Kandidati për kryetar i PD: Jam në garë për të fituar, mes meje e Bashës s’ka luftë

21 Qershor 2023, 22:25Politika TEMA

Kandidati për kryetar i PD: Jam në garë për të fituar,

Kandidati për kryetar i PD, Gjergji Hani tha në një intervistë për Euoneës Albania se nëse s’do ishte i sigurt për fitoren nuk do i ishte future kurrë kësaj gare. Ai tha se Partia Demokratike ka nevojë për një reformim dhe pikërisht për këtë arsye ai vendosi të kandidojë.

Ai tha se mendon se gara për kryetar, e cila do të zhvillohet më 29 korrik ka për të qenë një garë e drejtë dhe sipas tij mes tij e Bashës do garohet mes ideve dhe qasjeve të ndryshme, por “nuk ka luftë”.

“Këtu nuk bëhet fjalë për luftë mes meje dhe zotit Basha, por për qasje të ndryshme që do ishte e shëndetshme t’i mbijetonin kësaj gare që në mendimin tim do të jetë shumë e drejtë”,-tha Gjergji Hani.

Ai tha se nëse do vendosej në krye të partisë demokratike do të bënte të kundërtën e asaj që është bërë gjatë 32 viteve në Partinë Demokrate.

“Do doja të implimentoja të kundërtën e asaj që kanë bërë si zoti Berisha me dëshirë dhe vullnet të plotë, qoftë edhe zoti Basha në kohën kur ishte në krye. Por duke parë se sit ë gjithë kolonelët e zotit Basha ju bashkëngjiten Sali Berishës”,-tha Hani.

I pyetur se ku kanë gabuar këto figura, ai tha se Berisha ka pasur për qëllim vetëm pushtetin të cilin, nuk ka dashur ta ndajë me askënd tjetër. Sipas tij Berisha ka ecur në politik pa pasur një busull e ka bërë vetëm zgjedhje në interesin e tij persona. Ndërsa sa i përket Lulzim Bashës, ai tha se nuk munda ta gjykojë, pasi vendimet kur ishte kryetar Basha i merrte sërish Berisha.

5 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Sa e cuditshme po aq edhe e cmendur ideja e nje kristiani per drejtimin e nje grupimi islamikesh si PD,votuar dhe ne mbeshtetie te muslimon brother's.......!!

    Përgjigjjuni
    1. E
      Enno

      I gjori Hani, ty po pret te te votoj anetaresia e zgjedhur nga Basha. Ose ben vete, ose sic thone gojet e liga, te kane premtuar dicka qe e di ti ne rast se do fitoni. Premtimet e bashes nuk kane kosto, duke ditur qe sdo merrni as 5 deputete. Dhe ti zoteri i nderuar behesh padashje vegel meqe ta mbushi mendjen miku jot Alibeaj. Te dalte per mire sikleti qe je futur, se nuk besoj se te mungonte humbja ne CV tende.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Niko Shpiragu

        Kjo eshte nje fiasko. Per t'u dukur si zgjedhje demokratike eshte futur dhe nje kandidat bashke me Bashen. Por, si gjithmone ne fund do te shpallet fitues Basha dhe do te thuhet zgjedhjet ishin demokratike. Me pas, Basha me Berishen do ta gjejne fjalen dhe do te bashkohen prap nje dite. Kjo loje eshte bere disa here nga Basha dhe nga Berisha. Ata jane bashke. Hajde Parti Demokratike hajde. Ligjin e ka bere ne ate parti Argita dhe do te vazhdoje ta beje prap. Sali Karaxhici ka qene nje legen qe eshte komanduar ne fillim nga gruaja e me vone nga e bija. Mjere ata demokrate qe kane pak mend se shumica jane budallenj dhe bandite qe shkojne pas kafshes se Vicidolit.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tipi

          Ky eshte per Bashen, siç ishte Maqo Lakrori per Edi Ramen. Thjeshte nje emer per tu quajtur "gare" Klm!

          Përgjigjjuni
          1. C
            California

            PD eshte nje rrobe e vjeter , e grisur dhe me arna .Sado qe ta lash dhe hekurosesh e kushdo qe ta veshi do I dali lugati terrorist serb Sali Berisha me banden e tij .Mos konkuro o Trim

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje