga Kokalari dhe të publikuar nga vetë aktivistja demokrate, flitet për përdorimin e Syri Tv për të bërë propagandë të hapur që i shërben korrupsionit të familjes Berisha. Kjo skemë sipas Kokalarit, shkel nenin 257, nenbin 245 dhe nenin 242 të kodit penal.

"Të gjitha faktet formojnë një skemë të integruar korrupsioni politiko-ekonomik ku marrja peng e partisë nga familja Berisha dhe instalimi i deputetëve për të mbrojtur interesat e tyre private si dhe perdorimi i Syri TV per te bere propagande te hapur qe i sherben korrupsionit te familjes Berisha, është mekanizmi kryesor. Kjo skemë shkel sistematikisht nenin 257, nenin 245 dhe nenin 242 të kodit penal", thuhet mes të tjerash në dokument.

Në dokument Kokalari thekson se Sali Berisha ka përgatitur që Partinë Demokratike t’ja lërë vajzës së tij, Argita Malltezit. Por Kokalari e kundërshton fuqishëm marrjen e drejtimit të PD-së nga Argita, e cila sipas saj, nuk ka asnjë kontribut në këtë forcë politike.

“Gjatë një dreke në rezidencën e Presidentit Ilir Meta në shtator të 2021, më është thënë nga Çim Peka, që ishte prezent, se Argita Malltezi Berisha ishte personi i duhur për të marrë drejtimin e partisë dhe se Shkëlzen Berisha donte që ajo të zëvendësonte Sali Berishën. Argita Malltezi nuk ka asnjë kontribut konkret dhe direkt në PD, përveç kontrollimit të saj nga komoditeti i shtëpisë. Këtu kam parasysh aktivitetet e saj në 35-vjeçarin e fundit“, thuhet në dokument.

Më tej, në dokument theksohet se Partia Demokratike kontrollohet nga Sali Berisha dhe 3 persona të tjerë, të cilët janë Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi.

Sipas Kokalarit, të tre personat e sipërpërmendur janë njerëzit e besuar në PD të Sali Berishës dhe të birit të tij, Shkëlzenit.

"Belind Këlliçi ishte kryetar i FRPD në atë kohë. Albana Vokshi ishte kryetare e Forumit të Gruas. Albana, me sa më është thënë, bëri të njëjtën gjë. Këshilli Kombëtar duhet të kishte 150 veta për zgjedhje, plus kryetarët e degëve dhe deputetët. Forumi i Gruas kishte një kuotë 30% të vendeve dhe 30% e kishte Forumi Rinor. Pra 60% e Këshillit Kombëtar zgjidheshin nga Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi direkt. Prandaj edhe këto dy pozicione ishin të një rëndësie shumë të madhe.

Flamur Noka ishte në krye të kryetarëve të degëve dhe ai i kishte instaluar ata në javët e fundit para Kuvendit. Pra, këta tre veta kontrollojnë të gjithë partinë, por janë gjithashtu njerëzit më të besuar të Sali Berishës dhe Shkëlzenit. Asgjë nuk bëhet pa aprovimin e njërit ose tjetrit, edhe pse në më të shumtën e rasteve Berisha me të birin mund të thonë dy gjëra të ndryshme sepse nuk komunikojnë gjithë kohën dhe shumica i drejtohen Shkëlzenit”, thuhet më tej në dokument.

 


Reagimi i Kokalarit dhe dokumentet e publikuara:

Kallëzimi në SPAK, me të gjithë dokumentat shoqërues, është gati 20 faqe.

Si bazë, kam pasur ndërtimin e skemës se si u mor PD-ja peng që nga Kuvendi më 30 Prill 2022 e deri më sot. Gjithashtu, kam lidhur se si këto manipulime të vitit 2022 (Këshilli, Kryesia, FRPD, Primaret e Bashkive) kanë qenë baza e pazarëve që pasuan, dhe jo vetëm. (Kulla Malit)

Për aferet korruptive të së shkuarës, si shembull kam marrë pusët e naftës që Albana Vokshi, ndërkohë që ishte pjesë e bordit të Alb-Petrol, ka aprovuar për Arjan Tartarin (i njohur si babai i fëmijëve të saj), dhe ky konçesion, sipas të dhënave të vendimit të ICC (International Court Arbitration) lidhen direkt me mbrojtjen që asaj dhe Argita Berishës, Sali Berishës, u nevojitet për t’u mbrojtur nga SPAK dhe drejtësia.

Pra, kam ndërtuar pikërisht skemën se si marrja peng e PD-së lidhet direkt me korrupsionin e tyre të shkuar dhe aktual.

Bashkangjitur keni disa pjesë të kallëzimit, dhe provat se si u manipuluan zgjedhjet e Këshillit Kombëtar, që është baza e mbajtjes së kontrollit të PD-së.

Pra, në 20 faqe kam përshkruar se si është ndërtuar sistemi korruptiv i sotëm. Mos dyshoni, e njëjta situatë është edhe në PS, dhe pas klanit të Berishës, do të merremi me ata të anës tjetër.

Por sot, për t’u marrë me PS-në, pengesë kryesore është familja Berisha dhe këta që i mban rrotull.

15 Komente

  1. D
    Dire__/____Straits

    Ha Ha Ha...Spaku nuk po e rruan te vazhdoje hetimet per Gerdec dhe 21 Janarin ku ka te vrare ......se po e rruan shume se qenka kapur PD nga Saliu.......o Evi me mire padite Saliun ne gjykaten nderkombetare , tani... do harxhosh ca leke , por kur eshte per te miren e PD ia vlen....hajde perpara dhe urime , ......ke edhe bekimin e Mero Karit !!!!

    Përgjigjjuni
    1. .
      ..

      Evi Evi hiqi breket

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kapterri

      Jane te verteta keto qe shkruan kjo,por problemi eshte se kjo eshte kare per vete.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lubi Malltezi

        Nuk ka asnje gje te re ne kallzimet e tua ne SPAK. Avokati Idajet Beqiri ka vite qe i ka bere kallzimet per Vokshin dhe Noken ne SPAK. Por nuk i ka bere ne emer te Nesti Angonit prandaj dhe SPAK nuk mund ti marre seriozisht. Syri i Zenit duhet te ishte mbyllur shume kohe me pare por prokuroria e Tiranes eshte gjithashtu pjese e grupit te zjarrit te Argites sic jane prokuroret e spak dhe gjyaktesit e GJKKO. Nqs me te vertete e ke seriozisht kete pune dhe do qe te shpetosh PD-ne, dhe nqs me te vertete ke lidhje me familjen Trump dhe republikanet ne Amerike,atehere lobo qe Sala dhe Zeni te ekstradohen ne Amerike per krimet dhe demin qe i kane bere taksa paguesve amerikane ne aferen e Gerdecit. Fisheket kineze u shiten si fisheke shqiptare.Amerikani i perfshire ne afere beri burg.Te njejten gje meritojne edhe Sala me te birin. Gjithashtu CIA ka fakte qe provojne ndihmen qe Sala i dha Bin Laden.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Saliu edhe i vdekur do jete ne krye te PeDe-se

          Me Saliun duhet te merret CIA, sepse Saliu ishte ella edhe me Bin Ladenin!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tostao

            Më thuaj se ç’stetoskop ke, të të them se ç’mjek je.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dita

              Kjo eshte flete rrufe nuk eshte per spak Nuk merret spaku si drejtohet pd

              Përgjigjjuni
              1. E
                Enveri

                Spaku pranon vetem letra anonime!

                Përgjigjjuni
              2. T
                Tangul Taveni T**** T

                O Dire Straits pse e ke kaq inat Mero Bazen ! Ti duhet ta respektosh Meron se Mero tē qin gruan e kur Mero e qin ajo qan me lot nga qefi. Ti nē vēnd ta falenderosh Meron e shan. Se gruaja jote do burr mor Dire Straits kurse ti ske koh pēr gruan se do komentosh çdo artikull te tema. E Mero ja rrras gruas tēnde e ja ka bo kopacin fērtele mor Diareja dele. Ha ha ha ho ho hi hi ha.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Me dashuri - EDrama

                  Sajonara Evi ..mëzova për dy ditë gjuhën japoneze. Ka shumë ngjashmëri me gjuhën shqipe. Psh 'Sajonara' do të thotë "sajo no nj' gjo" në shqip. Evi po të shkruaj nga Japonia per te te thene qe ndrova mendje. Nuk dua me ne krye te PDse as Mereme Mustaqevetllën, as Gridanjin e Lozhanit. Por ty. Seshpejti do te te bej kryetare te PDse. Sajonara Evi dhe Evi Evi ...hiqi brekët.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shpëtoni gjuhën shqipe!

                    Mjaft i bëtë reklamë Evi Kokakarit, një debile që kërkon vetëm vëmendje publike, një herë në krah të Sali kurvës, një herë kundër Sali kurvës.

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Cdo dit kokalari

                      O Tema,,late nam me kte karen kokalarin, e keni bo si kryeredaktore

                      Përgjigjjuni
                      1. r
                        respekt zonjë, por mos u lodh kot në SPAK

                        Zonja Kokalari, keni bërê shumë mirë, qê keni raportuar në SPAK, mbi aferat korruptive të bandês Sali Berisha, por, siç ka shkruar komentuesi "Lubi Malltezi", keto afera kriminalo-korruptive të bandës sê kopilit të Shiqeres, janë prezantuar shumë heret në SPAK, nga avokati patriot, Hidajet Beqiri...., por siç duket, SPAK-u e meriton vertetë epitetin me të cilin e therret Berisha dhe Ilir Meta, SPAK-Tarallaku dhe SPAK-S'kapi. Znj. Kokalari, denoncimet në SPAK ndaj kopilit të Shiqeres sê Viçidolit, nuk mungojnë dhe janë të dorzuara dhe të dokumentuara me kohë, por korrupsioni dhe frika, qê kanë prokurorët, bën qê keto denoncime të flejnë në pluhurin e bodrumeve të SPAK-ut dhe nuk guxon asnjëri që ti shfletojë, qoftë edhe per kuriozitet...., sepse, siç thuhet në atë filmin Shqiptar, " nuk bëhet shaka me miellin e Gjermanit", dhe sot në SPAK, në dollapin ku mbahen denoncimet ndaj tradhetarit të kombit Sali Berisha, është shkruar me të madhe "nuk bëhet shaka me denoncimet ndaj Berishës"....!!! Znj, Kokalari, nqse mendon, qê je aq e guximëshme, për ti futur brirêt me tradhetarin, hajdutin, krimineli dhe UDB-ashin Sali Berisha, mos harxho kohë në "arenen" Shqiptare, sepse ketu ka disa zëra qê ngrihen kunder kurvës sê UDB-së, por shko e luaj në "arenen" e Washingtonit, mqnse ti vetë deklaron, që ketë "arenë" e njef më mirë se askush tjeter....!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Robert Laze

                          O Dire Straits a e ke par se çfar niveli Katastrophe ka ktu te komentet pēr ty shiko ktē Taveni se çfar shkruan pēr ty. E me njē fjal çfar mund ti pērgjigjesh ti Tavenit, por ka njē gjē Dire Straits mē thuaj me kē ri tē tē them kush je. Un komentoi pēr qef e them mendimin Tim e smē shan njeri e smē ofendon njeri . Pse se dhe un sofendoi njeri e smerem me brekēt e grave tē Botēs. Se i thon njē fjale çfar tē hedhēsh do presēsh. Ti ofendon zotin Mero Baze me fjalor banal e un se kam par zotin Mero tē pērgjigjet. Pra kjo tregon qė Mero ka 100 her mē shum kultur se ty o zoti Dire Straits. Kthjellou mor burr e mos ofendo se njē njeri qē ofendon tregon qē ska edukat. Ti bēj si tē duash por fjalori jot me fjalēn rot kari qē thua pēr Meron tregon nivel tē ulēt. Dire tē uroi gjith tē mirat e ksaj Bote.

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Franci

                            Zonja Kokalari, padia jote në Spak për Berishën e familjen e tij shumë shpejt do të zhvleftësohet. Shqiptarët janë të bindur tani që Spak e ka frikë Berishën e për të mos thënë më tej që në atë institucion ka jo pak prokurprë berishianë të dalë nga pedagogja e tyre Argita. Këtë e vërtetoi më së miri dosja e 21 janarit ku gjykata ndërkombëtare e cilësoi vrasje shtetërore, ku ekziston tani dhe vidio ku dëgjohet urdhëri për të qëlluar mbi protestuesit, ku ka deklarata publike të vetë Berishës që do të ishte vetë snaiper mes katër snaiperëve të tjerë që do qëllonte kryetarin e opozitës, vetëm nëse nuk e cponte plumbi !!! E prokurorët e dosjes vazhdojnë zvarritjet deri në skadim të afateve ligjore. Kjo është e vërteta e mos shpredo

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje