Salianji: Rama sa herë ndodhet në vështirësi merr “oksigjen” nga Berisha. Pakt i heshtur mbijetese

22 Maj 2026, 12:30Politika TEMA
Salianji: Rama sa herë ndodhet në vështirësi merr

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka reaguar pasi opozita bashkoi votat me mazhorancën në Kuvend për miratimin konsensual të rregullores së re të Parlamentit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Salianji shprehet se në vend që opozita të përballej politikisht me pushtetin, po krijohet një “marrëveshje e heshtur mbijetese”, ku sipas tij Edi Rama mban pushtetin, ndërsa Sali Berisha garanton kontrollin mbi partinë.

Reagimi i plotë i Salianjit
Në vend që opozita të ishte alternativa morale dhe politike përballë pushtetit, po shohim një marrëveshje të heshtur mbijetese: Rama mban pushtetin, Berisha mban partinë. Dhe në fund humbësi i vetëm mbeten qytetarët shqiptarë, të cilëve po u merret e drejta për të zgjedhur mes alternativash të vërteta.
Berisha voton për Ramën, Rama garanton pa garë Berishën nesër dhe qytetarëve u hiqet çdo mundësi reale zgjedhjeje.
Kur opozita bashkon votat me qeverinë pikërisht në ditët më të vështira të saj, nuk kemi më përballje politike, por mbijetesë të ndërsjellë.
Të bashkosh votat me Ramën dy javë rresht, në momentin kur qeveria është nën presion për korrupsionin, zgjedhjet, standardet demokratike dhe integrimin europian, është mëkat ndaj shoqërisë dhe tradhti ndaj demokratëve që kanë sakrifikuar për të rrëzuar këtë regjim.
Kur narrativa është se Shqipëria jeton në regjim dhe se integrimi europian duhet të bazohet mbi meritë, atëherë pyetja është e thjeshtë:
çfarë merite ka Edi Rama që sa herë ndodhet në zgrip, merr oksigjen politik nga Sali Berisha?

7 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    O jy marte morta o babale , ju nga qe nuk e hiqni dot non graten justifikoheni se mer oksigjen Rama nga sali krimineli .Ramen e do populli .E keni pare qe Rama nuk e perfill fare saliun , pd organizat kriminale me non graten ne krye .

    Përgjigjjuni
    1. P
      Palloshi

      Babale, ik pirdhu edhe ti, se bashku me Shurrakun Sali-Berishovici.... Babale, je i Perdorur nga Berisha shkur shtrydhur si Limone them ne Pshataret.......nuk je Personi i Duhur edhe ti per Kryetare....

      Përgjigjjuni
      1. P
        Permetari

        O Saljan argumentet e tua jan bosh.Ç'lidhje ka Rama . Po si nuk doli nje normal dhe me llogjik na PD .

        Përgjigjjuni
        1. Që prej dënimit 10 mujor, Salianji ndodhet në vështirsi si nga ana profesionale dhe gjendja ekonomike. I përjashtuar nga parlamenti, më pas nga kryesia PD-së, nga antarsia, nga gara për kryetar, sot nuk i bëhet as të ushtroj profesionin e tijë si jurist apo avokat. Mendoj që patrioti tij Niko Peleshi duhet ti jap një ndihmë për arsye humanitare. As te PS dhe as te PD nuk do ta komentonin një ndërhyrje të tillë pas gjithë këtij depresioni nervor të përjetuar. Në politik është jo me të thënë, por me të dhënë Ka që arrijnë majat, ka që katandisen për të arrdhur keq. Mendoj që Salianji ka aftësi të drejtoj një parti të re më të forte se ajo e Lapaj,Shehaj, Qori app Tom Doshit.Niko, reago sa s'është vone për të.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Babale-Bibilushi

            Babale, Rama as që e di që ekziston! Ty nuk të llogarit fare PD që të ka bërë dalje e jo më Rama që as emrin nuk ta di. Ti je një mashtrues dhe burrë pa dinjitet; me poshtërsinë që ke bërë me Babalen nuk ke për ta marrë veten gjithë jetën. Po si more Babale vetëm për ti rënë në sy debilit Basha sajove një mashtrim që është për tu bërë film nga Hollivudi. Ke dhe një zakon muti që sa herë merresh me Berishën (që të ka trajtuar si zgjebe), merresh dhe ne Ramën. Babale, e ke dhjerë fare.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pazarokracia vazhdon

              Doktoret e PD salikratike si Sali tritan noka voksh alimahmuti etj qe mbajne me oksigjen ne reanimacion edvinin. Fazllicet mbrojne popovicet!

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bake

                Kush flet per moral!!!!!!!???????........ BABALJA.............. O Babale ty Rama as vegel per te bere shurren nuk te mban se del shurra è turbullt......... Ik o Babale se nje MUT jeni te dy si Salehu ashtu dhe ti....... Ik Babale shif lopet ne Lozhan, mashtrues ordiner

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje