22 marsi 1992: Pse u zvenit një datë epokale?

22 Mars 2024, 18:31Politika TEMA
22 marsi 1992: Pse u zvenit një datë epokale?

Nga Ylli Pata

Mund të tingëllojë si barsaletë, por sërish, përfundimisht e realisht “Fajin e ka Saliu”. Natyrisht do të vijojnë komentet agresive, ku para se të japin argumentin nuk pushon përroi psiqik i diarresë së të sharave, e në fund do thonë: Po Saliu ka 11 vjet që ka ikur nga pushteti, prapë ka faj?

Në fakt ai nuk ka sesi të jetë fajtori i vetëm, por si njeriu më i rëndësishëm, ka fajin më të madh. Është tjetër gjë se fajet lahen në gjykatën e emigracionit të Londrës, në GJKKO apo në “Ditën e Gjykimit”.

22 marsi 1992, ka pasur mjaft shanse të mos ndodhë ashtu si ndodhi. Qarkullimi i dokumenteve zyrtare të asaj kohen nga ato pak institucione të shkatërruara në vend, por edhe raportet e selive të ambasadave Perëndimore tregojnë një situatë politike krejt ndryshe vetëm pak muaj para 22 marsit 1992. Gjithçka u përmbys, kur SHBA me anë të ambasadorit të saj në Tiranë, por edhe diplomatë e personazhe të tjerë të rëndësishëm, u bënë realisht fuqia politike e Partisë Demokratike.

Gjithçka nisi me ardhjen në Tiranë në qershorin e vitit 1991, të Sekretarit të Shtetit James Baker, i cili përveç se takoi të gjithë aktorët politikë në vend, zhvilloi një miting historic në sheshin “Skënderbej”. Miting, që e regjistroi Shqipërinë si një destinacion politik që ka përqafuar Perëndimin. E në atë miting, James Baker, i cili në një krah kishte kryeministrin socialist të qeverisë së koalicionit Ylli Bufi, e një një krah Sali Berishën, zgjodhi të mbështesë politikisht Dr.Berishën. Që e prezantoi si lideri i një Shqipërie të re, demokratike e properëndimore.

Më vonë Ambasadori Ryerson, mori pjesë në disa takime elektorale të PD-së, ku bëri thirrje hapur që të votonin për Partinë Demokratike. Madje gjuha e komunikimit e ambasadorit Ryerson shkoi edhe më larg se kufiri diplomatik. Pasi realisht SHBA e Perëndimi kishin një objektiv të qartë: më 22 mars 1992, duhet të fitonte se s’bën Partia Demokratike.

Nëse nuk do të fitonte Partia Demokratike, Shqipëria nuk kishte sigurinë që të jetë një vend i qartë Perëndimor. Ramiz Alia që ishte zgjedhur president, kishte të gjitha gjasat që të ishte sulmuar nga klanet e vjetra të Byrosë Politike, e këtë e tregon edhe vetë Ramiz Alia në dy librat e botuar më pas, atë të Blerim Shalës, që vjen si intervistë, por edhe në kujtimet e veta që nuk patën atë fuqi në publik që u botuan pak kohë para vdekjes.

22 Marsi për agjendën Perëndimore natyrisht ishte i lidhur me Sali Berishën e PD-në, por guri kilometrik që SHBA vendosi, ishte pak më i gjerë se doktori kartiolog që la bluzën për tu bërë President.

E në fakt 22 marsi, transformoi jo vetëm Shqipërinë, apo shoqërinë, por edhe vetë Partinë Komuniste Shqiptare alias PPSH.

Një transformim kaotik, problematik, skandaloz, i dhunshëm, por në fund të fundit gjithçka lëvizej nga vota. Partia Socialiste, 4 muaj më pas u ringrit në zgjedhjet lokale me votë. Në vitin 1996, opozita shqiptare fitoi kredit nga dhunimi i votës. Në kaosin e vitit 1997, Shqipëria si asnjëherë më parë zhvilloi dy palë zgjedhje të njëkohëshme: zgjedhjet parlamentare dhe referendumin për formën e regjimit. Një demonstrim briliant i demokracisë, edhe pse nën frikën e armëve të shpërndara në popullsi dhe Trupat Ndërkombëtare që OKB i dërgoi të mos dezintegronte shtetin.

Shkurt 22 marsi 1992, edhe pse bëri Sali Berishën njeriun më të fuqishëm e më të votuar pas luftës së Dytë Botërore, ishin demonstrimi politik i Perëndimit. Që krizën e zgjidh me votime. Ja shikoje sot.

Doktori është në qoshe; nën hetim, i shpallur Non Grata nga dy vendet më të fuqishëm të botës. Ku ndaj njerit ka hapur gjyq. Por nëse Sali Berisha do të fitonte zgjedhjet në Shqipëri, edhe me një projekt anti-amerikan që ai e ka dhe nuk e fsheh, situata do të ishte ndryshe. Por problemi është pikërisht këtu. Ndaj dhe shpenzon miliona në një gjykatë emigracioni në Londër, thjesht për të marrë ca deputeetë.

Ndryshe do të fitonte zgjedhjet, e vërtetë do të ishte non grata, anti Perëndimor, një qeveri jo luale ndaj SHBA, si Albin Kurti, por do të konsiderohej legjitim. Se ka fituar zgjedhjet. Më shumë se oqeani që nuk kalon, ky është problemi më i madh, e këtë sado që kanë dërdëllitur 33 vjet. Në pushtet nuk erdhi as doktori as PD, por Perëndimi me 22 mars 1992.

14 Komente

  1. I
    Iku xhigandi per lesh dhie

    Nongrata po shkon drejt burgut, si e meriton, pra po shkon per lesh arapi antishqiptari me i keq i historise to e o shqiptare vellezer. Do pergjigjet edhe per 1997 legeni qe ka lindur i cmendur.

    Përgjigjjuni
    1. D
      DEMOKRATI

      Ik more bole gazetar! Po cfare date " epokale " ishte 22 marsi ? Ishte thjesht fitorja e opozites politike e cila deshmoi bindshem se nuk e meritonte ate fitore por ajo i erdhi per shkak te situates kombetare dhe nderkombetare. Si mund te quhet epokale fitorja e nje partie e cila deshtoi me turp pas fitores, e coi vendin ne lufte civile e kaos dhe drejtuesi i asaj opozite eshte shpallur non grata nga SHBA-Angli si " minues i demokracise ". Pra, o ti bole gazetar, fitorja e minuesve te demokracise nuk mund te konsiderohet epokale. Apo jo ?!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kryedemokrati ????

        O DEMOKRATI Lexoje dhe një herë shkrimin, se nuk e paske kuptuar. Atë thotë dhe gazetari, 22 marsi 1992 është datë epokale, jo se fitoi PD dhe opozita e kohës, porse fitoi PERËNDIMI dhe USA në Shqipëri, për ta kthyer atë drejt demokracisë.

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vranakonti

        Ne fillimet e demokracise Saliu pati mbeshtetjen e popoullit aq shume se edhe komunistet e votuan duke then, t'a shikojm,t'a provojm njehere. Saliu nuk dijti t'a shfrytezonte kete mbeshtetje,por ai u mbeshtet te UDB-ja Jugosllave qe t'a shkaterronte e te rrafshonte çdo gje nga faqja e dheut te gjitha uzinat,fabrikat,kombinatet,trenat,shkollat,spitalet,bujqesine,ushtrine,qe ishin ndertuar me mundin dhe djersen e poullit shqipetar. Saliu ne menyre te qellimshem e dogji shqiperine,shkrumb e hi kudo,si prezantim negativ i demokracis se re kapiitaliste dhe me te vertete,njerzit,shqipetaret u habiten ,u zhgenjyen dhe pyesnin "pse kjo qenka demokraca?" "paskemi qene mire ne socializem". Saliu eshte sabotatori nr 1 i sabotimit te demokracise ne shqiperi. Pastaj ai filloi te drejtonte me dore te hekurt dhe kushdo qe i dilte kundrshtar ekekutohej me njejere me menyra shume te kamufluara. Po t'a mbante Saliu ashtu aq mire sa u paraqit ne fillim 1992,shqiperia sot do ishte e begat,e sigurt,do ishte zonje qe do t'a kishin zili bota. Por saliu nuk e deshi zonje shqiperine,por e veshi me lecka e la lakuriq dhe e turperoi ne sy te botes. Edi Rama sot po bene perpjekje per te riparuar apo per te sheruar plaget shqiperise qe i hapi sali Berisha. Rama deri sot ka bere nje pune te shkelqyer ne ecien perpara dhe ne prezatimin pozitiv te shqiperise ne boten e jashteme.

        Përgjigjjuni
      3. U
        U shofte rraca e vampireve dhe zagareve

        22 Mars 1992 dita e Mallkimit Shqiptar.

        Përgjigjjuni
        1. k
          kacidhja

          Cfare date epokale eshte ajo.Ajo eshte data e turpit kur Shqiperine e mori ne dore UDB-jadhe komandoj nepermjet agjentit Sali Berisha shkaterimin perfundimtar te Shqiperise deri ne shkallen qe nuk behet me

          Përgjigjjuni
          1. t
            toni mavrija

            Ylli hiq dore nga gazetaria nuk eshte profesion per ty.Te thuas per diten e turpit dita qe beri epoke d.m.th o te jesh idiot ose mashtrus i madh.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dardan

              Me 22 marsi 1992, Shqiperine e fitoi agjentura e fshehte serbe me birin dhe dhenderrin e saj Sali Vuk Berishen, me kostum ameriakn te falur nga ambasadorit sylesh Rajerson.

              Përgjigjjuni
              1. S
                SAMIU

                Atehere filloi per here te pare masakra elektorale me veprime terroriste ndaj fshatareve qe shqelmoheshin me zarzavate per te mos u dhene voten PPSH, vjedhja ne mase dhe hapur e votave, mbeshtetja me pjesemarrje direkt ne fushate te ambasadorit amerikan te asaj kohe e cdo lloj forme te mnipulimit te papara ndonjeher. PD duhet te mburret edhe per keto masakra elektorale. E keqja ishte se keto ku me pak e ku me shume u manifestuan edhe ne zgjedjet e tjera duke kumuar edhe ne 1996..

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Treni

                  Edhe? Milionat i kane ata si familje. Shkelzeni dhe Argita kane ndoshta 50% te pasurive te vendit ne off-shore e ketu? Cfare e gjeti Saliun? Asgje. Dikush mund te thote se ju nxi faqja, por dyshoj se vrasesve u ka mbetur ndonje cipe gjithsesi...

                  Përgjigjjuni
                  1. b
                    babuci

                    22 marsi 1992 eshte dita kur Shqiperia u be perendimore . Ska lidhje Sala me demokracine ai u caktua nga Ramizi per punet e tyre . Ai mbyti demokracine ne parti hoqi intelektualet dhe fshataret e tij i vuri te udhehiqnin vendin . Perfundimet i dime 1996 shkerdhimi i zgjedhjeve 1997 shkerdhimi i shtetit 2008 shkerdhimi ne Gerdec 2011 vrasje ne bulevard cfare lidhje ka ky me demokracine me idealet demokratike te intelektualeve . Sot eshte nje dite e shenuar per te gjithe qytetaret intelektualet dite kur vendosen qe Shqiperia te behej perendimore .Jemi te vonuar se kemi patur dhurata nga PPSH

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Texas

                      Salient e caktoi klani serbo amerikan I propozuar nga Biberaj e Ramis Alia

                      Përgjigjjuni
                      1. d
                        dikur

                        Shkatërrimi I pasurisë shtetërore që ishte grumbulluar duke hequr bukën e gojës u çua dëm me idetë e çekut të bardhë dhe çuarjen në zero te ekonomisë shtetërore e cilësuar si komuniste. Ndërsa prona private si bazë e ekonomisë së tregut u krijua me grabitje , vjedhje , zaptim dhe jo duke u bazuar tek tre format me të cilat mund që dikush të posedojë një pronë, blerje , trashëgimi dhe dhurim. Zhgënjim dhe trishtim Tallje me shpresën dhe besimin e njerzve . Kështu besoj se duhet të përcaktojmë 22 marsin që për ironi është edhe dita kalendarike e ekuinoksit pranveror , pra kalimit nga errësira e dimrit ( nata më e gjatë) ne dritën e pranverës(dita më e gjatë).

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shqiperia Etnike

                          Një copë muti! I ra në dorë një fat i madh historik dhe e çoi për dhjam qeni. I ra në dorë PDja dhe e çoi për dhjam qeni. I ra në dorë besimi i shqiptarëve dhe aleatëve më të mëdhenj të këtij kombi dhe e çoi për dhjam qeni. I ra në dorë një ushtri e fortë, me baza strategjike dhe e fortifikuar dhe e çoi për dhjam qeni. I ra në dorë figura e personalitetit të shtetit dhe vazhdimi i kulturës shtetformimuese dhe i çoi për dhjam qeni. I ra në dorë Shqipëria dhe në 1997 e çoi për dhjam qeni. I ranë në dorë qindra fabrika dhe sektorë strategjikë, i rropi dhe çoi për dhjam qeni. I ra në dorë integriteti i Shqipërisë dhe trashëgimia e gjakut të derdhur nga heronjtë për këtë vend, dhjeu mbi gjakun e tyre, çoi për dhjam qeni integriterin e shqipes dhe prostituoi duke u shkërdhyer me çdo lloj qeni antishqiptar. Sharlatan, histerik, i paqëndrueshëm, halabak, hajdut, tribal mesjetar, intrigant ordiner, tradhëtar i paskrupullt, zvarranik, me vesin e sodomisë dhe prostitucionit, llum dialektik, moral dhe kulturor. Pjella më e ndyrë e vaginës së mizerjes, urisë, grykësisë, degjenerimit, tërbimit, inçestit dhe prostitucionit.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje