Deputeti socialist, Lavdrim Krashi tregoi se pas djegies së karrigeve nga deputetët e PD para Parlamentit disa turistë hollandezë aty pranë po pyesnin mos kishte lidhje me konfliktin në Lindjen e Mesme.
"Nuk ka shqiptarë që është i kënaqur me skena të tilla. Kur po dilnim takuam një grup turistësh hollandezësh dhe më pyetën a ka lidhje me konfliktin në Lindjen e Mesme.
I thashë konflikte të brendshme. Dhuna fillon kur mbaron argumenti. Asgjë nuk e justifikon dhunën.
Si shërbëtor publik duhet të sillemi me paratë e popullit siç sillemi me paratë tona. Pse duhet që pasurisë së përbashkët ti vihet flaka", tha Krashi në ‘Repolitix’ në Report TV.
24 deputetë të PD-së u përjashtuan nga Sekretariati i Etikës në Kuvend për djegien e karrigeve seancën e fundit dhe kaosin e krijuar.
Paska fol dhe bishti i kavallit
Krashi turistët holandezë nuk injorantë në gjeografi si Ju e Dine që Shqiperia është gjeografikisht ne Europe. Por liderin suprem dhe qeverine e ka si lindja e mesme. Vendos lideri per çdo gjë