Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, ka deklaruar mbështetjen e plotë të vendit të saj për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, gjatë një fjale pas ceremonisë zyrtare të pritjes së Kryeministrit shqiptar Edi Rama në Tokyo.
Takaichi e vlerësoi Shqipërinë si një partnere të rëndësishme me të cilën Japonia ndan vlera dhe parime të përbashkëta, duke theksuar gjithashtu progresin e negociatave të vendit me BE-në.
“E mirëpres me zemër vizitën e Kryeministrit Rama sot. Shqipëria është një partnere e rëndësishme me të cilën ndajmë vlera dhe parime të përbashkëta. Jemi të kënaqur që negociatat e Shqipërisë me BE po përparojnë në mënyrë të qëndrueshme. Japonia do të vijojë të mbështesë fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë”, u shpreh ajo.
Ajo vlerësoi gjithashtu rolin e Shqipërisë në stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar rajonin si me histori komplekse. Sipas saj, bashkëpunimi mes dy vendeve do të thellohet edhe më tej, veçanërisht në fushën e sigurisë, ndërsa Japonia mbështet vizionin për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur.
Takaichi theksoi se ky vizion synon forcimin e autonomisë dhe qëndrueshmërisë së rajonit, duke e bërë atë më të fortë përmes bashkëpunimit dhe partneritetit mes vendeve.
“Respekt Shqipërisë për kontributin në stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor, rajon me histori komplekse. Falendroj nga zemra për mbështetjen nga vizioni për një indo-paqësor të lirë dhe të hapur.
Ky vizion zhvillon qasjen e mëparshme duke vendosur autonominë dhe qëndrueshmërinë si element thelbësorë, që rajoni të bëhet së bashku më i fortë”, u shpreh kryeministrja japoneze.
Nga ana e tij, Kryeministri Rama e cilësoi takimin si një nga më të veçantët në vizitat e tij ndërkombëtare, duke theksuar se është vizita e tij e dytë e shkurtër në Japoni dhe një moment i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
“Me shumë kënaqësi presim fuqizimin e kësaj marrëdhënieje të bazuar në vlera dhe parime të përbashkëta”, u shpreh Rama, duke shtuar se Shqipëria mbështet plotësisht strategjinë e Indo-Paqësorit.
Ai nënvizoi gjithashtu dëshirën për të eksploruar forma të reja bashkëpunimi me Japoninë, veçanërisht në fusha me interes të përbashkët.
Në fund të deklaratës së tij, Rama i drejtoi një ftesë Kryeministres japoneze për të vizituar Shqipërinë vitin e ardhshëm, me rastin e Samitit të NATO-s që do të mbahet në Tiranë. Ai theksoi se kjo do të ishte vizita e parë e një kryeministri japonez në Shqipëri në kohë paqeje.
“Faleminderit dhe pres me kënaqësi bashkëbisedimin tonë”, përfundoi Rama, duke e uruar gjithashtu homologen e tij për fitoren dhe duke vlerësuar faktin që ajo drejton qeverinë japoneze.
Sa i ecen ketij bytheqirit me keto Kryeministret femra, mer ti, e kuptojne me nje here qe e kane shoqe. Po Japonia kur qenka antaresuar ne BE? Mos i thone tani Bashkimi Euro-Aziatik?
Publikoni videon ku u perpoq qe ti puthte doren dhe ajo refuzoi ketij kllounit
Mos mor burr me kepuce zyrtare se nuk te shkon ky stil, me dil tek Adidasi i bardhe dhe je komplet brenda formatit tend te garit gjatosh...o pallosh
He shyqyr se na duhet opinioni i kesaj japonezes per anetaresimin ne Europe.
Shale gjati po behet po aqe qesharak sa parardhesi i tij. Japonija eshte vend i mire me njerz te mire por nuk ka gje ne dore per antarsimin e Shiperise ne BE o qesharak. Ore do marrish pjese ne zgjedhjen e rrengalles 36 vjeqare, komunistit te fundit ne Evropen Lindore, te cnderuarin me titullin e merituar Non-Grada?
Boll me ate veshje Indiane se na felliqe.
Nuk ka mundesi te vishet nje kryeminister jo Afrikan keshtu.
Ky duhet te jete ne krah te Trampit i barazvlefshem me ate ne rregullim gjeopolitik te botes.Me mbrapa te merret me SHQIPERINE per ta prosperuar ate.Mbasi rregulloj Eveopen tani po sistemon dhe Indo-Paqsorin.Lindjen e Mesme e rregulluan seshpejti e ka radhen Afrika...........Perpara te dy trapat.