Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Athinë, për të takuar shqiptarët e Greqisë.
Në nisje të fjalimit të tij, Rama falënderoi të gjithë emigrantët që shkuan sot ta takonin atë, ndërsa uroi festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.
Rama u shpreh se vota e diasporës i nevojitet kësaj mazhorance jo vetëm për një mandat më shumë në pushtet, por për të realizuar ëndrrën për të qenë në BE.
"Shumë mirënjohës për praninë tuaj masive këtu edhe pse në një ditë pushimi dhe dua që të gjithë atyre mes jush apo të gjithë ata që janë pjesë e komunitetit të shqiptarëve të Greqisë që i përkasin besimit myslimanë ti uroj gëzuar këtë ditë të bukur të Bajramit.
Do vij pas zgjedhjeve, por pas zgjedhjeve do vijmë të bëjmë një feste të madhe falënderimesh për të gjithë ju dhe do vij për t’ju thënë që ne nuk i deshëm votat tuaja për të marrë 4 vite më shumë ulur në karrige por me votat tuaja ne duam të vrapojmë se bashku për të realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve që të jenë pjesë e BE", tha Rama.
Edhe pak dhe Gregu e ben miliardin.
Shqiptaret jane ne BE o idjot me forcat e tyre dhe jo tenden ,pavaresisht se ti ke dhen kontribut ne perzenjen e tyre nga atdheu!