"Këneta dhe dashuria ime Luli nuk e donin reformën në drejtësi" - Rama: E dinim që "shpata e drejtësisë" do të binte edhe mbi kokat tona

30 Mars 2025, 17:57Politika TEMA
"Këneta dhe dashuria ime Luli nuk e donin reformën në

Kryeministri Edi Rama, në takimin me emigrantët në Athinë, u ndal te Reforma në Drejtësi.

Kreu socialist theksoi se Partia Socialiste është e vetmja garante e kësaj reforme. Sipas kreut të qeverisë, opozita nuk donte ta votonte as vetting-un, as SPAK-un dhe madje u mbyllën në çadër.

“E dini mirë se Shqipëria sot po ndryshon edhe në një aspekt, në aspektin e barazisë para ligjit. Për herë të parë që kur Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë, njerëz të lidhur me pushtetin politik, figura me fuqi po shkojnë para drejtësisë. Prokurorisë dhe gjykatës të pavarur po i marrin në pyetje, po hetojnë, akuzojnë dhe dënojnë. T

ani dëgjoni se të gjithë këta me bufin e kënetës në krye dhe me dashurinë time Lulin, të gjithë këta ishin armiq, jo kundërshtarë të betuar të reformës në drejtësi. Nuk donin ta votonin reformë, vettingun e SPAK dhe u mbyllën të tërë në çadër dhe kërcënuan se nuk do të hyjnë as një zgjedhje. Sot shpresa e tyre e vetme, e dëshpëruar dhe e mjerë është që SPAK dhe gjykata speciale do të shkatërrojë PS dhe më në fund do t’u vijë dita e tyre", tha Rama.

Ai ironizoi edhe partitë e vogla:

“Ajo që ata nuk kuptojnë, bashkë me shitësit e vegjël të qilimave, që janë të gjithë vegla dhe që të re kanë vetëm fytyrën dhe moshën e tyre. I patë, edhe futën baballarë, krushq e teze në lista. Nuk kuptojnë një gjë që ne nuk jemi në një punë, por në një mision: që ta bëjmë Shqipërinë njëherë e mirë pjesë të familjes evropiane. E dimë shumë mirë që për ta bërë këtë barazia e ligjit është kusht, ashtu sikundër mund të mos jemi shumë të mençur por s’besoj se na merr njeri për budallenj sa t’i hynim detit në këmbë dhe të mos e dinim se duke i dorëzuar shpatën, nuk parashikonim që ajo shpatë do të binte edhe mbi kokat tona, e disave nga ne. Ne e dinim këtë. Nuk jemi penduar për këtë, por jemi krenarë për këtë."

1 Komente

  1. K
    Komunisti i oreve te para

    KM fsheh me dashje precedentet historike kur njerez te lidhur me pushtetin dhe figura shume te larta jo vetem kane shkuar para drejtesise por kane shkuar para torturave , para litarit dhe para plumbave.Vetem disa shembuj te profileve me te larta te politikes pa perfshire mijera te tjere te rangjeve te dyta e te treta: 1-Koci Xoze Ministri i Brendshem i , zv/kryeminister, sekretar i KQ te Partise pra nr.2 pas Enver Hoxhes denohet ne vitin 1949 me vdekje dhe pushkatohet. 2-Koco Kota ish -kryeminister ne qeverine e Zogut denohet e torturohet derisa vdes ne burgun e Burrelit ne vitin 1949.3-Koco Tashko, studenti i pare shqiptar ne Harwrd, nje nga themeluesit e levizjes komuniste dhe Kryetar i kontrollit te shtetit, ne vitin 1960 arrestohet dhe denohet ben 10 vjet burg pastaj internohet dhe vdes ne internim.4.Lef Nosi ish firmetari i pavaresise, ish miniter i qeverise I.Qemalit, u arrestue dhe u denua me me vdekje 5.Liri Belishova anetare e Byrose Politike deri ne vitin 1960,arrestohet denohet me burg pasjtaj me internim deri ne vitin 1990 6.Mirash Ivanaj nje nga personalitetet me te shquara te kombit, njohes i 11 gjuheve te huaja, me dy fakultete te perfunduara ne Rome , ish-ministri me i mire i arsimit qe ka pase Shqiperia ndonje here arrestohet ne vitin 1947, denohet me burg ku edhe jep shpirt, 7-Mit"hat Frasheri djali i patriotit te Rilindjes Abdyl Frasheri, themeluesi i levizjes Balli Kombetar denohet ne mungese nga gjykatat koministe me vdekje.8.Nazhie Dume ish-ministrja e pare femer ne historine e shqiperise u denua me burg dhe internim. 9-Nesti Nase minister i jashtem denohet me vdekje dhe pushkatohet ne vitin 1983.10-Pandi Kristo Minister i paportofol, arrestohet ne 1948 ne seline e K.Q te partise dhe burgoset 20 vjet, 11-Tuk Jakova anetar themelues i PPSH , minister, anetar i Byrose politike, zv/kryeminister, gjeneral-major, Hero i Popullit per merita ne lufte kunder pushtuesve, arrestohet dhe dnohet 20 vjet burg ku edhe vdiq, Per te mos e zgjat pa fund po permend edhe disa te mevonshem qe u pushkatuan si gjyshi i Beles , Beqir balluku minister i mbrojtjes, Avdyl Kellezi , Kryetar i Komisiionit te planit te Shtetit, Kadri Hazbiu Minister i Mbrojtjes pas Beqir Ballukut dhe ish Minister i Brendshem etj etj Te gjithe keta e te tjere jane denuar me vendime gjykate , por ashtu si edhe sot gjykata dhe prokuroria dirigjohej nga njeshi, zbatonte porosite e njeshit dhe ishte thjesht nje vegel e njeshit per te mbajtur pushtetin. Gjykata dhe drejtesia ashtu si dhe sot vetem pastronte rrugen e mbajtjes se pushtetit te njeshit .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje