Përmendja specifike e reformës territoriale nga IBAR, teksa BE miratoi fazën hyrëse duke çelur kështu fazën përmbyllëse të negociatave me Shqipërinë, ka qenë fokusi i fjalës së bashkëkryetarit të komisionit të posaçëm të reformës territoriale Arbjan Mazniku, i cili nga Dibra theksoi se ky është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe vlerësim për punën e këtij komsioni.
Sipas Maznikut, Shqipëria ndodhet në një moment historik të procesit të integrimit, ku pushteti vendor dhe reforma territoriale po marrin një rol kyç në përgatitjen e vendit për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
"Përmendja specifike në dokumentin e miratuar sot na jep një përgjegjësi edhe më të madhe për të zhvilluar një diskutim serioz dhe për të ndërtuar një mekanizëm të qëndrueshëm për pushtetin vendor, që të qeverisim më mirë dhe të tërheqim me sukses financimet e nevojshme nga Bashkimi Europian”, theksoi ai._
Më tej ai ritheksoi sfidat kryesore të reformës territoriale, ku në fokus vendosi ndërtimin e bashkive më eficiente dhe aftësinë e tyre për të ofruar shërbime cilësore për qytetarët. Një tjetër sfidë, sipas tij, janë ndryshimet e mëdha demografike që po kalon vendi, me lëvizjen e popullsisë nga zonat rurale drejt qyteteve të mëdha.
"Na duhet një efiçencë më e lartë e bashkive në ushtrimin e kompetencave që u jep ligji, pasi sot një pjesë e tyre nuk arrijnë t’i zbatojnë plotësisht. Së dyti, përballemi me sfidën demografike të lëvizjes së vazhdueshme të popullsisë nga periferia drejt qendrave urbane, ku pjesa më e madhe e qytetarëve janë të përqendruar në qytetet e mëdha, çka kërkon një pushtet vendor të përshtatur me këtë realitet të ri. Së treti, duhet të garantojmë një zhvillim të qëndrueshëm dhe të njëtrajtshëm në të gjithë territorin, duke zbehur diferencat dhe duke ndërtuar njësi vendore më të balancuara dhe më të forta,” theksoi ai._
Sipas tij, sfida kryesore mbetet aftësia e institucioneve vendore për të ndërtuar mekanizma të qëndrueshëm dhe për të përthithur me sukses financimet europiane në funksion të zhvillimit të çdo njësie vendore.
O Maznik, po cfare lidhje ka IBAR dhe BE me manovrat tuaja elektorale per sundim te perjetshem ne Shqiperi?!
Faleminderit Mero qe here pas here nxjer kete suratin M se me te vertet lirohem dh***s rehat. lol.
Ky Mazniku eshte nje njeri qe nuk ka lidhje fare me pushtetin lokal nga njera ane thote do te fuqizojme bashkite dhe sherbimet do ti dergojme prane njerzeve dhe nga nga ana tjeter do ti shkurtojme ato pra ti largome nga njerzit , me sa duket ai nuk e kupton ato qe thote ose nuk e din çfar thote. Mendoj se ai ta thote troç ne duan ta ç'popullojme shqiperine dhe kerkojne ta afrojme ne qender ose te largohen nga shqiperia dhe keshtu resursen natyrore te vendit mund te perdoren si te duan njerzit e pushtetit pa pas neper kembe njerzit.Ne qe jemi emigrant e kuptojme se si funksionon pushteti lokal aty merren te gjitha sherbimit kudo largesia me qendren nuk i kalon 20-25 km dhe kopentencat e te zgjedhurit vendor jan shume te medha , popullsia aty ku ishim dhe jemi perkohesisht sherbimiet i ka te dera siç i thone fjales shqip. Jepen sherbime komunale sherbimet pyjore , sherbimet Zjarrfikese,tatimore, shrebimet kadatrastale,sherbime arsimore, shendetesore,leje ndertimi, lejet e qendrimit te emigrateve psh ne Slloveni, Greqia, Sllovakia, Italia jepen nga pushteti lokal qe eshte afer qytetarit.Ne shqiperi nje qytetar i huaj qe punon ne Berat duhet ta marre lejen e qendrimit ne Vlore ose ai i Tepelenes ne Gjirokaster ose ai qe punon ne Diber ne Kukes e pra kjo eshte jo vetem te largosh vendasit por te hujave tua besh te bezdishme qe te marrin leje pune ne shqiperi, Asnje takse , minerale , ndertimore , bujqesore etj etj nuk i lejohen ti marre pushteti lokal ato trajtohen nga pushteti qendrore. Po tani qe do te largoj shrebimet me gjasme se do te kryhen online pra dhe sherbimet zjarfikse , komunale ,bonifikuese , pyjore e tje do te behen online me robot???????.