Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kërkojnë hapjen e një drejtorie të posaçme, e cila do të gjurmojë dhe identifikojë të ardhurat, pasuritë dhe çdo përfitim tjetër pasuror që krijohet nga krimi dhe korrupsioni.
Në një projektligj të shpërndarë në fillim të këtij muaji të gjitha palëve, përfshi edhe SPAK; kërkohet të krijohet Zyra e Rikuperimit të Aseteve të krijuara nga veprimtaria kriminale, të cilat mund ti nënshtrohen ngrirjes së përkohshme. Në nenin 19 të projektligjit propozohet që Prokuroria e përgjithshme dhe SPAK duke caktuar pika kontakti, të njoftojnë ZRA për letër porositë që dërgohen jashtë vendit dhe që kanë të bëjnë me ngrirjen dhe sekuestrimin e përkohshëm të këtyre aseteve. Të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe agjencia e pasurive të konfiskuara.
Kjo zyrë planifikohet të krijohet pranë drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe propozohet që të ketë kompetencë edhe jashtë Shqipërisë, duke u bazuar në marrëveshjet dy palëshe me shtetet ku policia shqiptare do gjurmojë pasuritë e të dyshuarve. Duke caktuar kompetencat e drejtorisë ZRA, veç gjurmimit parashikohet të ketë dhe gjetjen e makanizmave efektivë si dhe shkëmbimin e informacioneve.
Në projektligjin e shpërndarëve prokurorive dhe gjykatave sugjerohet kontrolli i përfitimeve pasurore në të cilat përfshihen jo vetëm depozitat monetare dhe pronat e paluajtshme, por edhe ceqet dhe urdhër pagesat.
Drejtoria do të ketë të atashuar një komitet këshillimor i përbërë nga agjencia e pasurive të sekuestruara, SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit, njësia e inteligjencës financiare dhe Banka e Shqipërisë.
Zyra e rikuperimit të Aseteve do të gjurmojë të ardhurat e dyshimta do të gjurmojë edhe asetet e politikanëve apo apo subjekteve juridike të lidhur me ta deri tek ngritja e aseteve, sipas një autorizimi që i jep akses në regjistrin kombëtar të llogarive bankare. Por përfshihen edhe partnerët ndërkombëtare që merren me hetimin financiar dhe disa agjenci të njohura e të përmendura në projektligj që ju është shpërndarë aktorëve në datën pesë mars dhe konsultimet mbyllet në 25 mars 2024. (TCH)
Sa me pare aq me mire do te jete shendeti i Shqiperise se krimbur nga korrupsioni masiv i zyrtareve te larte i kultivuar nga kreu i agjentures serbo-ruse S.Vuk Karaxhich.
Korrupsioni Avancon me "kleçka" të tilla ligjore që synojnë minimin e Punës së SPAK dhe BKH. . . . Kjo përpjekje e shëmtuar është në një linjë me Krijimin e OFL, e cila të vetmen punë që bëri ishte ta ngarkonte SPAK me nja 10 mij dosje ordinere për ta larguar nga lufta e korrupsionit të politikanëve. . . . . . . . . . . Imagjinoni një zyrë në polici, domethënë në vartësi të Tallash Ballës apo Flamur Noçkës që do ndjek Korrupsionin e Pilitiqënëve!!??? Kjo është absurde, pasi i vetmi rezultat dosjet fshehja e korrupsionit ose sulmi i palëve kundërshtare.....######......##### Shteti Shqiptar, në të gjitha dikasteret qendrore ka me dhjetëra funksione e Zyra që.të parandalojnë dhe Luftojnë Korrupsionin.....Deri tani a keni dëgjuar që këto zyra, në vartësi të ekzekutivit, të ken bërë ndonjë dosje për ndonjë ministër, zvministër apo Drejtor???? .?.?.?.?.? As edhe një të vetëm. Ndërkohë dëmi ekonomik i Administratës, në baza vjetore, shkon 800 milion deri në 1.2 miliard euro, si raporton Kontrolli i lart i shtetit... Mos e pengoni SPAK në punën e tij. Ekzekutivi i ka të gjitha për të luftuar korrupsionin po të dojë, dhe nuk lejon Olta Strategjiken apo Spiridhinë e zgjebosur të pasurohen turpshëm nga gjaku i këtij populli Buajtur.
Kontrolloni nje here kreret e police dhe policet e thjeshte pastaj meruni me politikanet.
do futet balla ne surrel?
Vete ngritja e ketij komisioni tregon qe ripjellja don te kontrolloje se kush hetohet. Kush do beje hetimin,Balla me kryehajnin. Pa le duan edhe raportim nga organet qe jane ngritur per te hetuar nga parlamenti, pra hajnat e ripjelljes duan te vene nen kontroll “ drejtesine e re “ Pra hajnat ose duan te flene rehat ose i ka kapur paniku dhe duan qe drejtesia e re te paralizohet. Gjithsese krye hajni eshte ne gjendje alerti me banden e tije
Kete funksion e ka Spaku.