Eric Wend kandidati për ambasador - Frrok Çupi: Po kalojmë drejt diplomacisë publike, rajoni ka nevojë për vëmendje ushtarake

22 Maj 2026, 17:20Politika TEMA
Eric Wend kandidati për ambasador - Frrok Çupi: Po kalojmë

Analisti Frok Çupi ka komentuar dëshminë në Senatin amerikan të Eric Wend, kandidatit për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një figurë që shënon një qasje të re në marrëdhëniet diplomatike.

 

Sipas Çupit, emërimi i Wend përfaqëson një ndryshim në mënyrën se si SHBA e koncepton praninë diplomatike në rajon, duke e zhvendosur atë drejt një “diplomacie publike”, ku ambasadori është më i ekspozuar dhe më aktiv në komunikimin publik.

 

Ai shtoi se rajoni ka nevojë për një vëmendje më të shtuar ushtarake dhe se Tirana po shfaqet si një qendër e rëndësishme për çështjet e mbrojtjes.

 

"Ky është ambasadori i parë që tërheq kaq shumë vëmendje, si për shkak të situatave aktuale, ashtu edhe për shkak të personalitetit të tij. Ai është gjeneral në rezervë, një njeri me kontribute të mëdha në ushtrinë amerikane, i cili ka arritur në majat e drejtimit të forcave speciale të SHBA-së, dhe kjo ka një vlerë të veçantë për Shqipërinë.

 

Duhet thënë se asgjë nuk bëhet rastësisht, por ajo që vlen të theksohet është se ky rajon ka nevojë për një vëmendje më të madhe në aspektin e sigurisë. Tirana është zgjedhur si një vend ku priten investime në fushën e mbrojtjes.

 

Me këtë ambasador mund të thuhet se ka ndryshuar realisht diçka dhe duket se kemi dalë nga diplomacia klasike. Po hyjmë në një diplomaci publike, ku ambasadori vjen si i emëruar politikisht dhe si një aktor publik në Shqipëri.

 

Ai është angazhuar që të jetë vazhdimisht i pranishëm në publik dhe me njerëzit, dhe si i tillë nuk do të qeverisë më përmes prapaskenave.

 

Një tjetër çështje është se në Senat është folur me simpati për kryeministrin e Shqipërisë, gjë që është më shumë një sinjal kritik, sepse e gjithë vëmendja shkon që ai t’i shohë gjërat sy më sy me kryeministrin. Ky është një sinjal që SHBA vjen me një qasje të re", u shpreh ai.

9 Komente

  1. F
    Fshatari

    Ne vitet 1800 kur Sulltani dergoj nje Pasha te ri nga rrdhet e ushtrise si vezir ne trojet Shqiptare, elitaret shqiptare thane "Po kalojmë drejt diplomacisë publike, rajoni ka nevojë për vëmendje ushtarake". ne vitet 1913 kur Prusia dergoj nje offcier te kavelirse Prusiane si mbret te Shqipersie, elitaret shqiptare thane "Po kalojmë drejt diplomacisë publike, rajoni ka nevojë për vëmendje ushtarake" Ne 1926 kur Italia emeroj Toger Jakomonin si minister per Shqiperine elitaret Shqiptare thane "Po kalojmë drejt diplomacisë publike, rajoni ka nevojë për vëmendje ushtarake" e keshtu thane kur me 1946 Titoja caltoj nje ushtarak si ambasador ne Shqiperi, me pas Stalini, Maoja e me raddhe. Gjithmon per elitaret Shqiptare ......rajoni ka nevojë për vëmendje ushtarake.....

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tik tak

      Sa te shkele gjenerali, te nesermen ky maloku eshte ne Durres me Veliajn.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mamica

      Boooo filluan lehësit me pagesë te banaqeve dhe port’haleve te bëjnë propogandë, sepse ska më Kimete qe i bënte shoqeri Anjeza Maja

      Përgjigjjuni
      1. r
        rrok ndereca

        fRROK noci je si rrock e fishkur,vetem bolet mund te lexojne ty

        Përgjigjjuni
        1. 1
          101

          Frrok bytheqime Cupi spiuni i sigurimit " Llullja " Vazhfo me me Prec Cifteline , Remzi Lani ( Holta ) , Nikolle Qen Lesi etj. te gjithe maloke Mirdite...si ka mundesi .????!!!@@@ !!!!!!@@@ Poshte bajgat spiunat e sigurimit ....!

          Përgjigjjuni
          1. 1
            101

            Frrok bytheqime Cupi spiuni i sigurimit " Llullja " Vazhfo me me Prec Cifteline , Remzi Lani ( Holta ) , Nikolle Qen Lesi etj. te gjithe maloke Mirdite...si ka mundesi .????!!!@@@ !!!!!!@@@ Poshte bajgat spiunat e sigurimit ....!

            Përgjigjjuni
            1. 7
              777

              O Frrok, mos u dhijas shumë se ato çka thuhen në publik janë 5% po veprimeve nën tavolinë ça tju bëjmë, atyre bisedimeve kokë më kokë pa dishmitarë. Apo nuk janë gadi këto qeveritarët tonë tu lëpinë b..... kujdo për një çikë" magazinjer ".

              Përgjigjjuni
              1. k
                kris

                Ambasadori do te qeverise thote Noc Froku ndersa Rama do te gjezdise hu me hu shtoj une

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Emigrant

                  O frok edhe ate nji cik pavarsi qe kishim tani do ja lem ketij pensionisti amerikan drejtimin e republikes se 51 amerikane te shqiperis Keshtu donte perandori trump dhe keshtu u be Ai dergoi governatorin e pergjiththem dhe na lumt ne Gjykaten amerika Ushtrin amerike Dhe ekonimin do ja lem nji amerikani si rama e sali Berisha

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje