Deputetët e Shkodrës nuk votuan “Portën e Alpeve”, Koçeku-Hotit: Si mund të mos votoni një projekt për Veriun?

22 Maj 2026, 14:00Politika TEMA
Deputetët e Shkodrës nuk votuan “Portën e Alpeve”,

Deputetët demokratë të Shkodrës, si edhe pjesa tjetër e grupit parlamentar të opozitës, nuk e votuan dje në Kuvend projektin madhor për veriun e Shqipërisë, të quajtur “Porta e Alpeve”. Për mungesën e mbështetjes me votë ndaj këtij projekti, deputetja socialiste e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka reaguar me një mesazh publik drejtuar deputetëve të opozitës dhe në mënyrë të veçantë deputetit demokrat Kliti Hoti.

Koçeku e cilëson të pakuptueshme faktin që deputetë të zgjedhur nga qytetarët e Shkodrës dhe zonave përreth nuk mbështesin me votë një projekt që, sipas saj, i shërben zhvillimit të gjithë rajonit.

“Dje n’Kuvend u votu projekti ‘Porta e Alpeve’, nji nga investimet ma të randësishme për Veriun dhe për Shkodrën në vitet e fundit. Mund të ketë debate politike, kritika apo qëndrime të ndryshme për mënyrën si janë trajtu investimet ndër vite. Kjo asht normale. Por asht vështirë të kuptohet sesi deputetë të zgjedhun nga Shkodra vendosin mos me votu për nji projekt që prek drejtpërdrejt zhvillimin e turizmit, infrastrukturës dhe ekonomisë së tanë rajonit. M’bjen në sy veçanërisht mosvota e deputetit të PD-së, z. Kliti Hoti. Me thanë të drejtën, prej tij pritsha ma shumë.
Shkodra ka nevojë për ma shumë projekte, jo për mungesë votash kundër zhvillimit të saj”, shkruan Koçeku, duke postuar edhe një fotografi me Kliti Hotin nga një bashkëpunim i mëparshëm mes tyre për pastrimin e lumit Drin.

1 Komente

  1. D
    Deputet koti

    Atyre nuk u intereson zhvillimi i vëndit Ata duan tendera të vjedhin si bënte Berisha do tender ik jepi lekët Argitës dhe Zenit

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje