"Kemi rezerva kur drejtësia lajthit ndonjëherë..." - Rama: Ne ia dhamë në dorë "shpatën" Altin Dumanit

30 Mars 2025, 18:44Politika TEMA
"Kemi rezerva kur drejtësia lajthit ndonjëherë..." -

Kryeministri Edi Rama, nga Athina, deklaroi se sot të gjithë e njohin Altin Dumanin falë qeverisë së tij, që ia dha "shpatën e drejtësisë" në dorë.

"Dhe pavarësisht se kemi rezerva dhe mund të habitemi në një moment të pushtetit tjetër (gjyqësor) për ndonjë lajthitje, mjafton të dëgjoni bufin që thotë "në 11 Maj do marr vota dhe në 12 Maj do shkrij SPAK-un".

Sot të gjithë shqiptarët e dinë se kush është Altin Dumani. Dumani ka qenë prokuror me vite të tera, asnjë nuk e njihte. Askush nuk dinte që Altin Dumani ekzistonte. Kurrë më parë Altin Dumani nuk kishte thirrur një politikan. Ai nuk e kishte shpatën, sepse shpatën e mbajti "bufi i kënetës" për të futur në burg Fatos Nanon", tha Rama.

"Ne sot e çmojmë punën e SPAK-ut dhe ajo punë nuk do të përmbyset, vetëm nëse e bashkojmë flamurin e Shqipërisë me atë të Europës, që nuk e prek më asnjë buf kënete", shtoi kreu socialist. 

4 Komente

  1. s
    sapa

    Cfare shpate dhate ju more?Saliu eshte jashte ti je jashte ku eshte shpata?

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      Ka plotësisht të drejtë Skënderbeu i Elisës, drejtësia lajthit ndonjëherë, nuk sillet me respektin e nevojshëm. Janë evidente rastet kur një hajdut të nivelit të lartë e trajton sikur të bëhej fjalë për hajdutë ordinerë. Mjafton të marrim si shëmbull dy megahajdutët Erjon Veliaj dhe Ilir Metaj për të cilët drejtësia është treguar e padrejtë, I ka trajtuar sikur të ishin hajdut xhepash. Më respekt ju lutem zotri një të drejtësisë, më respekt!....

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taulant 2

        O koqe ja dhatë apo jo shpatën. Herë këtej dhe Herë andej...nje gje i jep Dumanit klientët e sigurt dor me një

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vigjilenca

          SPAK pa dënuar Njeriun e Zi mbetet i pabesueshëm. Edhe SPAK nga ajo drejtësi e padrejtësisë doli, SPAK duhet të jetë në një kontroll të rreptë të një organi kompetent të konsoliduar. Na habit fakti si Njeriu i Zi gjen forcën për të sulmuar SPAK, kur ai gropos që fillimet e saj shpresën për demokraci. Ai është autori i shumë veprave kriminale(21 janarin e ka pranuar vet) dhe përsëri SPAK hesht, kjo do të thotë se Spaku për të nuk ekziston, në se Spaku nuk është i papërgjegjshëm përse duhet të shpresojmë përse duhet të humbin kohën dhe shpenzohemi për të? Qytetarët duhet të analizojnë me mend në kokë se si po punon ky institucion "shpresëdhënës"

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje