Deputeti i PS-së kundër listave të hapura: Do hynte në lojë paraja, kandidatët do i vërsuleshin njerëzve për t’i shqyer

23 Mars 2024, 10:43Politika TEMA
Deputeti i PS-së kundër listave të hapura: Do hynte në

Deputeti i PS-së Petro Koçi është kundër listave të hapura sepse kjo do “infektonte fushatën zgjedhore”.


Sipas tij në lojë do hynte paraja dhe korrupsioni dhe do bëheshe një proces i pakontrollueshëm.

''Agjenda politike e opozitës ka qenë e fokusuar në çështje të tjera. Nga ana tjetër nuk është se ne kemi një krizë në çështjet e kodit zgjedhor dhe të vetë procesit zgjedhor. Nuk jemi këtu në një moment që do bëhet revolucion sepse ka dështuar kodi etj etj.

Askush nuk ka thënë se është një kod i dështuar, por të gjithë kanë thënë që ka nevojë për rregullime. Janë propozimet e OSBE ODHIR-it, ka vendim të Gjykatës Kushtetuese që lidhet me çështjen e herësit, sipas së cilës herësi nuk mund të jetë matematikor.

Unë mendoj që herësi është gjithmonë matematikor por gjykata ka thënë jo. Nëse herësi është mesatarisht është tek 10 mijëshi i votave, atëherë mund të ulet,a ta kanë kërkuar moderim. Nëse sistemi nuk ndryshon herësi do të mbetet. Me pjesën e dytë të listës së hapur, je i detyruar të ndryshosh herësin'', u shpreh deputeti në “Breaking”.

Nuk do shkoni totalisht në lista të hapura?

Petro Koçi: Unë jam kundër sepse mendoj që kjo totalisht do ta infektonte , do ta infektonte rëndë fushatën zgjedhore.

Do hynte në lojë paraja dhe do bëhej një proces i pa kontrollueshëm sepse do viheshin në lojë mijëra kandidatë të cilët do i vërsuleshin njerëzve për t’i shqyer. Unë mendoj që fushata ka nevojë të jetë më pak e qetë.

8 Komente

  1. a
    a

    i qani hallin njerezve. po nga 90 deri tani kush i qan hallet e njerezve qe jane pa pune s kane te hane etj. nuk jeni ju te renet nga qielli qe po s qete ju do behet nami per popullin.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Portokall

      I vetmi vend ne Europe ku nuk behen zgjedhje normale...turp

      Përgjigjjuni
      1. F
        Flori

        Dole klysht e PS E PD ,Po na bejn moral qysh mos te happen listat qe te vendosi kryetari e parties, klyshat e kurvave listat e hapura dhe votimi I diaspora o pjella ppsh dhe ta shohim sa u vlen lekura kurvave te parlamentit 90 perqind nuk kan per tu par me

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ard

          Po Petro ,po ,se e ke te sgurt qe me lista te hapura ti dhe shume te tjer nuk do jen me deputet.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Demotakercita

            Ndryshimi me i rendesishem per mendimin tim jane listat e hapura,ku cdo pjestar ne liste te jete i barabarte me te tjeret.Z.Koci po thot se do rritet korupsioni zgjedhor.Mendoj se me shume ka frike mos i iken karigia pasi,korupsion me te madh nga ky qe eshte bere e behet ne zgjedhjet tona nuk do te jete.Tek e fundit do te themi qe deputeti e ka marre voten e popullit per ta perfaqsuar,qofte edhe me difekte.

            Përgjigjjuni
            1. s
              spata

              Petro! Ja ke hedhur sumes pa u lodhur fare .Je treguar servil i kryetarrit te partise dhe ke nja 30 vjet deputet .Arsyeja dihet .Vendosesh, jashte vullnetit te popullit, ne krye te listave . Cfare tregoje rasti i Fatmir Xhafes .Rama nuk e do, se nuk ja bene amin ,gomarlleqet qe bene . E vuri ne Tirane te 19 nga 16 qe do dilnin .Xhafa mori vota me shume se vet Rama. Pra listat e perpiluar nga vete kryetari i partise jane nje shkelje e hapur e te drejtes per te votuar njeriun e duhur .Kur themi voton populli listat duhen te jene te hapura Dmth ata te propozohen nga posht larte e jo nga larte posht. E dini ju qe kjo skeme eshte mema e korrupsjonit ne te gjitha strukturat qe ngrihen pas zgjedhjeve .Jam i pastert thot Rama kur i zihen me korrupsjon te zgjedhurit e tij .Keta qe hane dardha pas kurrizit te tij kane pergjegjsin e vete .Po ky qe i fryne me pushtet nuk paska pergjegjsi ?Ja ky eshte sekreti i listave te mbyllura .Ti qe i vendos ti duhesh te mbash dhe pergjegjsine .Kur i propozon populli Drejtesija e bene me mire punen e saj dhe askush s'ka goje te flasi apo ti kerkoje ndihme K/M ..Drejtesija godet pa i marr doren Rames e kujdoqofte .

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dani USA

                Petro beheni kodin qe kush mer vota me shume te behet deputet dhe jo si peco vasili me 283 vota eshte turpi kohes pa me lista te mbyllura ap po te hapura s,ka shume rendesi se listat partia i ben.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shkembi

                  Shkrimin e lexova per te krijuar mendimin se me c’argumente mbrohet cdo varjant. Me gjithe respektin qe kam per zotin Koci, argumentet qe ai jep nuk bindin, pasi atmosfera zgjedhore edhe keshtu eshte boll e infektuar. Listat e hapura te pakten do i jepnin votuesit te drejten per te ditur se cilin gomar do te votojne. Kjo nuk eshte gje e vogel ne kushtet kur per 30 vjet kjo e drejte i eshte mohuar zgjedhesit.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje